Liquid Tension Experiment

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
LTElogo.png
LiquidTensionExperimentLive.jpg
LTE pas një koncerti në vitin 2008 (Nga m-d: John Petrucci, Jordan Rudess, Tony Levin, dhe Mike Portnoy)
Informacione
Prejardhja Flag of the United States.svg Shtetet e Bashkuara
Zhanri Progressive metal
Instrumental rock
Jazz fusion
Label Magna Carta
Vite aktiv 1997 - 1999, 2008
Bashkëpunim(e) me Dream Theater, Liquid Trio Experiment
Anëtarët
John Petrucci
Tony Levin
Jordan Rudess
Mike Portnoy
Webfaqja
www.yesiknow.com/lte/

Liquid Tension Experiment është një bend i zhanreve instrumental progressive rock / metal, i krijuar nga bateristi Mike Portnoy në vitin 1997. Bendi ka lansuar dy albume nëpërmjet Magna Carta Records.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Mike Portnoy ftoi Jordan Rudess-in (tastierë) dhe ikonën e progressive rock-ut Tony Levin-in (bas kitarë dhe Chapman Stick) që t'iu bashkangjiteshin. Në videon e tij mësimore Liquid Drum Theater, Portnoy thotë se ai deshi që në kitarë ta ftonte Dimebag Darrell-in, por ky i fundit nuk mundi të bashkangjitej për shkak të konflikteve me orarin e tij. Dy alternativat tjera, Steve Morse dhe Jim Matheos ishin gjithashtu të zënë. Portnoy pastaj ftoi shokun e tij të bendit John Petrucci-n që ta kryente këtë detyrë pasi që kuptoi se kitaristi perfekt për këtë projekt qëndronte mu nën hundën e tij (pavarësisht se dëshironte që këtë projekt ta mbante plotësisht të ndarë nga Dream Theater). Kombinimi u krijua si projekt anësor i Dream Theater në vitin 1998. Megjithëse disa teorizojnë se Jordan Rudess u ftua t'iu bashkangjitej Dream Theater kryesisht për shkak të suksesit të Liquid Tension Experiment, ai e pati refuzuar ftesën e mëparshme që iu bë nga bendi në vitin 1994, dhe vendosi që të bëhet anëtar i Dixie Dregs.

Liquid Tension Experiment luajtën pjesë të shpejta të ngjashme me ato të Dream Theater, ndoshta pak duke anuar kah muzika jazz, dhe iu shmangën tërësisht pjesës vokale. Ata bënë dy albume, Liquid Tension Experiment (1998) dhe Liquid Tension Experiment 2 (1999) në Magna Carta records. Ata gjithashtu bënë disa paraqitje të vogla në New York, Philadelphia, dhe Los Angeles. Mike Portnoy më parë në intervista të shumta ka shpallur se nuk do të ketë album të tretë, pasi që 3/4 e bendit janë në formacionin aktual të Dream Theater dhe materiali do të ishte shumë i njëjtë. Sidoqoftë, në vitin 2007, ai tha se albumi i tretë është i mundshëm, por problemet e tij me Magna Carta Records janë një pengesë më e madhe se sa bashkimi i anëtarëve të bendit.

Në vitin 1998, përderisa John Petrucci qëndronte pranë gruas së tij dhe vajzës së sapolindur, Kiara, Mike Portnoy, Jordan Rudess dhe Tony Levin vazhduan të kompozonin muzikë. Më 23 tetor 2007 u lëshua një CD me muzikë që u kompozua në mbledhjet e albumit të dytë të Liquid Tension Experiment nën emrin Liquid Trio Experiment. Albumi, Spontaneous Combustion përmbanë improvizimet në studio që u bënë në këtë periudhë. Disa këngë nga Liquid Tension Experiment 2 e kanë prejardhjen nga këto improvizime, duke përfshirë "914", "Chewbacca", dhe "Liquid Dreams". Kur u kthye Petrucci në bend, ai shtoi pjesët e tij me kitarë, ku disa herë i mësoi solot e improvizuara të Rudess notë-për-notë në mënyrë që t'i dyfishonte ato dhe të krijonte një ndjenjë më harmonike në kompozim.

Disa këngë të Liquid Tension Experiment janë përfshirë në performancat live të Dream Theater, si p.sh. kënga "Instrumedley" nga Live at Budokan.

Më 4 tetor 2007 është bërë e ditur se Liquid Tension Experiment do ta udhëheqin festivalin NEARfest në qershorin e vitit 2008. Më 29 Mars 2008 u shpall se 10 vjetori i bendit do të festohet me gjashtë turne që u mbajtën në Qershor 2008.

Liquid Tension Experiment kanë shpallur se së shpejti do ta lëshojnë një live CD/DVD. Ata gjithashtu kanë thënë se ekziston plani për një studio album të ri.

Anëtarët[redakto | redakto tekstin burimor]

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]