Fikhu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Fikh)
Shko te: navigacion, kërko

Fikh (arab.: الفقه ), në aspektin etimologjik do të thotë kuptim, njohje[1]

All-llahu xh.sh në Kur'anin Famëlartë thotë: "Më zgjith nyjen e gojës sime. Që ta kuptojnë fjalën time".' [2]

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë: "Kujt i a dëshiron All-llhu xh.sh të mirën, e mëson atë në fe".[3]

Ndërsa nocioni el-fikh në aspektin terminologjik të sheri'atit Islam ka disa përkufizime, e në mesin e tyre është përkufizimi i shkollave juridike shafi'ite dhe hanefite të cilët do ti përmendim në vijim.

Përmbajtja

Përkufizimi i fkhut [redakto]

Përkufizimi i fikhut sipas medhhebeve [redakto]

Përkufizimi i fikhut sipas hanefijve [redakto]

Sipas hanefijve fikhu përkufizohet: "Njohuritë e njeriut me të drejtat e tij dhe me obligimet ndaj të tjerëve".[4]

Ky përkufizim i hanfijve është përkufizim i përgjithshëm që përfshinë edhe dispozitat tjera të Sheri'atit si nga lëmi e besimit siç është obligushmëria e besimit, përfshinë dispozitat e etike-morale, gjithashtu përfshinë edhe dispozitat praktike siç janë: namazi,agjërimmi i muajt të ramazanit, haxhi...

Ky përkufizim përputhet me kohën kur ka jetuar juristi i famshëm Imam Ebu Hanifja, sepse në kohën e juristit të famshëm fikhu akoma nuk ka qenë e ndarë nga disiplinat tjera të Sheri'atit, sepse ndarja e disiplinave Islame kanë filluar pas vdekjes së juristit të famshëm Ebu Hanifes, siç është "Apologjetika"/ 'Ilmul-Kelami e cila meret me studimin e akaidit dhe moralit. Kurse fikhu studjon dispozitat praktike që janë interes të personit e që është e drejtë e tij dhe obligimet e personit me të cilat është i ngarkuar ndaj të tjerëve.

Përkufizimi i fikhut sipas shafijve [redakto]

Fikhu sipas shafi'ijve përkufizohet: "Disiplina e cila merret me studimin e dispozitave praktike të sheri'atit, të cilat dispozita janë të përfituara nga argumentet në detaje".


Referencat [redakto]

  1. ^ (shiqo:Kamusul-Muhit 3/513).
  2. ^ Suretu Ta Ha
  3. ^ përmblodhi Imam Bukhariu
  4. ^ (Vehbe Zuhejli, Usulul fikhil islamij, 1/15. Muhammed Zuhajli, Usulul fikh,16)

Shih edhe [redakto]

Lidhje të jashtme [redakto]