Fatia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatia ( shqip fatí, trajta e shquar : fatía, shumës : fatí/të ) është një figurë mitologjike shqiptare e lidhur me fatin e njeriut . Shpesh të përshkruara si tre hyjni femërore, funksioni thelbësor i fatíve është të ruajnë rendin e universit dhe të zbatojnë ligjet e tij. [1]

Së bashku me miran ndeshen në besimet popullore të toskëve. [2] Figura mitologjike shqiptare të lidhura me fatin mund të gjejmë edhe në besimet popullore të shqiptarëve gegë me emrin ora dhe zana . [1]

Pamja e jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fatít vizualizohen si të hipura mbi flutura . Në ditën e tretë pas lindjes së një fëmije, tre Fatit i afrohen djepit të foshnjës dhe përcaktojnë fatin e atij fëmije. [3]

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Doja 2005.
  2. ^ Lurker 2005.
  3. ^ West 2007.