Progressive metal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Progressive metal është nën-zhanër i muzikës heavy metal i cili kombinon zërat energjetik të metal-it me struktura të komplikuara të kompozimit, takte muzikore jo të zakonshme, dhe luajtje të ndërlikuar me instrumente, karakteristika këto të progressive rock-ut. Disa progressive metal bende janë gjithashtu të influencuara nga jazz fusion dhe muzika klasike. Sikurse këngët progressive rock, këngët progressive metal janë zakonisht shumë më të gjata se këngët e zakonshme heavy metal, dhe zakonisht janë të lidhura tematikisht në koncept albume. Si rezultat i kësaj, zhanri pogressive metal dëgjohet rrallë na radiot apo programet e muzikës së rrymës qëndrore.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Dream Theater, themeluesit dhe bendi më i suksesshëm i progressive metal-it

Origjina e progressive metal-it mund të ndiqet nga bendet progressive rock që kulminacionin e vet e arritën në vitet e 70-ta, si Yes, Pink Floyd, Emerson, Lake & Palmer, Jethro Tull, King Crimson, Genesis, Queen, dhe Rush. Sidoqoftë, progressive metal-i nuk u formua si zhanër i veçantë deri në mesin e viteve të 80-ta. Bendet si Queensrÿche, Fates Warning dhe Dream Theater i morrën elementet e këtyre progressive rock bendeve - së pari instrumentimin dhe strukturat e kompozimit - dhe i kombinuan ato me heavy metal-in e viteve të 80-ta. Rezultati mund të përshkruhet si mentalitet i progressive rock-ut me zëra të heavy metal-it.

Progressive metal-i u paraqit në rrymën qëndrore të rock muzikës në fillimin e viteve të 90-ta, kur kënga e bendit Queensrÿche "Silent Lucidity" u bë hit në radio dhe MTV. Kjo këngë nuk ishte këngë tipike progressive metal, por popullariteti i saj ndihmoi në popullaritetin e bendeve tjera të këtij zhanri. Në vitin 1993, kënga e bendit Dream Theater "Pull Me Under" u bë e popullarizuar në radio dhe MTV. Bendet tjera të viteve të 90-ta si Pain of Salvation, Opeth, Ayreon, dhe Symphony X e formuan stilin e tyre të veçantë muzikor.

Pain of Salvation u influencuan nga prog aktet më të panjohura të viteve të 70-ta. Ayreon qëndruan me temat tradicionale të progressive metal-it, por i përzinë ato me influenca nga rock opera. Symphony X kryqëzuan elementet progressive me neo-classical metal dhe power metal. Opeth kombinuan elementet progressive me death metal. Technical metal bendet morrën elemente nga progressive metal-i për ta zhvilluar zhanrin e tyre më tej.

Shumëllojshmëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Progressive metal-i mund të ndahet në nën-zhanre të panumërta duke korresponduar me stile të caktuara muzikore që kanë influencuar bendet progressive metal. Për shembull, dy bendet që zakonisht identifikuhen si progressive metal, King's X dhe Opeth, gjenden në dy pole plotësisht të kundërta të spektrit zanor. King's X janë të influencuar shumë nga rock-u më i lehtë dhe, në fakt, influencuan grunge bendet si Pearl Jam, ku basisti i të tyre Jeff Ament njëherë tha: "King's X e shpikën muzikën grunge". Vokalet hungëruese të bendit Opeth dhe gitaret në disterzion të lartë i paraqesin ata si një death metal bend, sidoqoftë Mikael Åkerfeldt thotë se influecat e tyre kryesore janë Yes dhe Camel.

Muzika klasike dhe simfonike kanë pasur efekt të rëndësishëm në progressive metal. Artistët si Devin Townsend, Symphony X dhe Shadow Gallery kanë përzirë progressive metal-in tradicional me kompleksitetin dhe madhështinë e muzikës klasike. Ngjashëm, bendet si Dream Theater, Planet X, Liquid Tension Experiment dhe Animals as Leaders janë të influencuara nga muzika jazz, dhe i kanë seksionet e solove të gjata, të cilat zakonisht përmbajnë "tregti të solove". Bendet si Cynic, Atheist dhe Pestilence në muzikën e tyre kombinuan jazz fusion me death metal. Devin Townsend tërhiqet më shumë në influencat nga muzika ambientale. Progressive metal-i është gjithashtu i lidhur me power metal-in, për shkak të festivalit muzikor ProgPower. Prog metal-i ka lënë gjithashtu gjurmë edhe te thrash metal-i. Thrash metal bendet që përmbajnë elemente të progressive metal-it janë Dark Angel, Coroner, Mekong Delta, Voivod, Megadeth, Forbidden, Metallist, Heathen, Sadus dhe Blind Illusion.