Evlia Çelebiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Evlia Çelebi

Evlia Çelebi (1611 - rreth1684) ishte udhëtar dhe kronist osman.

Ai u bë i njohur për të dhënat e vëzhgimet që botoi rreth vendeve ku kishte udhëtuar. Bir i një argjendari të oborrit perandorak, ai u edukua në Stamboll. Njihej edhe me emrin Dervish Mehmet Zılli. Shkrimet e para të tij ishin në formë shënimesh të marra gjatë udhëtimeve nëpër Stamboll, në të cilat përshkruheshin ndërtesat, tregjet, zakonet dhe kultura. Udhëtimin e parë jashtë vendit e bëri më 1640. Shënimet e udhëtimit përfshijnë një periudhë 40 vjeçare dhe përmblidhen në një vepër prej 10 vëllimesh, të quajtur Sejahatname (Libri i udhëtimeve). Megjithëse shumë nga përshkrimet e tij janë dukshëm të tepruara, shënimet pranohen gjerësisht si udhërrëfyes i dobishëm i aspekteve kulturore dhe mënyrës së jetesës në Perandorinë Osmane të shekullit XVII. Mes rajoneve që Çelebi vizitoi dhe përshkroi ishin Kaukazi, Lindja e Mesme, Bullgaria, Vllahia, Moldavia, Transilvania, Hungaria, Vjena, Serbia, Kroacia, Bosnja, Dalmacia, Shqipëria, Greqia, Rusia, Meka, Egjipti dhe Sudani.

Evlia Çelebiu nga historianët duket se merret si udhëpërshruesi më vëllimorë për sa i përket shënimeve mbi trojet e shqiptarëve gjatë sundimit të Perandoris Osmane. Udhëpërshkrimet e tij rreth b.f. Mitrovicës duket të i ketë bërë rreth viteve '30 të shekullit XVII. [1]

Evlia Çelebi vizitoi Shqipërinë tri herë. Shumica e shënimeve të tij i përkasin udhëtimit të vitit 1670. Duke ardhur përmes Korfuzit, ai udhëtoi në Gjirokastër përmes Delvinës, e më pas në Tepelenë, Skrapar, Përmet, Berat, Kaninë, Vlorë, Bashtovë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Strugë, Ohër dhe Pogradec për të vazhduar më tej në Maqedoni.

Fragmenti që pason është nxjerrë nga Libri i Udhëtimeve, 1670[2].

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Shevki Sh. Voca, për amzën islamgjakova.netart. MITROVICA NË UDHËPËRSHKRIMET E BRANISLAV NUSHIQIT
  2. ^ Evlia Çelebi