Fatos Rrapaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fatos M. Rrapaj)
Fatos M. Rrapaj
Fotoporteti
Emri Fatos
Mbiemri Rrapaj
Lindur më 6 korrik 1930
Lindur në Gumenicë, Vlorë
Kombësia shqiptare
Profesioni shkrimtar, folklorist

Fatos Mero Rrapaj (Gumenicë, 6 korrik 1930-Vlorë, 2 prill 2012) ka qenë një shkrimtar shqiptar i njohur kryesisht si mbledhës i folklorit shqiptar të Çamërisë.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Arsimin fillestar e mori në fshatin e lindjes. Që në moshë të vogël doli partizan, por pas çlirimit të vendit, u arrestua dhe u burgos nga regjimi komunist për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij nacionaliste. Kjo e bëri të punonte në punë të rëndomta deri sa doli në pension.

Veprimtaria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të njohur në qarqet akademike dhe artistiko-letrare shqiptare e bëri vëllimi 800-faqësh “Këngë popullore të Çamërisë” i botuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë në vitin 1983, me recensë dhe parathënie të shkrimtarit Ismail Kadare.

Ka bashkëpunuar me shumë nga organet letrare shqiptare për botimin e shkrimeve të tij, veçanërisht me revistën “Krahu i shqiponjës” si dhe gazetat “Drita”, “Kosova” e “Çamëria”. Ka qenë anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Pjesa më e madhe e veprës së tij ka mbetur në dorëshkrim: “Proza popullore e Çamërisë”, me rreth 3000 faqe, “Fjalori onomastik i Epirit në zhvillim”, “Këngë e prozë popullore nga Kosova, Mirdita, Kruja, Kosturi e Follorina”, “Doke e zakone nga Çamëria”, “Fjalë të urta nga Korça e Dibra”, “Anekdota popullore” në pesë vëllime etj.

Titujt e veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]