Fluksi elektrik

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Fluksi elektrik (intensiteti i fushës elektrike) në elektromagnetizëm është fluksi i fushës elektrike. Fluksi elektrik është proporcional me vijat e fushës elektrike që kalojnë përmes një sipërfaqeje virtuale. Fluksi elektrik mbi një sipërfaqe S jepet nga:

\Phi_E = \int_S \mathbf{E} \cdot d\mathbf{A}

,ku E është intensiteti i fushës elektrike dhe dA është sipërfaqja diferenciale e një sipërfaqeje te mbyllur S me një normale sipërfaqeje te orientuar nga jashtë e cila përcakton drejtimin e saj.

Për një sipërfaqe Gausiane të mbyllur, fluksi elektrik jepet nga:

\Phi_E = \oint_S \mathbf{E} \cdot d\mathbf{A} = \frac{Q_S}{\epsilon_0}

,ku QS është ngarkesa e mbyllur brenda sipërfaqes (e cila përfshinë ngarkesën e lirë dhe ngarkesën e lidhur), dhe ε0 është konstantja elektrike. Ky relacion njihet si ligji i Gausit për fushën elektrike në formën e tij integrale dhe është një nga katër ekuacionet e Maksuellit.

Shikoni gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]