Pink Floyd
| Pink Floyd | ||
Pink Floyd në vitin 1968 (Nga m-d: Nick Mason, Syd Barret, David Gilmour, Roger Waters, dhe Richard Wright) |
||
| Informacione | ||
| Prejardhja | ||
| Zhanri | Art rock Progressive rock Psychedelic rock Space rock |
|
| Label | EMI, Harvest Records, Capitol Records, Tower Records, Columbia Records | |
| Vite aktiv | 1965 - 1994 (një ribashkim në vitin 2005) |
|
| Bashkëpunim(e) me | Sigma 6, Joker's Wild, Zee, Deep End | |
| Anëtarët | ||
|---|---|---|
| Syd Barret David Gilmour Bob Klose Nick Mason Roger Waters Richard Wright |
||
| Webfaqja | ||
| www.pinkfloyd.co.uk | ||
Pink Floyd ishin një rock bend anglez të cilët fillimisht u bënë të njohur për shkak të muzikës së tyre psychedelic ose space rock, dhe më vonë, progressive rock. Ata ishin të njohur për tekstet filozofike, eksperimentimet zënore, kopertinat inovative të albumeve, dhe shfaqjet madhështore. Një nga rock aktet më të suksesshme, bendi ka shitur më shumë se 200 milion albume në të gjithë botën, duke përfshirë këtu 74.5 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara. Pink Floyd i kanë influencuar progressive rock bendet e '70-tave si Genesis dhe Yes, si dhe bendet bashkëkohore si Nine Inch Nails dhe Dream Theater.
Pink Floyd kishin sukses mesatar dhe ishin një ndër bendet më të famshme në skenën "underground" të Londrës në fundin e viteve 1960, si një psychedelic bend i udhëhequr nga Syd Barret. Sidoqoftë, sjellja e çrregulluar e Barret eventualisht i detyroi kolegët e tij ta zëvendësonin me vokalistin dhe kitaristin David Gilmour. Pas largimit të Barret, vokalisti dhe basisti Roger Waters gradualisht u bë forca dominuese e bendit në fundin e viteve 1970, deri në largimin e tij eventual në vitin 1985. Bendi inçizoi disa albume, duke arritur sukses të jashtëzakonshëm me The Dark Side of the Moon (1973), Wish You Were Here (1975), Animals (1977), dhe The Wall (1979).
Në vitin 1985, Waters deklaroi se Pink Floyd ishin "forcë e konsumuar", por anëtarët e mbetur, të udhëhequr nga Gilmour, vazhduan të inçizonin dhe të shkonin nëpër turne nën emrin Pink Floyd. Edhe pse ata u paditën pa sukses nga Waters për të drejtat e emrit, ata sërish arritën sukses botëror me albumet A Momentary Lapse of Reason (1987) dhe The Division Bell (1994). Eventualisht, ata arritën që të bënin marrëveshje jashtë gjygjit me Waters për përdorimin e emrit. Waters performoi me bendin për herë të parë pas 24 viteve më 2 korrik 2005 në koncertin Live 8 që u mbajt në Londër.
Përmbajtja |
Anëtarët [redakto]
- Syd Barrett – kitarë, vokal (1964 – 1968)
- Bob Klose – kitarë (1964 – 1965)
- Nick Mason – bateri (1964 – 1994)
- Richard Wright – tastierë, vokal (1964 – 1981, 1987 – 1994)
- Roger Waters – kitarë (1964); bas, vokal (1964 – 1985)
- David Gilmour – kitarë, vokal (1968 – 1994)
Diskografia [redakto]
Studio albumet [redakto]
- The Piper at the Gates of Dawn (1967)
- A Saucerful of Secrets (1968)
- Soundtrack from the Film More (1969)
- Ummagumma (1969)
- Atom Heart Mother (1970)
- Meddle (1971)
- Obscured by Clouds (1972)
- The Dark Side of the Moon (1973)
- Wish You Were Here (1975)
- Animals (1977)
- The Wall (1979)
- The Final Cut (1983)
- A Momentary Lapse of Reason (1987)
- The Division Bell (1994)
DVD-të dhe videot [redakto]
- Live at Pompeii (1972)
- The Wall (1982)
- The Delicate Sound of Thunder (1988)
- La Carrera Panamericana (1992)
- Pulse (1995)