Progressive rock

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Progressive rock është zhanër i rock muzikës që u zhvillua në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970 si pjesë e "një përpjekjeje kryesisht britanike për ta ngritur muzikën rock në nivele të reja artistike".

Progressive rock bendet i shtynë "kufijtë teknik dhe kompozicional të rock muzikës" duke shkuar përtej formës së zakonshme popullore të këngës strofë-refren-strofë. Përveç kësaj, aranzhimet shpesh përdorën elemente nga muzika klasike, jazz, dhe folk. Këngët instrumentale ishin të zakonshme, ndërsa ato që përmbanin tekst zakonisht ishin konceptuale, abstrakte, apo të bazuara në fantazi.

Progressive rock-u u zhvillua nga psychedelic rock-u, si pjesë e tendencës së gjerë në muzikën rock për të gjetur inspirim në akte sa më të ndryshme muzikore. Ky term u përdor për ta përshkruar muzikën e bendeve si King Crimson, Yes, Genesis, Pink Floyd, Rush, Jethro Tull, dhe Emerson, Lake & Palmer dhe e arriti kulminacionin e popullaritetit në fillimin e viteve 1970.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]