Fiqri Hasanaga
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(gusht 2015) |
Ky gusht 2015 - Nevojiten burime të besueshme nga palë të pavarura. Blogjet dhe faqet turistike nuk janë burime të besueshme. nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Fiqri "Fiqo" Hasanaga (1953–2008) ishte muzikolog, kompozitor, instrumentist dhe solist shqiptar nga Mali i Zi.[1]
Ka lindur në vitin 1953 në Ulqin. Si i ri filloi të merrej me muzikë, Shkollën e mesme të muzikës e kreu në Prishtinë, ndërsa pas shkollimit u kthye në Ulqin që të punoj si arsimtar i kulturës muzikore. Nga viti 1987 ka punuar si redaktor muzike në Radio Ulqinin.
Është themelues i grupit muzikor "Kllapa e Ulqinit" (1980), si dhe i Festivalit të këngës për fëmijë në Ulqin (2005). Për nder të tij (pas vdekjes), festivali ndan çmimin “Fiqri Hasanaga”.[1]
Ka shkruar shumë këngë, disa libra, shumë kompozimeve, si dhe ka përpunuar shumë këngë. Libri më i njohuri i tij është “Valët e Ulqinit”, një përmbledhje e këngëve autoriale e botuar nga Qendra për kulturë – Ulqin dhe SHAI "Art Club".[1]
Ishte anëtar i SHKA “Josip Rela” në Besianë, Kosovë dhe i SHKA “Boshko Strugar” në Ulqin.
Ka vdekur më 22 shtator 2008 në Ulqin. Ndërsa në vitit 2015, Komuna e Ulqinit ka nisur iniciativën për emërimin e një rruge me emrin e tij.
Shiko dhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b c Ulcinj dobija ulice majke Tereze, Pavla Mijovića, Simona Filipaja, Fiqrija Hasanage i Ali Podrimje Arkivuar 12 gusht 2015 tek Wayback Machine – cdm.me