Jump to content

Free banking

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sistemi i 'Free banking'-ut (përkthyer: Sistem bankash të lira) është një sistem monetar në të cilin emetimi i monedhës i lihet në dorë bankave private. Në një të tillë sistem nuk ekzistojnë bankat qendrore dhe as kontrolli monopolistik që ato imponojnë mbi monedhën.

Sistemi i free banking-ut ishte shumë i përhapur dhe i zhvilluar në shekullin e 19-të, ndërsa duke filluar nga vitet 1900 është lënë mënjanë, duke u favorizuar sistemi i forcuar i kontrollit monetar qendror. Vendet kryesore në të cilat ka qenë adoptuar sistemi i fee banking-ut janë :

  • Australia – Një sistem i tillë u përhap shumë në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të.
  • Zvicra[1] – Në vitet 1800-të kantonet zvicerane derregullojnë sistemin bankar, duke lejuar afirmimin e sistemit të bankave të lira.
  • Skocia[1] – Në këtë vend sistemi i free banking-ut qëndroi në fuqi për një kohë të gjatë, nga viti 1716 deri në vitin 1845. Ky rast u studiua në thellësi nga ekonomisti (i shkollës) 'austriake' Lawrence h. White, në veprën e tij Free Banking in Britain: Theory, Experience and Debate 1800-1845[2].
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës[1] – Mes viteve 1837 dhe 1862 vendi i Amerikës së Veriut pa një periudhë të free banking-ut. Kjo periudhë qe një nga momentet me më shumë zhvillim në historinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
  • Suedia[1] - Vendi skandinav ka pasur dy përudha free banking-u ; nga viti 1830-1857 dhe mëpastaj nga viti 1860-1902. Pas një krize bankare në vitin 1857, pati një rritje të mbështetjes popullore për bankat private dhe për emetimin e monedhave private. Nga parlamenti u adoptua një ligj i ri për bankat, në vitin 1864, që derregullonte normën e interesit. Dekadat që pasuan shënjuan epokën e erës së free bankingut në Suedi. Pas vitit 1874 nuk u themeluan më banka private. Në vitin 1901 u ndalua me ligj emetimi i parave private.

Kërkimet shkencore dhe akademike mbi epokën e free bankingut suedez sugjerojnë stabilitet, dhe vetëm një falimentim të vetëm bankar në 70 vite.[3][4]

Mbështetës të sistemit të bankave të lira (free banking)

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Free banking dhe Bitcoin

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitet e para të shekullit të 21, krijimi dhe adoptimi i gjerë nga publiku i monedhave elektronike si Bitcoin kanë rinovuar sërisht debatin mbi free banking-un dhe paratë e emetuar nga privatët.[8][9][10]

  1. ^ a b c d Briones, Ignacio; Rockoff, Hugh (gusht 2005). "Do Economists Reach a Conclusion on Free-Banking Episodes?". Econ Journal Watch. 2 (2): 279–324. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ H. White, Lawrence (1996). Free Banking in Britain: Theory, Experience and Debate 1800-1845. Institute of Economic Affairs. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Hortlund, Per (2007). "The Provision of Liquidity in the Swedish Note Banking System, 1878–1901". Scandinavian Economic History Review. 5 (1): 20–40. doi:10.1080/03585520701234258. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Lakomaa, Erik (2007). "Free Banking in Sweden 1830–1903: Experience and Debate" (PDF). The Quarterly Journal of Austrian Economics. 10 (2): 25–44. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Hayek, Friedrich (1976). The Denationalisation of Money. Coronet Books. ISBN 978-0-255-36239-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Dr. Lawrence H. White". Foundation for Economic Education. 2008-12-23. Marrë më 2012-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Friedman, David D. (1982-09-23). "Gold, Paper, Or...Is There a Better Money?". Policy Analysis No. 17. Cato Institute. Marrë më 2012-03-08. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ US House of Representatives. Committee on Financial Services. Subcommittee on Domestic Monetary Policy and Technology (8 maj 2012). "Improving the Federal Reserve System: Examining Legislation to Reform the Fed and Other Alternatives. Written Testimony by Jeffrey M. Herbener, Professor of Economics, Grove City College" (PDF). {{cite web}}: |author= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ Hulsmann, Guido Jorg (2008). Ethics of Money Production. Ludwig von Mises Institute. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Feuer, Alan (24 tetor 2012). "Prison May Be the Next Stop on a Gold Currency Journey". The New York Times. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)