Hamburgeri

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Përgatiten nga bukë të bardha të posaçme, lyhen me gjalpë të kompozuar ose të thjeshtë, ose me majonezë, vihet në mes mbushja (qofte e përgatitur me mish të grirë, kripë e piper, ose qofte e gatshme për hamburger) që duhet të skuqet në çast.

Mbi qofte vihen patatet e skuqura, spërkaten me mustardë, salcë domatesh dhe ngrohet në elektrogrillë (në lokal). Sipas dëshirës, i hidhen edhe gogozhare të prera në fije, qepë të grira hollë, feta domate ose kastraveca të freskët.