Dialektika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Dialektika është shkencë që studion ligjet më të përgjithshme të lëvizjes e të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit. Po ashtu edhe metodat shkencore të njohjes që i shohin sendet dhe dukuritë në lidhje e varësi reciproke, në lëvizje, në ndryshim e në zhvillim të pandërprerë, që pranojnë kontradiktat, unitetin e luftën e të kundërtave dhe i shohin këto si burimin e brendshëm të lëvizjes e të zhvillimit në natyrë, në shoqëri e në mendimin njerëzorë.[1]

Dialektika (greq. διαλεκτική, dhialektiki) në Greqinë e lashtë ishte një lloj kuvendimi, pyetje-përgjigjesh, ku shkëmbeheshin mendimet dhe argumentat e arsyeshme për të arritur deri tek e vërteta.

Dialektika rrjedh nga dialogu, dhe është përdorur që në lashtesi me kuptime të ndryshme. Ajo bën pjesë në shtatë artet e lira në kulturën perëndimore, së bashku me retorikën dhe gramatikën. Qëllimi i mënyrës dialektikore është përpjekja e zgjidhjes të një mospajtimi nëpërmjet diskutimit arsyetor. Dialektika mendohej në lashtësi dhe mesjetë si një mjet bindës me anën e diskutimit. Një prej tyre është mënyra e Sokratit, që nënkupton shfaqjen e hamendësimeve, të cilat shpien në një kundërthënie, duke detyruar kështu marrjen e hamendësimeve si të vërtetë të mundshme. Një mënyrë tjetër e përpjekjes për të zgjidhur një mospajtim është duke mohuar parahamendësimet e tezave dhe kundërtezave ndërluftuese, për të arritur në një sintezë.

Në filozofi[redakto | redakto tekstin burimor]

Dialektika hinduiste[redakto | redakto tekstin burimor]

Dialektika sokratike[redakto | redakto tekstin burimor]

Dialektika budiste[redakto | redakto tekstin burimor]

Dialektika hegeliane[redakto | redakto tekstin burimor]

Dialektika marksiste[redakto | redakto tekstin burimor]

Kritikat e dialektikes[redakto | redakto tekstin burimor]

Biologjia dialektikore[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Fjalor i Gjuhës së Sotme Shqipe - Tiranë, 1980