Eneida

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Është një vepër e poetit romak Vergili. Vepra merret si "Iliada" e "Odisea" romake dhe në të pëshkruhen peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Eneut, i cili kishte për qëllim formimin e mbrtërisë në tokën latine. Kjo vepërpërgjatë jetës së autorit nuk ka qenë e botuar pasi që nuk ishte e përfunduar, mirpo pas vdekjes së tij është botuar.

Po ashtu në këtë vepër gjenden të dhëna historike mbi Ilirin të cilat janë më të theksuara në këto pjesë:

  • Libri III : 295-355



Burim i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe origjinën e denjë. Titulli: EneidaOrigjinali: EneidaGjinia: PoemëAutori: VirgjiliShqipëroi: Henrik LacajShtëpia botuese: BuzukuViti: 2006f. 456Pesha: 0.5 kgISBN: 9951-08-050-2 Mbi librin Enea, i biri i Ankizit, mbretit dardan dhe hyjneshës së dashurisë Afërditës, heroi i luftës trojane dhe themelues i qytetit prej të cilit është zhvilluar Roma. Për rolin e vet në mitet greke dhe romake i ka pasur të gjitha kushtet përkatëse. Ka pasur me bollëk çdo gjë që e stoliste dhe e krenonte burrin dhe siç është në mite e nevojshme ka pasur edhe origjinën e denjë. Nëna e tij ka qenë hyjneshë të cilës askush nuk ka mundur t'i përballojë, por kjo ende nuk ka qenë e mjaftueshme. Stërgjyshi i tij, edhe pse në brezin e shtatë, ishte vetë Zeusi, zoti suprem. Paraardhësi i tij i parë në tokë ka qenë Dardani, themelues i Dardanisë dhe i fisit i cili ka sunduar në të deri në mbarim të luftës së Trojës. Në kohën e Trosit, nipit të Dardanit, ky fis u nda në dy degë: më e lashita e Asarakut, ka sunduar në Dardaninë e zvogëluar, ndërsa e të riut në Ilit, në Trojën e themeluar rishtas. Përkundër marrëdhënieve farefisnore dardanët dhe trojanët kanë jetuar disi në marrëdhënie të acaruara. Kur, p.sh. akeasit e sulmojnë Priamin, mbretin e Trojës, Ankizi, mbreti dardan, nuk u ngut për t'i ndihmuar. Vetëm kur ushtria akease e shkatërroi Lirnesin, qytetin e aleatëve dardanë, vendosi që të veprojë. Me Priamin bëri aleancë dhe dërgoi në Trojën e rrethuar ushtrinë nën udhëheqjen e birit të tij Eneas. Enea i ri e lidhi fatin e vet me atë të trojanëve. Pas Hektorit, djalit të Priamit, ishte kryekomandant i ushtrisë trojane, njëri prej mbrojtësve të Trojës, më trimi dhe më i pakursyeri. U martua me Kreuzën, të bijën e Priamit e cila e lindi djalin Askanin dhe babain e vet Ankizin e merr në Trojë në shtëpi të vet. Ushtria trojane e dëgjonte si zëvendës të Hektorit, ndërsa populli trojan e konsideronte dhe e nderonte si zot. Në betejat që zhvilloheshin në rrafshnaltën para mureve të Trojës, Enea dallohet me shumë vepra trimërie. Përveç një numri të madh të luftëtarëve akeas, ai ka vrarë edhe Medontin, udhëheqësin e njësive tesalike dhe Ajantin, komandantin e ushtrisë athinase. Nuk ngurronte që t'i kundërvihej edhe Indomeneut, mbretit trim të Kretës, madje as Akilit, kreshnikut më të famshëm akeas. Pas vdekjes së Patrokliut, mikut të Akilit, së bashku me Hektorin i zmbrapsi akeasit kah deti, kështu që "duke bërtitur në zë iknin, ndërsa luftën as që e kishin ndër mend". Është e vërtetë se në betejë e mbrojtën zotat (ndërsa në kacafytje me Akilin edhe e shpëtuan), veçmas e ëma e tij Afërdita. Mirëpo, me këtë aspak nuk është dalluar prej luftëtarëve të tjerë, të cilët i kishin paraardhës hyjnitë. Në të vërtetë është quajtur "krenaria e dardanëve trima" dhe trim mbi trimat e tjerë të famshëm, ndonëse të gjitha trimëritë e tij, si dhe e Hektorit dhe të burrave të tjerë trojanë, nuk mundën ta shpëtojnë Trojën nga rrënimi. Fati, i cili e ka përcaktuar rënien e Trojës, ka vendosur edhe për shpëtimin e Eneas. Ka qenë i përcaktuar ta ruajë fisin dardan dhe për ta sunduar popullin dardan, "dhe pas tij edhe djemtë e djemve të tij të cilët do të lindin në të ardhmen". I vetmi prej të gjithë udhëheqësve trojanë ka shpëtuar nga qyteti i djegur, nga edhe e mori babain e vet, Ankizin dhe djalin Askanin. Ndërkaq, bashkëshorten Kreuzën nuk mundi ta gjejë në gërmadhat e djegura dhe në largim u fal vetëm me hijen e saj. Kur u pushtua Troja, kurrë më nuk u kthye në të. Me njëzet anije udhëtoi me të ikurit e Trojës në perëndim që, sipas urdhërit të Zeusit, ta gjejë atdheun në Itali. Enea nuk e ka braktisur vendlindjen vullnetarisht. Më me ëndje kishte për ta ndërtuar sërish Trojën, mirëpo, nuk ka mundur që mos t'i nënshtrohet urdhërit të zotit suprem. Shtatë vjet ka bredhur nëpër detrat e sotëm Egje, Jon dhe Tiren, vizitoi shumë vise dhe përjetoi shumë vuajtje. Gjatë lundrimit i vdiq i ati, në Kretë gati u bë viktimë e detit, nuk ka qenë i kursyer as prej ndeshjeve me Karpiet, në Siçili ka arritur nën vullkanin e zjarrtë të Etnës dhe kur iu shmang Shilës dhe Karibdës, shtrëngata ia përplasi anijet dhe i hodhi prej brigjeve të Italisë në Afrikën Veriore. Atje e pranoi miqësisht Didona, mbretëresha e Kartagjenës, e cila për shkak të trimërisë dhe bukurisë së tij u dashurua më të. Enea do të pranonte me ëndje oferten e saj dhe me të do të mbetej në Kartagjenë. Mirëpo, urdhri i Zeusit ka qenë më i fortë. I çon spirancat dhe vazhdon lundrimin për në Itali. Po sa u nis nga Kartagjena, sërish u detyrua që t'i përballojë shumë vështirësi dhe pusi, të cilat i vunë në rrugë të tij disa zota, e sidomos gruaja e Zeusit, Hera. Në Siçili, ku donte të ofrojë flijimin mbi varr të babait gratë ua vënë zjarrin anijeve që ta detyrojnë ndërprerjen e udhëtimiit. I shkoi për dore që ta shuajë zjarrin dhe për ata që nuk deshën të vazhdojnë udhëtimin, ngriti qytetin Acesta (Segesta e sotme). Kur me shokët e tjerë arriti në bregun italik, shkoi në Kuma që prej orakullit të atjeshëm të mësojë ku duhet të vendosej. Profetesha Sibila e përcolli deri në prag të botës nëntokësore, ku u takua me shpirtin e babait të vet. Sipas këshillimit të babait të vet hyri në daltën e Tibrit dhe aty e themeloi qytetin. Toka rreth Tibrit nuk ka qenë e pabanuar. Atë e banonin latinët me të cilët sundonte mbreti Latin. Sipas një versioni, Latini e pranoi Enean me mirësi dhe ia lejoi që ta ndërtojë qytetin. Sipas një versioni tjetër u është kundërvënë, por në luftë u mund dhe me të lidhi paqen dhe marrëveshjen për miqësinë. Të dy versionet pajtohen në faktin se Latini në fund Eneas ia dha grua bijën e vet, Lavininë. Për nder të saj Enea qytetin e porsathemeluar e pagëzoi me emrin Lavini. Toka bëhet atdhe vetëm atëherë kur u spërkat me gjak, duke e mbrojtur nga armiku. Enea u bind për këtë së shpejti. Latinët e shikonin me sy të keq se si të huajt po e ndërtojnë qytetin në tokën e tyre. Kjo kaloi edhe në mosmarrëveshje dhe kjo madje në përleshje me armë në dorë. Mbreti i latinëve përpiqej që t'i qetësojë njerëzit e vet, por në këtë ndërhyri Rutul Turni, mbret i tokës fqinje, i cili ka pasur arsye për ta urryer Enenë. Në të vërtetë ai ishte dhëndrri i Lavinisë dhe e konsideronte veten si trashëgimtar të mbretërisë së Latinit. U vendos në krye të latinëve të pakënaqur dhe vendësve të tjerë dhe me ushtri të madhe e sulmoi qytetin e Eneas. Eneas i erdhën në ndihmë etrurët, armiqët e hershëm të Turnit, ndërsa mbreti i tyre Euandari e solli me vete përveç këmbësorisë të stërvitur mirë edhe njësinë e fortë të kalorësisë. Shpërtheu luftë e ashpër ku ranë shumë latinë. Kur farefisi i tyre e luti Enenë për armëpushim, iu përgjigj se nuk do të luftojë me latinët, poqese kjo duhet kështu të jetë, por do të luftojë me Turnin. Kështu e detyroi Turnin të pranojë dyluftimin në të cilin edhe e vrau. Pas ngadhënjimit mbi Turnin, Enea e zgjeroi qytetin e vet dhe e përzieu popullin e vet me latinët. Prej tyre doli populli romak, i cili emrin e vet e ka marrë sipas qytetit të cilin më vonë e themeluan pasardhësit e Eneas, Romuli dhe Remi. Sa ka zgjatur sundimi i Eneas në atdheun e ri nuk dihet. Për vdekjen e Eneas ka shumë versione. Sipas njërit, ai është vrarë në betejën me Rutulin ose me etrurët, ndërsa sipas tjetrit është ngjitur në qiell me armatimin e plotë. Versionet e tjera janë të përhapura më pak mirëpo pajtohen në një gjë: që më në fund ai u bë zot.