Hardhia e rrushit
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. |
Klasifikimi i hardhisë Evropiane nën kulturë V. vinifera, klasifikohet në bazë të vatrave të
origjinës agro-ekologjike nga ato kanë ardhur. Ato klasifikohën në 3 vatra (proles) kryesore:
- Vatra e Lindjes
- Vatra e pellgut të detit të Zi
- Vatra perëndimore
Vatra e lindjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vatrën e Lindjes bëjnë pjesë vendet e Azise Qendrore dhe ato Perëndimore ku përfshihen vendet si; Irani, Turkmenistani, Azerbajxhani, dhe shumë vende përreth. Nga kjo vater vinë pjesa më e madhe e kultivarëve për ngrënie dhe për tharje ku më të përhapur janë kultivarët e rrushit, Hafuzali, Sulltaninat si ajo e Bardhë dhe e Zezë,Muskati i Aleksandrise, e shumëtë tjera.Në vatrën e Detit të Zi, përfshirë ketu edhe vendet e Detit Egje, janë përfshirë edhekultivarët që e kanë origjinën nga vendet e Pellgut të Mesdheut si: Greqia, Shqipëria, Rumania, Bullgaria e shumë të tjera. Në këtë vater e kanë origjinën shumica e kultivarëve për prodhimin e verës si: Shesh i Bardhë dhe i Zi, Kallmeti, Debinat, Vloshi, Manakuqja, Kotejkat, Mavrudi, Zarçini, e shumë të tjera, po ketu përfshihen edhe llojet për ngrënie si Çaushi, Tajkat, etj. Ne vatren e vëndeve perëndimore, përfshihen kultivarët që e kanë origjinën nga Franca, Gjermania, Austria, Zvicer, Spanja, pjesërisht Italia (ajo Veriore më tepër), etj. Kultivarët e rrushit që rrjedhin nga kjo vater, janë specifike për prodhimin e verërave cilësorë si: Kaberne Sawinjon, Merlot, Aligote, Pino e Zezë dhe ajo e Bardhë, Rieslin Italian dhe Riesling Gjerman, e shumë lloje të tjera.
Klasifikimi ekoomik i hardhisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klasifikimi ekonomik i hardhisë bëhet duke u bazuar në të dhënat agrobiologjike dhe teknologjike. Ato ndahen:
- Kultivarë për konsum të
freskët/ngrënjë;
- Kultivarë për përpunim;
- Kultivarë për tharje;
- Kultivarë për prodhimin e
nënshartesave antifilokserike;
- Kultivarë për qëllime të dyfishta
sipër ngrënjë ashtu edhe për përpunim. Te kultivarët për konsum të freskët ose ngrënjë, përfshihen kryesisht:
- Afuzali,
- Mbretresha e Vreshtave,
- Muskat,
- Hamburg,
- Adda,
- Perla di Ksaba,
- Italia,
- Tajkat,
- Çaushi
e shumë kultivarë të tjerë, ku shumica e këtyre kultivarëve takohën në dy llojet e bardhë dhe e zezë. Te kultivarët për përpunim ose për prodhimin e verërave cilësorë,përfshihen kryesisht:
- Kaberne
- Sawinjon
- Merlot
- Aligote
- Pino e Zezë dhe ajo e Bardhë
- Rieslin Italian dhe Riesling Gjerman
- Sheshi Bardhë dhe i Zi
- Kallmeti
- Debinat
- Vloshi
- Manakuqja
- Kotejkat
- Mavrude
- Zarçini
- Serinat
- Pulësi
- Kallmeti, e shumë të tjera
Te kultivarët për tharje, përfshihen kryesisht llojet pa farë si: Sulltanina e Bardhë dhe ajo e Zezë, Perleta, e shumë të tjera. Te kultivarët për prodhimin e nënshartesave antifiloxerike, përfshihen kryesisht: Rupestris dy Lo, Shassella x Berlandieri 41B, Berlandieri x Ripara Kober 5 bb, Berlandieri x Ripara Kober SO-4, Berlandieri x Ripara Kober 140 R, Berlandieri x Ripara Kober 110 Paulsen, e shumë të tjera. Te kultivarët për qëllime të dyfishta si për ngrënje ashtu edhe për përpunim, përfshihen kryesisht: Shesh i Zi dhe Shesh i Bardhë, etj
Organet vegjetative dhe ato të riprodhimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjesët përbërëse të hardhisë, ashtu si të gjithë speciet e bimëve të tjera frutore përbëhen nga dy grupime kryesore që janë:
- Grupi i pjesëve vegjetative dhe
- Grupi i organëve të riprodhimit.
Te organet vegjetative të hardhisë bëjnë pjesë:
- Sistemi rrënjor
- Sistemi mbitokësore.
Tek sistemi mbitoksore bëjnë pjesë:
- trungu
- degët
- degëzat
- dhe gjethet.
Te grupi i organëve të riprodhimit bëjnë pjesë:
- lulja
- fruti
- dhe fara
Sistemi rrënjor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi rrënjor është një nga organet më kryesore të bimës së hardhisë. Në këtë bimë sistemi rrënjor ka disa funksione, ku ndër më të rëndësishmet janë:
- Shërben për të mbajtur trupin e hardhise të ngulur në tokë
- Për të ushqyer pjesën ajrore me ujë dhe lëndët e ushqimore të tretura në të
- Për të ruajtur lëndët ushqimore rezerve (karbohidratet) Gjatë periudhës së qetësisë relaive
- Sintetizimin e lëndëve të veçanta kimike që shërbejnë për të realizuar shkëmbimin e elementëve
ushqimore si ato të azotit të reduktuar dhe të citozinave, e shumë të tjera. Mënyra e zhvillimit të sistemit rrënjor varet nga mënyra e shtimit të hardhisë dhe kushtet ekultivimit. Ndryshe zhvillohet kur hardhia shtohet me anë të copave, sepse zhvillohen rrënjët mitake dhe ndryshe zhvillohet kur ajo shtohet me anë të farës. Pas mbirjes së farës në fillim ajo zhvillon rrënjën embrionale e cila tenton të shkoje sa më thellë në tokë. Si rrënjët mitake ashtu edhe ajo embrionale pas zhvillimit të mëtejshëm formojnë degëzime të tjera që quhen ato të rëndit të parë, të dytë, të tretë, e më rradhë, ku të gjithë pjesët përbënëse të rrënjës formojnë atë që quhet Sistemi Rrënjor. Në rendin e degëzimeve të treta, të katërta, të pesta, e më tej, janë të vendosura pjesa më e madhe qimeve thithëse, ku nëpërmjet tyre realizohet thithja e ujit dhe e elementëve ushqimore të tretura në të. Rrënja embrionale e mbirë direkt nga fara, shkon në thellësi të tokës në drejtim vertikal. Më pas ajo fillon degëzimet e para që zakonisht ato rriten në drejtimin horizontal. Nga degëzimet e para fillojnë të zhvillohen degëzimet e dyta, më pas ato të tretat e kështu me radhë, duke formuar një sistem degëzimesh e cila në varësi të kushteve dhe të llojit të nënshartesës, shtrihet dhe “pushton” një volum të caktuar dheu. Sipas studimeve të bëra për këtë qëllim, thellësia dhe gjërësia e shtrirjes së sistemit rrënjor të hardhisë është në varësi të trashësisë së shtresës aktive të tokës. Në toka të thella dhe të përshkueshme sistemi rrënjor zhvillohet si në thellësi ashtu edhe në gjërësi. Thellësia e depërtimit të sistemit rrënjor është nga 0,6 – 5 m, por në raste të veçanta ajo shkon edhe në 15–18 m. Trashësia e rrënjës kryesore arrin nga 10 deri edhe në 18 cm. Tërësia e rrënjëve të një sistem renjor tek një hardhi vreshti, peshon mesatarisht rreth 3–4 kg. Në tokat me pjellori normale, gjërësia e sistemit rrënjor zhvillohet mirë horizontalisht në rreth 30-40% më shumë se sa gjërësia e vete kurorës, ndërsa pjesa më e madhe e tyre zhvillohen në thellësinë 50–120 cm. Sa më larg qafës së rrënjës të ndodhet sistemi rrënjor, aq më shumë aktive është aftësia thithëse dhe asimiluese e saj. Në thellësinë 0,5 – 1,5 m nga sipërfaqja e tokës, është shtrirë rreth 75-85% e totalit të sistemit rrënjor. Kjo ka rëndësi praktike sepse sipërfaqja e një vreshti të rritur, është plotësisht e pushtuar nga sistemi rrënjor, gjë që ka rëndësi të dihet për aplikimin e një sistemi plehrimi në të gjithë sipërfaqen e tokës. Pikërisht për këte arsye të gjithë plehrat organike dhe ujitjet nuk duhet të hidhen në afërsi të qafës së rrënjëve, por duhet të shpërndahen në të gjithë sipërfaqen e tokës së vreshtit. Nëse tek pemët frutore fillimi i rritjes së sistemit rrënjor fillon me lëvizjen e lëngjeve, të hardhija rritja fillon disi me vonë, madje rritja me intensive fillon gjatë periudhës së lulëzimit. Gjatë temperaturave të larta dhe në mungesë të ujitjeve, rritja e sistemit rrënjor të hardhisë gati ndalon, por kur krijohen kushtet si rezultat i fillimit të reshjeve, përsëri rritja fillon vrullshëm në periudhën e pjekjes dhe të vjeljes. Rritja e rrënjëve e ul intesitetin e tij gjatë periudhës së vjeshtës dhe të dimërit, por studimet kanë vërtetuar se rritja në këtë periudhë kurre nuk ndalon. Kjo është edhe një arësye tjetër kur rekomandohet se mbjelljet më të mira të vreshtave, kryesisht për zonën e Ulët dhe Bregdetare duhet të bëhen gjatë muajit Nëndor e në vazhdim. Mundësia e depërtimit në thellësi të tokës dhe aftësia e rritjes/zhvillimit te sistemit rrenjor në drejtim horizontal apo vertikal, varet shumë nga kushtet klimaterike- tokësore dhe niveli i shërbimeve agroteknike gjatë kultivimit. Kështu p.sh. Në tokat e pasura dhe me ujrat nëntokësore të thella, sistemi rrënjor tenton të shkoje sa më thellë. Rrënjët anësore tentojnë të zgjaten dhe të drejtohen atje ku ato gjejne ushqimin, lagështirën dhe ajrimin e duhur. Ndërmjet sistemit rrënjor dhe vete pjesës ajrore të një hardhie, ekziston një korelacion i drejte. Sa më e zhvilluar të jetë sistemi rrënjor, aq më shumë karbohidrate e lëndë të tjera organike (si hormonet auksinat dhe gibërëlinat) Ndodhen në rrënjë dhe aq më mirë rritet dhe zhvillohet pjesa ajrore duke dhënë një sasi më të madhe gjethesh, llastarësh dhe veshulesh rrushi. Në rastet kur niveli i ujrave nëntokësore në thellësinë poshtë sipërfaqes së tokës (nën 1,5m) dhe toka ka një strukturë të shkrifët, e të përshkueshme nga uji dhe ajri, atëhere sistemi rrënjor tenton të rritet/zhvillohet si në thellësi ashtu edhe në gjërësi, duke formuar një sistem rrënjor xhufkor mjaft të zhvilluar dhe të aftë për të siguruar një furnizim sa më të mirë të bimës me ujë dhe me lëndë ushqimore. Ndërsa kur niveli i ujrave nëntoksore është afër sipërfaqes së tokës, atëhere sistemi rrënjor tenton të rritet/zhvillohet afër saj dhe në drejtimin sa më horizontal. Gjithashtu, kur shtresa e horizontit punues është e cekët dhe shtresa vijuese është me formacione shkëmbore, ranore apo konglomerate/ gurishtore, atëhere edhe në këtë rast sistemi rrënjor tenton të shkojë sa më horizontalisht. Praktikisht këto lloje tokash kanë ndikime negative sepse shtrirja e sistemit rrënjor kufizohet vetëm në një pjesë më të vogël volumi të tokës. Për një zhvillim sa më normal të sistemit rrënjor, rëndësi vendimtare merr realizimi i një sistemi plehrimi të kombinuar me plehrat minerale dhe ato organike, si ujitjet sistematike, veçanërisht ajo me pika. Bimët që shtohen me anë të copave, përpanjave, këmbëzave, etj, duke qënë se nuk janë me origjinë nga fara, ato nuk zhvillojnë rrënjë embrionale, por zhvillojnë rrënjë mitake. Këto rrënjë më tej rriten dhe zhvillohen si në drejtim horizontal ashtu edhe në drejtim vertikal, duke zhvilluar një sistem rrënjor të aftë për t’i siguruar bimës një furnizim sa më normal të ujit dhe me lëndë ushqimore. Nga ana praktike është vërtetuar se këto bimë kërkojnë vemendje në drejtim të trajtimit të tokës me plehra dhe veçanërisht me sisteme ujitjeje të rregullta, në të kundërt bimët vuajnë dhe prodhimet janë nën nivele të kënaqëshme. Pavarësisht nga origjina rrënjës, embrionale apo mitake, rrënjët e sistemit rrënjor ndahen në 3 kategori që janë: i) Rrënjët skeletore; ii) Rrënjët gjysëm skeletore; dhe iii) Rrënjët veshëse. Rrënjët skeletore dhe ato gjysëm skeletore janë rrënjët më të vjetra dhe më të trasha të sistemit rrënjor dhe lidhen direkt me qafën e rrënjës e cila ndodhet në fundin e trungut (fig. 1). Rrënjët veshëse përbëhen nga: i) Kësula, ii) Pjesa rritëse, iii) Pjesa e qimeve thithëse dhe iv) Pjesa përcjellëse (fig.2). Kesula është pjesa e majës së rrënjëzës e cila shërben për të mbrojtur indet meristematike të rritjes që ndodhen të pjesa rritëse. Te pjesa rritëse, realizohet shumëzimi i qelizave të rrënjës të cilat shërbejnë për rritjen e sistemit rrënjor. Pjesa rritëse është maja më e re e rrënjës dhe gjatësia e sajë është nga 0,1 – 1,5 mm dhe gjërësi nga 0,3 – 1mm. Zona e qimeve thithëse është pjesa më e rëndësishme e sistemit rrënjor. Në 1 mm2 të zonës së qimeve thithëse ndodhen rreth 300- 600 qime thithëse. Një qime thithëse praktikisht jeton pak, rreth 15 – 20 ditë dhe zevëndësimi i tyre bëhet në mënyrë periodike në funksion të rritjes. Nëpërmjet tyre bëhet realizimi i absorbimit të ujit dhe të lëndëve ushqimore që janë të tretura në të. Për një zhvillim sa më normal të sistemit rrënjor, rëndësi të veçanet merr punimi i sipërfaqes së tokës. Ajrimi i dobët i sistemit rrënjor, ngjeshja e sipërfaqes së tokës, qëndrimi për një kohë të gjatë i ujit në trashësinë e sistemit rrënjor, bën që bimët të vuajnë nga asfiksia (mungesa e ajrit). Përveç kullimit nga ujrat e tepërta, rëndësi të madhe merr punimi/ shkrifterimi i sipërfaqes së tokës në thellësinë optimale 15–20 cm. Më në thellësi nuk duhet të aplikohet, sepse dëmtohen rrënjët skeletore dhe ½ skeletore, që zakonisht janë afër sipërfaqes së tokës. Në lidhje me mënyrën e rritjes së sistemit rrënjore, nga të dhënat rezulton se është arritur në këto përfundime: 1)Rrënjët që dalin afër sipërfaqes së tokës, kanë prirje të përkulen në drejtim vertikal duke formuar një kënd të ngushtë me vertikale dhe tentojnë të shkojnë thellë; 2)Rrënjët që kanë shkuaar thellë në tokë, kanë prirje të shkojnë horizontalisht pasi kanë formuar një kënd të drejtë me vertikalen. 3)Rrënjët që kanë shkuar në fund të thellësise (deri tek ujrat nëntoksore), kanë prirje të shkojnë vertikalisht lart, pasi të kenë formuar një kënd të gjërë me vertikalen. 4)Forma e zhvillimit të sistemit rrënjor te bimët e vjetra zhvillohen duke formuar një “pyke”, gjërësia e së cilës është më e madhe në afërsi të sipërfaqes. 5)Nga rrënjët anësore që zakonisht zhvillohen afër sipërfaqes së tokës, kanë prirje të nxjerrin rrënjë të reja të cilat tendojnë të shkojnë vertikalisht poshtë.Si përfundim arrihet në konkluzionin e drejte se sistemi rrënjore i hardhisë rritet dhe zhvillohet në të gjithë drejtimet duke e pushtuar dhe shfytezuar në maksimiun shtresen e dheut të okupuar
Veprimtaria e sistemit rrënjor gjatë një cikli vjetor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga studimet e bëra është vënë re se, rrënjët e hardhisë rriten në të gjithë periudhat e vitit. Por intensiteti i rritjes së tyre, ndryshon në varësi të muajve të vitit. Në periudhën e dimrit (periudha pa gjethe), rritja e sistemit rrënjor është shumë e vogël ose gati e padukshme. Kur temperatura e tokës ku ndodhen rrënjët është nën +50C, rrënjët pothuajse e ndalojnë rritjen. Por në kushtet e klimës së ngrohtë, proceset e rritjes së rrënjëve vazhdojnë. Kur temperatura ngrihet në vlerat 18-260C, atëhere rritja e rrënjëve është më e vrullshme. Por kur temperatura e tokës vazhdon të rritet në mbi 350C, atëhere rritja e rrënjëve përsëri bllokohet. Rritja e rrënjëve në mënyrë më të vrullshme fillon, ateherë kur fillon lëvizja e lëngjeve, gjatë fryerjes së sytheve dhe gjatë fazës së çeljes së gjetheve të para. Periudha më intensive e rritjes së rrënjëve është atëhere kur llastarët dhe gjethet janë në fazën e rritjes më të fuqishme të tyre. Gjatë periudhës së Verës kur temperaturat e ajrit ngrihen më shumë dhe lagështira në tokë ulet, atëhere intensiteti i rritjes së rrënjëve ulët dhe fillon përsëri të rritet në fillim të vjeshtës, atëhere kur sasia e lagështirës në tokë fillon të rritet dhe temperaturat e ajrit fillojnë të bëhen më të freskëta. Është vënë re se ritmi i rritjes së rrënjëve tek bimët, ulet me rritjen e tepruar të lagështirës në tokë, gjithashtu ulet gjatë periudhës
Sistemi mbitokesor
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sistemi mbitokësor përbëhet nga
- cungu/trungu
- degët skeletore ose krahët,
- llastarët
- sythet
- gjethet
- veshulet
Cungu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cungu ose trungu i hardhisë fillon nga qafa e rrënjës dhe mbaron deri në fillimin e degëzimeve të para të krahëve të elementëve të prodhimit. Ai është i paqëndryeshëm dhe i lakueshem i cili ka nevojë për mbështetje. Ndryshe trungu i hardhisë quhet Cung Tërësia e organëve vegjetative apo gjenerative të hardhisë janë të vendosura mbi cung dhe formojnë atë që quhet kurora e hardhisë. Gjatësia dhe trashësia e cungut në varësi të moshës së bimës dhe të mënyrës së kultivimit. Ai shërben për të transportuar ujin dhe lëndët ushqimore nga sistemi rrënjor në drejtim të kurorës dhe të sistemit gjethor, si dhe të zbresin lëndët organike të formuara nga gjethet në drejtim të sistemit rrënjor. Cungu mund të jetë i përbërë nga një trung i vetëm, ose në 2 ose 3 trungje, varet nga mënyra e kultivimit. Në bimët e vjetra cungu pëson deformime si rezultat i zhvillimit jo proporcional të indeve përçuese të kërçellit. Ato shfaqen në formën e deviacioneve, gropave dhe të gungave. Pas rënjës së gjetheve të kurorës përveç cungut, i dallohen lehtë krahët dhe shamentat. Nëse një cungu me moshë 3- 4 vjeçare i bëjmë një prerje tërthore, do të vëmë re se përbëhet nga këto pjesë kryesore që janë:
- Palca;
- Zona e drurit ksilema-gypat e drurit),
- Shtresa e kambiumit;
- Floema
- Felogjeni,
- tapa
- epiderma/lëkura.
Palca është në pjesën qëndrore të cungut. Në fazat e para të rritjes palca duket qartë, ndërsa më avancimin e moshës, palca dalëngadalë thuajse humbet fare. Zona e drurit, është pjesa që ndodhet ndërmjet palcës dhe shtreses së kambiumit. Për çdo vit që kalon gjatë fazës së qetësisë dimërore, ndërmjet zonës së lëkurës dhe drurit, formohet një shtresë qelizash që janë më të ngjeshura, duke shënuar kështu mbarimin e një rrethi koncentrik vjetor. Në pjesën drunore janë të vendosura gypat përçuese drunore (tubot e ksilemës), që marrin ujin dhe lëndët ushqimore dhe i dërgojne ato në kurorë figure. Lëkura pjesa që mbulon cungun dhe e përbërë nga këto pjesë kryesor:
- Korja (shtresa e parë, ose epiderma)
- Zona sfungjerozë, ose mesoderma
- Shtresa e tretë, zona e tubove të floemës
- Zona e kambiumit.
Shtresa e kambiumit te hardhia përfaqëson pjesën më aktive dhe rritëse dhe ajo që është më e rëndësishme nga ana praktike, është pjesa më rigjeneruese e lëkurës. Ajo është e paisur me qeliza më të mëdha dhe në formën e thierzave të thtypura dhe të zgjatura, të cilat në kushte të përshtatshme temperature, të oksigjenit dhe të lagështirës, kanë aftësinë të transformohen në rrënjë mitake (adventive). Lëkura ka jo vetëm funsion mbrojtëse të trungut, por nëpërmjet (tubove të floemës) ajo mundëson lëvizjen e lëngjeve të përpunuara nga kurora në drejtim të tokës. Me kalimin e moshës në pjesën e jashtme të lëkurës krijohen të çara të thella dhe vetë lëkura luspërohet. Lartësia e rritjes natyrale e cungut nga qafa e rrënjës e deri në lartësinë e degëzimeve të degëve të para skeletore, është nga 1 – 3 m dhe rrallë herë më shumë. Kjo ndryshon në varësi të formës bimore dhe të kushteve të kultivimit.
Krahët,kordonet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Krahë të cungut (kordoni), quhet degëzimet shumëvjeçare që dalin drejtepërdrejte nga cungu. Dallimet ndërmjet Krahut dhe Kordonit qëndrojnë se të parët janë të prera shkurt dhe në to dalin çepat dhe sharmentat që janë elementët e prodhimit. Ndërsa Kordonet jene më të gjata, që edhe ketu dalin çepat dhe sharmentat që janë elementët e prodhimit. Krahët dhe Kordonet kanë një moshë mbi një vjeçare.
ELEMENTËT E PRODHIMIT
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Elementët e prodhimit, quhen çepat dhe shamenta që janë të vendosura mbi krahët dhe kordonet mbi dyvjeçare. Ato janë llastarët ose degëzat që sapo kanë kaluar moshën njëvjeçare. Shamentat janë degëzat/ llastarët që sapo kanë kaluar moshën njëvjeçare, të cilat janë të vendosura mbi krahët ose kordonet e hardhisë. Ato kanë sythet dimërore të cilat përfaqësojnë sythet e prodhimit të vitit në vazhdim. Për nga origjina shamentat mund të klasifikohën:
- Me origjime nga sythet dimërore të krahut ose kordonit dyvjeçar
- Me origjinë nga sythet fjetëse të ndodhura në cung, krahë ose kordon me moshë mbi dyvjeçare, ku ndryshe quhen edhe thithakë. Gjatësia e rritjes vjetore e shamentave të hardhive të tipit Europian
arrin nga 1-1,5 m, ndërsa ajo e hardhive Amerikave (antifiloxerike), arrin nga 10-18 metra gjatësi dhe trashësi nga 4–15 mm. Çepat janë degëzat/llastarët që sapo kanë kaluar moshën njëvjeçare, të cilat janë të vendosura mbi krahët ose kordonet e hardhisë, por që janë të shkurtuar nëpërmjet gërshërëve të krasitjes në gjatësinë e 2 deri në 4 sythave dimërore. Sythet dimërore përfaqësojnë sythet e prodhimit të vitit në vazhdim. Çepat zakonisht përdoren për tipet e krasitjeve të shkurtëra ose edhe ato të përzierat. Nëse një çep ka dy sythe dimërore do të thotë se sythi i bazës që ndodhet më afër krahut apo kordonit, do të shërbeje për formimin e çepit të vitit të ardhshëm, ndërsa ai i majës do të përfaqësojë shamentën e cila në fund të vegjetacionit gjatë krasitjeve dimërore hiqet fare.
Sythet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Sythat zhvillohen nga sqetulla e gjetheve të një llastari të ri dhe maturohen në shamentën njëvjeçare. Ato përfaqësojne në miniaturë llastarët e ardhshëm të cilat ndodhen në majën rritëse të tyre. Ato kanë formë ovale ose të rrumbullakët dhe zakonisht janë të rrethuara me luspa. Sythat klasifikohën sipas:
- Kohës së çeljes
- Funksionit që ato kanë në bimë.
Sythat klasifikohën sipas:
- Kohës së çeljes
- Funksionit që ato kanë në bimë.
Sipas kohës së çeljes ato klasifikohën në tre grupe që janë
- Sytha me zgjim normal;
- Sytha me zgjim të parakohshëm;
- Sytha të fjetur.
Sytha me zgjim normal, janë sytha që lindin gjatë pranverës në sqetullat e gjetheve të llastarve të vitit të kaluar, që zhvillohen gjatë vegjetacionit. Ato kalojnë fazën e qetësisë dimërore dhe çelin në pranverë duke dhënë llastarët e rinj dhe lulesat që përfaqësojnë veshulet e ardhshëm. Sytha me zgjim të parakohshëm, janë sytha që lindin në sqetullat e gjetheve të llastarëve ekzistues, të cilat shpërthejnë po brënda atij viti, duke dhënë llastar të rinj mbi llastarin e parë, ose ndryshe quhen llastar sqetullorë. Sipas funksionit që ato kanë në bimë, sythat klasifikohën në këto kategori, që janë:
- Sythe dimërore
- Sythe verore ose sqetullorë
- Sythe të fjetura.
Hardhia nuk ka sythe mitake ashtu siç kanë pemëtt frutore, agrumet dhe ulliri. Sythat dimërore, është organi kryesor i rritjes dhe i zhvillimit të hardhisë sipas cikleve jetësore. Sythi dimëror është një organ i përbërë. Pjesët përbërëse të një sythi janë: Shtrati i sythit Llastari i ardhshëm Veshulet e ardhshëm; Sythat anësore Mbulesa e mbrojtese e sythit Pas çeljes nga sythi dimërore veç llastarit kryesor i cili ka prioritet në rritjen e tije, propabiliteti është të çelin dhe të zhvillohen edhe sythet e tjerë anësore. Kjo varet më tepër nga kushtet agroklimaterike dhe mënyrat e kultivimit. Nga pikpamja anatomike, sythi dimëror praktikisht është i përzier sepse krahas llastarëve vegjetativë, në të janë të vendosura edhe lulesat të cilat përfaqesojnë veshulet e ardhshëm. Sythat verore ose sqetullor, është sythi që zhvillohet në Zakonishtkohe pas daljes së llastarit kryesore, atëhere këto sythe mund të japin veshule, llastarë dhe të drunjëzohen para se të hynë në qetësinë dimërore duke u kthyer në shamenta dytësore (mbi shamentat e para). Në sqetullën e këtyre llastarëve, po ashtu edhe në sqetullën e gjetheve diferencohet nga një këto sythe çelin kur kushtet agroklimaterike dhe shërbimet agroteknike janë në nivele të mira, si dhe kur llastarit kryesore i’u keputet maja rritëse Nëse ato dalin shpejt, ose e thënë ndryshe pak syth dimëror, që përfaqeson një element prodhues për vitin e ardhshëm Sythat e fjetura, formohen nga sythet anësore të sythit dimëror, të cilat nuk janë zgjuar ende gjatë vegjetacionit. Ato kalojnë në gjëndje të fjetur dhe aty qëndrojnë për shumë vite me radhë. Këto sythe gjënden në pjeset shumëvjeçare të hardhisë (cung, krahë, kordon, etj) dhe në rast se bimës i pritet një krahë/kordon nga sythet fjetëse zakonisht lindin një ose më shumë sythe të fjetura duke dhënë llastarë të fuqishëm që quhen thithakë. Thithakët praktikisht shërbejnë për:
- Të zëvendësuar pjesët (krahët, kordonet) e humbura të kurorës.
- Për uljen e lartësisë së kurores.
- Për të zëvendësuar
boshllëqet me individë të rinj nëpërmjet realizimit të shumzimit me anë të përpanjave, etj. Sythat e diferencuara brënda një sezoni zakonisht nuk çelin në të njëjtin sezon. Ato pas rënies natyrale të gjetheve, hynë në fazën e qetësisë dimërore dhe çelin në pranverë. Ka disa raste që çelja e sytheve mund të bëhet edhe brënda sezonit. Bymimi/fryerja e sytheve në një llastar nuk ndodh menjëherë në të njëjtën kohë. Më parë fryhen ato të majës, më pas ato të mesit dhe më pas ato që janë më afër bazës Çelja e parakohshme e sythave nuk duhet stimuluar, sepse ato ndikojnë negativisht në çrregullimet fiziologjike të bimëve, degradimin biologjik dhe mplakjen e parakohshme të tyre.
Llastaret
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Llastarët dalin nga çelja e sytheve dimërore. Ndryshe ato quhen llatare kryesor. Pjesët përbërëse të një llastari janë: nyjet, ndërnyjet, gjethet, lulëritë dhe përdredhëset. Brënda llastari përbëhet nga palca. Në nyjet e llastarëve janë te vendosura gjethet dhe në anën tjetër të nyjes janë të vendosura ose lulëritë ose përdredhëset (fig. 11). Gjethet në llastar janë të vendosura në mënyrë të këmbyer. Pas gjethes së 4-6 në anët e kundërt të daljes së tyre, fillojnë të dalin lulëritë dhe më pas në vend të tyre dalin përdredhëset. Zakonisht lulëritë janë të vendosura në llastar në nyjet e 2-7. Kjo varet nga cilësitë biologjike të kultivarëve. Ka kultivarë qëlulëritë dalin në nyjet e 2-4 dhe kultivarë të tjerë që lulëritë dalin në nyjet e 5-7. Në sqetullorin e gjetheve (zakonisht mbi lulëritë) zhvillohen llastarët sqetullorë. Nga sythet anësore që zhvillohet në bazë të sqetullorit zhvillohet sythi dimëror që do të japi llastarin e ardhshëm në vitin tjeter.
Gjethet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjethet luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e bimëve. Nëpërmjet tyre kryhet fotosinteza, frymëmarrja dhe transpirimi, si procese shumë të rëndësishme fiziologjike për jetën e bimëve. Ato luajne rolin kryesor në formimin e lëndës organike, si: karbohidratet, sheqerë rat, vitaminat, aromat dhe komponimet e tjera organike. Nëpërmjet procesit të fotosintezës, klorofila dhe tërësia e gojzave që ndodhen në gjethe, realizojnë lëndën organike, e cila materiali bazë për rritjen e masës vegjetative të bimës dhe të organëve gjenerative. Lënda organike që formohet nga gjethet, shkon jo vetëm për rritjen dhe pjekjen e frutave, por furnizohet edhe vetë trupi i bimës dhe sistemi rrënjor. Me anë të transpirimit i cili realizohet nëpërmjet gojzave, bëhet avullimi i ujit i cili është procesi bazë gjatë formimit të lëndës organike dhe të vetëfreskimit të bimës në temperaturat e larta të ajrit. Me anë të frymëmarrjes gjatë natës, gjethet bëjnë anën e kundërt të sintezës së lëndës organike (zakonisht shpërbëhet rreth 1/10 e sasisë së lëndës organike të prodhuar gjatë ditës) e cila është bazë në proceset jetësore të bimës. Tërësia e sipërfaqeve të çdo gjetheje që ndodhen në një bimë hardhije, përbën sipërfaqen totale gjethore të asaj bimë. Sa më e madhe të jetë kjo vlerë aq më e fuqishme është rritja dhe zhvillimi i sistemit rrënjor dhe aq më vitale është vetë bima. Nëse gjatë procesit të operacioneve të gjelbërta bimëve i’u bëhet një heqje e madhe e llastarëve dhe të masës gjethore, atëhere asajë do ti shkaktohet një “çoroditje” e bilancit funksional rrënjë-gjethe dhe për pasoje bima merr një goditje të rëndë fiziologjike. Prandaj nga ana praktike rëndësi të dorës së parë merr që, gjatë operacioneve të krasitjes së gjelbërt,të veprohet në heqjen e ekuilibruar të llastarëve, me qëllim që bilanci rrënjë-gjethe të mos prishet. Gjethet përbëhen nga llapa, bishti dhe milli. Milli është pjesa e zgjeruar e cila ndodhet në vënd takimin e bishtit me llapën. Llapa përbëhet nga një nervature që e përshkon gjethen në gjatësi të saj dhe e degëzuar në të dy anët e llapës. Format e llapës janë varësi të kultivarit. Madhësia e llapës së gjetheve ndryshon në varësi të formës bimore, kushteve të kultivimit dhe moshës së bimëve, etj. Në moshat e reja përmasat e llapës janë më të mëdha se sa në ato më të vjetrat. Po kështu edhe për bimët që kultivohen në një agrofond më të mirë, kanë madhësi më të madhe. Madhësia e gjetheve ndryshon në gjatësi të llastarit. Gjethet e dala deri në nyjen e 5-6 janë më të vogla, ato të mesit ne nyjet 6-12 janë më të mëdha dhe ato që ndodhen mbi nyjen e 12 zakonisht janë më të vogla. Sprfaqja e një gjetheje është nga 100-200 cm2. Ngjyra e tyre zakonisht është e gjelbërt, por nëse në tokë sasia e elementit N është e ulët, atëhere ngjyra e tyre bëhet e verdhë në të gjelbërt. Gjethet bien disa ditë pas vjeljes së prodhimit. Para se të bien, të gjithë lëndët rezerve që ndodhen në trupin e tyre kalojnë ne pjesën drunore me qëllim ushqimin e llastarëve të rinj që lindin nga sythet dimërore. Aftësia fotosintetike e gjetheve varet nga mosha e tyre. Gjethet e reja deri në 40 ditëshe, zakonisht nuk janë shumë prdhuese dhe nuk shërbejnë bindshem në realizimin e lëndës organike. Gjethet e moshës 40 – 100 ditëshe, zakonisht janë me aktivet në drejtim të sintezës së lëndësorganike. Ndërsa ato mbi 100 ditëshe nuk janë efektive për bimën, madje konsiderohen si parazite dhe duhet të eleminohen.
Organet gjenerative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te organet gjenerative bejne pjese:
- Lulet
- Frutat
- Farat
Lulet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lulet e hardhisë bashkohën në një lulesë që quhet vile ose veshuli. Lulesa del nga e njëjta nyja por në anën e kundërt te pozicionit të gjethes. Lulja është organi i riprodhimit seksual. Një lule normale përbëhet nga:
- bishti
- shtrati
- kupa
- kurora (petlat dhe nënpetlat)
- thekët (organi mashkullor)
- Pistili (organi femëror
Thekët përmbajnë polenin dhe pistili përbëhet nga trasta embrionale dhe vezëzat. Në çdo vezore ka 1-4 qeliza femërore, po zakonisht ndodhen 2 copë. Kështu te kultivarët Aligote Pino Gri, Pulez, etj, sasia e luleve në një lulesë është 80-100 lule. Ndërsa te kultivarët Afuzali, Kabernet, etj, sasia e luleve në një lulesë është nga 1200-1500 lule. Te hardhia dallohen tre tipe lulesh që janë:
- Lule dyseksore normale
- Lule njëseksore ose funksionale mashkullore që do të thote se pjesa femërore ose nuk është zhvilluar farë ose nuk është funksionale
- Lule njëseksore ose funksionale femërore, që do të thote se pjesa mashkullore ose nuk është
zhvilluar fare ose nuk është funksionale
- Lulet dyseksore normale, kanë pothuajse pjesa më e madhe e kultivarëve. Lulet funksionale
femërore janë tipike për kultivarët:
- çaushi,
- Tajka e Kuqe,
- Kalmeti Kokërmadh
Gjatë kultivimit është e domosdoshme që këto kultivarë duhet të shoqërohen me kultivarë të tjerë pllenues me kusht që periudha e lulëzimit duhet të jetë e njëjtë. Kështu psh, Çaushi duhet të shoqërohet me Afuzaline, Kallmeti me Manakuqen, Tajka e Kuqe me Manakuqen, etj. Nëse lulet funksionale femërore nuk arrijnë të pllenohen, atëhere ato ngelen të vogla dhe pa fara. Ky fenomen quhet “Melcim” dhe kokrrat quhen “melca”. Lulet funksionale mashkullore janë tipike për kultivarët e nënshartesave Rupestris dy Lot, 140 Ruxheri, 1103 Paulsen, 779 Paulsen, etj. Zakonisht tek lulet dyseksore pllenimin e realizojnë me anë të insekteve (entomofila), ndërsa ato njëseksualet pllenimi realizohet kryesisht me anë të erës (anemofila), por një ndikim të rëndësishëm kanë edhe insektet. Një nga insektet që ndihmojnë më mirë pllenimin është bleta. Mbajtja e 5-8 kosherëve blete për një ha vreshti, ndihmon shumë në pllenimin e luleve.
Veshuli, kokrrat dhe farerat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fruti është organi i riprodhimi dhe rrjedh nga pllenimi i lules femërore me polenin e lules mashkullore. Nga pllenimi, vezorja shndërrohet në frut dhe vezëzat në fara. Kështu, si rezultat i lidhjes së frutave lulesa shëndërrohet në bistak/veshul. Veshuli mund të jetë i thjeshtë (me një bosht dhe i veshur me kokrra rrushi) Ose i përbërë me krahë. Sipas formës së jashtme veshulet mund të jenë:
- Cilindrike (Pulezi, Pino Gri, Pino e Bardhë,
- Konike (Shesh i Zi dhe i Bardhë, Manakuqja, Mavrud, Vlosh, etj)
- Cilindriko-konike (Afuzali, Italia, Tajka e Kuqe, Çaushi
- Me krahë
- I degëzuar
Sipas shkallës së ngjeshmërisë/afrisë së kokrrave në veshul, ato mund të jenë
- I shkrifët
- I plotë
- I ngjeshur
Kokrrat e rrushit janë frutat që vinë si rezultat i transformimit të vezores së lules pas pllenimit. Ato kanë një bisht i cili lidhet me frenjën e veshulit. Format e frutit janë nga më të ndryshme të cilat ndryshojne në bazë të kultivarit dhe klonit (figurë 18). Ngjyra është e larmishme dhe kjo varet nga kultivari dhe kloni përkatës. Ngjyrat më mbizoteruese janë:
- e verdhë
- e kuqe
- rozë,
- e verdhë në të artë në të bronxtë, në të trëndafiltë, në të hirtë, blu në të vjollcë, e shumë ngjyra dhe
kombinime të tjera interesante, që i japin bukurinë dhe njëkohësisht kënaqësinë e të shijuarit (për më tepër kjo te kultivarët për ngrënie). Sipas madhësisë së kokrrave të rrushit, ato klasifikohën në këto grupe:
- Shumë të vogla, me një diametërr 4–5 mm;
- Të vogla, me një diametërr 8–12 mm
- Të mesme, me një diametërr 12–18 mm
- Të mëdha, me një diametërr18-28 mm
- Shumë të mëdha, me një diametërr mbi 28 mm.
Sipas madhësisë së veshulëve, ato klasifikohën në këto grupe:
- Të vogla me gjatësi nga 6–13 cm
- Mesatare me gjatësi 13–18 cm
- Të mëdha me gjatësi 18–30 cm, madje edhe më shumë.
Vetë veshuli përbëhet nga këto komponentë:
- Bishti
- Nyja e veshulit
- Nyja e degëzimit të parë të frenjit
- Krahët e veshulit;
- Përdredhësja me disa kokrra rrushi.
Fara është pjesë përbërëse e kokrrës së rrushit dhe është rezultat i vezëzave të pllenuara. Zakonisht në çdo kokërr duhet të ketë 4 fara, por gjatë pllenimit pllenohen vetëm 2 vezëza dhe rrallë 3. Kështu që në kokrrat e rrushit gjënden 2 dhe rrallë 3 fara. Ashtu si çdo bime tjetër, edhe bimët e hardhisë, përbëhen nga individë të cilat lindin, rriten, prodhojnë, shumëzohen dhe në fund vdesin, duke lëne trashëgimtarë/pasues. Te gjitha këto faza të jetës, realizohen nëpërmjet disa cikleve dhe stadeve të zhvillimit. Ato kalojnë duke i’u përshtatur kushteve agro-klimaterike të mjedisit ku ato jetojnë duke i’u përshtatur dhe shfrytëzuar ato. Hardhia është bimë drunore, kacavjerrese, shumëvjeçare, e cila jeton dhe shfrytëzohet për disa vite me radhë, madje në raste të veçanta edhe shekullore. Bimë të tilla janë gjetur në fshatin Shesh në Tirane, në Nartë, Leskovik, Përmet, Burrel, etj. Jetëgjatësia e hardhisë varet nga kushtet klimaterike-tokësore, agroteknika e përdorur, mënyrat e shtimit, mënyrat e kultivimit e shumë faktorë të tjere.
Veçoritë biologjike dhe kërkesat ndaj mjedisit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ciklet e zhvillimit të hardhisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ashtu si të gjithë speciet e tjera të bimëve frutore, edhe te hardhia vërehen dy tipe ciklesh: i) Cikli i madh dhe ii) Cikli i vogël. Te kjo e fundit përfshihen ato procese jetësore që përsëritetn vit pas viti sipas një ligjëshmërie të formuar historikisht nga evolucioni në përputhje me veçoritë klimateriko-tokësore te mjedisit.
Cikli i madh i zhvillimit individual
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cikli i madh i zhvillimit individual realizohet tek bimët të cilat kanë ardhur direkt nga mbirja e farës. Ato gjatë jetës së tyre kalojnë ciklin e madh në 4 periudhat e jetës, që janë: i) Periudha embrionale; ii) Periudha e rritjes; iii) Periudha e rritjes dhe e frutifikimit; iv) Periudha e frutifikimit dhe v) Periudha e pleqërisë. Periudha embrionale, fillon me pllenimin e vezores te lulja e bimës mëmë dhe vazhdon me qelizën embrionale. Kjo mbaron me mbirjen e farës deri sa del çifti i parë i gjetheve të vërteta. Kjo periudhë kalon në brëndësi të bimës mëmë. Për të marrë filiza të shëndoshë, nga ana praktike merr rëndësi vendimtare gjëndja e bimës mëmë. Gjatë periudhës që bimët janë të destinuara për të prodhuar farëra, ato duhet të ushqehen sa më mirë dhe të trajtohen me një agrofond sa më të përshtatshëm, me qëllim që farërat të jenë sa më vitale dhe të afta për të dhënë filiza sa më të shëndosha. Periudha e rritjes, fillon pas formimit të çiftit të parë të gjetheve të vërteta dhe vazhdon deri sa bima të hyjë në prodhimtari të plotë. Kjo periudhë karakterizohet për një rritje të shpejtë të kurorës dhe të sistemit rrënjor. Nga ana praktike rëndësi merr trajtimi i bimës. Me qëllim që bima e marrë nga fara të hyjë sa më shpejt në prodhim, ajo duhet të ushqehet dhe të trajtohet sa më mirë. Kjo periudhë zakonisht duhet të zgjasi rreth 2-3 vjet. Periudha e rritjes dhe e frutifikimit, fillon me hyrjen e bimës në prodhimin e parë dhe vazhdon deri në hyrjen në prodhimtarine e plotë dhe konstante. Kjo periudhë zgjat në varësi të kushteve agro-klimaterike dhe nga aftësitë trashëguese të kultivarit. Në këtë periudhë rëndësi praktike merr niveli i shërbimeve agroteknike dhe kushte klimaterike të zones ku bëhet kultivimi. Nga praktika është vërtetuar se kjo periudhë mund të zgjasi nga 3-5 vjet. Nga ana praktike, kjo periudhë është më me rëndësi, pasi nga jetëgjatësia e kësaj periudhe varet edhe efektiviteti i kultivimit dhe i shfytëzimit të vreshtave. Sa më mirë t’i shërbëhet bimëve gjatë kësaj periudhe, aq më efektive është edhe kultivimi i tyre. Nëse gjatë kësaj periudhe nuk i’u shërbehet si duhet bimëve, atëhere ato nuk arrijnë të diferencojnë sythet me lulëritë përkatëse dhe për pasojë procesi i hyrjen në prodhim vonohet. Periudha e frutifikimit, fillon me hyrjen e hardhisë në prodhimtarine maksimale dhe të qëndrueshme dhe mbaron me fillimin e rënjës së prodhimit në fillim të mplakjes se saj. Nga ana praktike është vërtetuar se jetëgjatësia e kësaj periudhe varet kryesisht nga kushteve klimaterike dhe nga aftësitë trashëguese të kultivarit, por më shumë rëndësi ka në këtë periudhë niveli i shërbimeve agroteknike. Një rol të rëndësishëm në këtë periudhë marrin: i) Plehërimet e vazhdueshme të kombinuara drejt me elementët NPK dhe të tjerë mikroelementë; ii) Krasitjet e për vitshme prodhuese; iii) Menaxhimi i rregullt i luftimit kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve; iv) Aplikimi i drejtë i sistemit të ujitjeve dhe të kullimit, e shumë të tjera. Nga praktika është vërtetuar se kjo periudhë mund të zgjasi nga 10- 35 vjet në varësi të kushteve të mësipërme. Periudha e pleqërisë, fillon me fillimin e rënies së prodhimit dhe vazhdon deri në tharjen e plotë të saj. Në fillim bima degradohet duke i larguar elementët e prodhimit, si: krahët, shamentat dhe çepat, nga baza e cungut në drejtim të majës. Më pas në humbjen e numrit te tyre si rezultat i kalbëzimit, tharjeve, etj. Humbje të numrit të bimëve vine për arsye të prekjes nga sëmundjet e ndryshme apo faktorë të tjerë fizik. Zakonisht në praktikë, për qëllime ekonomike nuk pritet që bima të kalojë deri në fund të fazës së pleqërisë. Me fillimin e rënies së prodhimit, mbajtja e bimëve shpesh herë nuk është ekonomike dhe praktikisht ato hiqen dhe zevëndesohen me bimë të reja ose të një specieje tjetër. E rëndësishme nga ana praktike gjatë kësaj periudhe është, trajtimi i bimëve të vjetra me një sistem sa më të përshtatshëm plehrimi dhe ndërhyrjet e duhura në eleminimin e pjesëve të vjetra të kurorës dhe rishfrytëzimin e thithakëve për zevëndësimin e pjesëve të humbura të kurorës, si dhe më vonë në ndërhyrjen me anë të krasitjeve ripërtëritëse. Te bimët e ardhura si rezultat i shartimeve me nënshartesat antifilokserike, të cilat vinë si rezultat i aplikimit të shartimeve me mbishartesa të marra nga copat e bimëve mëma (klone), në ciklim e madh të tyre eleminohet vetëm periudha embrionale. Periudhat e tjera janë si ato të përshkruara mesipër.
Ciklet e vogla të zhvillimit të hardhisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Si çdo bime tjetër edhe hardhia rritet dhe zhvillohet në bazë të një ligjësie dhe ciklesh të cilat përsëriten nga viti në vit aq herë sa do të jetë edhe jeta e saj. Këto quhen cikle. Tërësia e dukurive periodike që çfaq hardhia brënda një viti përbën atë që quhet cikli vjetor i hardhisë. Cikli vjetor realizohet me qëllim që te hardhia të sigurohen 3 qëllime kryesore që janë: 1) Rritja dhe zhvillimi i bimës; 2) Grumbullimi i lëndëve rezervë; 3) Riprodhimi. Këto dukuri janë karakteristike për faza të ndryshme të ciklit vjetor. Ato vinë sipas një radhë të caktuar, plotësojnë njëra tjetrën, ndonëse syri i kultivuesit herë herë nuk e sheh këtë fenomen. Sipas funksionit cikli vjetor mund të ndahet në dy cikle që janë: 1) Cikli i rritjes dhe 2) Cikli i riprodhimit.
Cikli i rritjes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në kushtet klimaterike ku ndodhet vëndi ynë, cikli vjetor i hardhisë ndahet në dy periudha bimore, që janë: i) Periudha vegjetative dhe ii) Periudha dimërore. Gjatë një cikli bimore vërehet se veprimtaria jetësore e një bime është herë e vrullshme dhe e dukshme dhe herë e qetë dhe e pa dukshme. Çdo periudhë që nga fillimi i tij dhe deri në mbarim kalon nëpër disa faza që qyhen Faza Fenologjike. Ato janë të ndryshme për kushte të ndryshme agro-ekologjike dhe në varësi të formës bimore, kultivarit dhe klonit.
Cikli i periudhës së qetësisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Cikli i periudhës së qetësisë dimërore fillon me rënjën e gjetheve në vjeshtë dhe mbaron me fillimin e lëvizjes së lëngjeve dhe të zgjimit të sytheve në pranverë. Kjo është nga pikpamja vizuale. Në të vërtetë kjo periudhë ka filluar kohë më parë. Ajo ka filluar gjatë muajit gusht, kur llastarët e kanë ndaluar rritjen dhe kur sythat janë diferencuar plotësisht dhe janë futur në periudhën e Qetësisë Fiziologjike ose Organike. Para rënies së gjetheve, madje gjatë fazës së diferencimit të sytheve, gjethet fillojnë të formojnë disa komponime organike që quhen “hormone frenuese”. Këto hormone e përgatisin sythin të piqet dhe të përgadidet për fazën e qetësisë. Pas rënies natyrale të gjetheve, bimët kanë hyrë në periudhën e qetësisë dimërore. Gjatë kësaj periudhe të pjesa mbitokësore nuk ka më rritje. Ndërsa sythet dhe organet mbitokësore futen në këtë periudhë të qetësie, sistemi rrënjor e vazhdon aktivitetin e tij pa u ndikuar nga ndryshueshmeria e lagështirës dhe e temperaturave të jashtme. Pas mbarimit të periudhës së Qetësisë Fiziologjike ose Organike, sythat futen në periudhën e Qetësisë së Detyruar. Në këtë fazë sythet janë të gatshme për t’u çelur, por kushtet e mjedisit të jashtëm si temperatura e ulta nën 100C (si pragu i minimumit biologjik), ato qëndrojnë akoma në gjume. Gjatë fazës së qetësisë dimërore, sythet dhe organet e tjera të bimës nuk kalojnë në qetësinë apsolute, por përveç sistemit rrënjor, sythat dhe te gjithë pjesët e tjera mbitokësore, vazhdojnë proceset e metabolizmit qelizor në drejtim të sintetizimit te karbohidrateve dhe të transformimit te amidonit në sheqerëra. Nga ana praktike në këtë periudhë bëhen një sërë veprimesh agroteknike që janë: mbjellja e bimëve të reja, krasitjet dimërore, lidhjet dhe stabilizimi i sistemit mbështetës, trajtimet kimike dimërore, plehrimi organo- mineral, e shumë veprime të tjera me karakter agroteknik.
Cikli i periudhës vegjetative
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo periudhë fillon herët në pranverë me lëvizjen e lëngjeve dhe mbaron me rënjën e gjetheve. Kjo periudhë koencidon në fillim të muajit shkurt dhe vazhdon deri në Nëndor për zonën e ngrohtë, dhe nga fillimi i marsit deri në mesin e Nëndorit për zonën e ftohtë. Gjatë kësaj periudhe hardhia kalon nëpër këto faza rritjeje dhe zhvillimi, që janë: 1 - Lëvizja e lëngjeve; 2 - Zgjimi dhe çelja e sytheve; 3 - Rritja e llastarëve; 4 – Pjekja e llastarëve; 5 – Pjekja e frutave dhe, 6 – Rrëzimi i gjetheve.
Fazat e rritjes dhe zhvillimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lëvizja e lëngjeve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillon menjëherë kur fillon rritja e temperaturave të shtresës së tokës ku shtrihet masa kryesore e sistemit rrënjor. Ajo fillon kur temperartura e tokës rritet në 7-8 C dhe intensifikohet me rritjen e metejshme të saj. Në këto kushte qimet thithëse fillojnë të formohen dhe të kryejnë aktivitetin e tyre thithës të ujit dhe të lëndëve minerale dhe të “shtytjes” së tyre për në drejtim të sytheve. Nëse në këtë periudhë bëhet ndonjë prerje apo hapet ndonjë plagë në trupin e bimës, menjëherë do të vërehet se fillon rrjedhja pika-pika e lëngut. Ky fenomen quhet “qarje” ose “lotim”. Gjatë kësaj periudhe në vreshtat duhet të merren këto masa agroteknike: 1) Duhet të ketë përfunduar krasitja dimërore; 2) Të përfundojnë lidhjet dhe stabilizimi i sistemit mbështetës; 3) Të vazhdojë plehrimi me plehrat organike dhe minerale si dhe punimi i sipërfaqes së tokës; 4) Të vazhdojnë plotësimet e boshllëqeve me anë të shumëzimit me an vazhdojne të përpanjave; 5) Të vazhdojnë trajtimet kimike dimërore pas krasitjeve me lëng bordulez, selinon e të tjera preparate dimërore; 6) Në fund të kësaj faze të përfundojnë shartimet me kalem te bimët që deshirohen të shartohen, etj.
Çelja e sytheve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillon menjëherë kur temperatura e ajrit ritet në mbi 10 C dhe intensifikohet me rritjen e mëtejshme të saj. Kjo periudhë fillon nga fundi i muajit mars dhe vazhdon në fillim të prillit për zonën e ngrohtë dhe rreth një muaj me vonë për zonën e ftohtë. Gjatë kësaj periudhe në vreshtat duhet të merren këto masa agroteknike: 1) Të vazhdohet me plehrimet organo-minerale; 2) Punimi i sipërfaqes së tokës me qëllim ruajtjen e vlagës dhe të zhdukjes së barërave të këqia; 3) Të vazhdohet me përmbysjen e bimëve pleheruese të gjelbërta si bathë apo të tjera legominoze, etj.
Rritja e llastarëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Karakterizohet me zgjatjen e tyre. Pas formimit të 4-5 gjetheve të para, shfaqen lulesat. Rritja intensive e llastarëve vazhdon deri në fazën e lulëzimit, më pas intensiteti i rritjes së tyre ulët. Gjatësia vjetore e rritjes së llastarëve në vreshtat e shërbyera mirë arrin në 1,5-2m, ndërsa tek hardhitë antifilokserike, ajo shkon nga 8–15 m. Fenofaza e rritjes së llastarve te hardhia, ashtu si te bimët e pemëve frutore, vërehet e bashkeshoqëruar me fenofazën e lulëzimit, ate të rritjes së kokrrave të rrushit, madje edhe të pjekjes dhe të pas vjeljes. Temperatura e fillimit të rritjes së llastarëve është mbi 10 C. Ndërsa në 28-30 C rritja e tyre është intensive dhe në 40-42 C rritja ndërpritet. Fenofaza e rritjes së llastarve gjatë të gjithë periudhës së vegjetacionit kalon në këto peiudha: i) Rritja fillestare e ngadalshme; ii) Rritja intensive (e vrullshme) e kërcejve dhe të gjetheve; iii) Trashja llastarëve; iv) Pjekja ose drunjëzimi i llastarëve, dhe v) Përgaditja për dimërim. Njohja e këtyre periudhave për kultivuesin, ka një rëndësi praktike, sepse sa më mirë të ushqehen dhe të trajtohen bimët gjatë periudhës së rritjes intensive të llastarve, aq më e lartë është edhe lënda organike e prodhuar në dobi të frutave dhe të fuqizimit e të depozitimit të lëndës organike në trupin e bimëve. Në periudhën e trashjes së llastarve dhe të pjekjes së tyre, nëpër sqetullat e gjetheve fillojnë të diferencohen sythat të cilat përmbajnë elementët vegjetative dhe ato frutore, të cilat përfaqësojnë llastarët në vitin e ardhshëm. Në këtë periudhë shërbimet agroteknike duhen të intensifikohën me qëllim që diferencimi i sytheve të bëhet sa më normal. Gjatë periudhës së pjekjes së llastarve, bimët fillojnë të përgaditen për t’u futur në dimërim. Më pas vjen periudha e rënies së gjetheve, proces fiziologjik ky që tregon se sinteza e lëndës organike prej tyre ka përfunduar dhe se qëndrimi i tyre në pemë është i pa nevojshëm. Për të patur suksese në prodhimin e rrushit, gjatë kësaj periudhe në vreshtat duhet të merren këto masa agroteknike:
- Të realizohet t’harrja e
llastarëve të tepërt dhe sidomos ato që nuk kanë lulesa. Kjo realizohet më mirë kur shfaqen/duken qartë lulesat;
- Punimi i sipërfaqes së tokës
me qëllim ruajtjen e vlagës dhe të zhdukjes së barërave të këqia;
- Kontrolli dhe lufta kundër
sëmundjeve dhe dëmtuesve të ndryshëm;
- Të vazhdohet me lidhjet e
gjelbërta duke i vendosur ato në pozicionin vertikal ose duke i vendosur në çiftin e telave të ndërtuara enkas për këtë qëllim;
- Të vazhdohet me plehërimet
kimike plotësuese, veçanërisht ato azotike;
- Të fillohet me aplikimin e
operacioneve të gjelbërta si: heqja e sqetullorëve, heqja e 3-4 gjetheve të para të vjetra zakonisht deri në gjethen paralel me lulesën e parë; 7) Lënja e llastarëve të rinj në cung me qëllim ripërtëritjen e krahëve dhe të elementëve të prodhimit, si dhe e llastarëve me qëllim aplikimin e shumëzimit me përpanja, kjo nëse në vendin fqinjë ka boshllëqe, etj.
Pjekja e llastarëve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pjekja e llastarëve vërehet me ndryshimin e ngjyrës në bazën e tyre nga jeshile e hapur, në kafe të kuqerremët dhe më pas në ngjyrë gështenjë. Pjekja e llastarit fillon nga baza dhe ngjitet në drejtim të majës. Kjo dukuri njihet drunjëzim. Sa më e pjekur të jetë llastari, aq më rezistent është ndaj temperaturave të ulëta të dimërit. Në fund të kësaj faze lëndët ushqimore kalojnë nga gjethet në llastar, pastaj nga llastarët në drejtim të krahëve, cungut dhe me në fund në drejtim të rrënjëve. Në këtë periudhë bima është e gatshme të hyje në fazën e qetësisë dimërore. Kjo fazë ka rëndësi të madhe në jetën e bimëve, sepse sa më e pjekur të jenë llastarët aq më rezistente dhe të fuqishme janë ato për t’i qëndruar temperaturave të ulëta. Njëkohesisht në këtë fazë, edhe sythet piqen plotësisht dhe kanë të diferencuara mirë të gjithë elementët vegjetative dhe prodhues të llastarit të vitit të ardhshëm. Një rëndësi e veçante për këtë fazë, është edhe tek hardhitë antifilokserike. Sa më të pjekura të jenë llastarët e tyre, aq më shumë është mundësia e kallusimit gjatë periudhës së shartimit. Për të patur suksese në pjekjen sa më të mirë të llastarëve, gjatë periudhës së vegjetacionit, duhet të kihet kujdes në aplikimin e këtyre masave agroteknike, që janë:
- Për rastet e llastarëve që e
vazhdojnë rritjen intensive duhet aplikuar këputja e majës së tyre. Me prerjen e majës ato frenojne rritjen e tyre dhe asimilatet e prodhuara nga gjethet drejtohen për në kërcell duke ndikuar në pjekjen e tyre;
- Pas prerjes së majave, fillojnë
të aktivizohen edhe sythet anësore të cilat edhe këto duhet të eliminohen. Në rast se shpërthimi i sytheve sqetullorë vazhdon përsëri, atëhere këshillohet të lihen 2 sqetullorët afër majës së prerë, me qëllim frenimin e shpërthimit të sqetullorëve të bazës. Kjo masë ndikon në pjekjen e llastarit deri në pikën e prerë;
- Nëse vegjetacioni në mesin
e gushtit është i vrullshëm, atëhere synohen në kufizimin deri në zerro i përdorimit të plehrave kimike sidomos ato azotike;
- Të vazhdohet me lidhjet e
gjelbërta duke i vendosur ato në pozicionin vertikal ose duke i vendosur në çiftin e telave të ndërtuara enkas për këtë qëllim, për arsye të ndriçimit dhe të ajrimit në maksimum të gjetheve dhe të gjithë kurorës;
- Të evitohen ujitjet e tepërta
dhe pa kriter, sepse ato shkaktojnë vegjetacione të panevojshme;
- Duhet të zbatohet një plehërim
i rregullt dhe i kombinuar me të gjithë elementët ushqimore NPK dhe me mikroelementët e tjerë.
Rrëzimi i gjetheve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Rrëzimi i gjetheve, shënon mbarimin e periudhës së vegjetacionit. Me uljen e temperaturave zakonisht gjatë fundit të muajit Nëndor dhe fillimin e Djetorit për zonat e ngrohta, ndërsa për zonën e ftohtë gjatë muajit Nëndor, gjethet e ndalojne procesin e fotosintezës, të frymëmarrjes dhe të transpirimit. Ato ndryshojne ngjyrën duke e humbur klorofilin nga jeshile, në ngjyrë të verdhë për kultivarët e më rrush të bardhë dhe nga jeshile në të kuqerremet për kultivarët me rrush të zinj (përveç Sangioveze). Llastarët shëndërrohen në shamenta. Me vazhdimin e uljes së temperaturave në 10 C, gjethet bien natyrshem në tokë. Për efekt të prekjes nga sëmundjet dhe dëmtuesit e ndryshëm, disa herë në praktikë, ndodh që gjethet të dëmtohen para se të vijë rrëzimi natyral biologjik. Kjo vjen nga që në disa raste, sapo realizohet vjelja e prodhimit, vreshtave nuk i’u realizomet më kujdesi i duhur në drejtim të mbrojtjes së kurorës. Kjo ndodh shpesh herë në kultivarët e hershëm që vilen 3- 4 muaj para rënjes natyrale të gjetheve. Ato duke u prekur nga sëmundjet dhe dëmtuesit gjethet bien parakohe dhe llastarët nuk e kalojnë si duhet procesin e pjekjes dhe sythat dimërore nuk i kanë diferencuar si duhet elementët vegjetative dhe prodhues të llastarit të ardhshëm. Për të patur suksese në ruajtjen e gjetheve, gjatë periudhës së pas vjeljes duhet të kihet kujdes në aplikimin e disa masave agroteknike, që janë: i) Vazhdimi i shërbimeve agroteknike në drejtim të luftimit të barërave të këqia; ii) Trajtimet kimike sipas llojit të infeksioneve, me qëllim ruajtjen e gjetheve deri në fund të vegjetacionit; iii) Ujitje pa teprime, etj.
Shterpësia dhe rrëzimi i luleve. Jo çdo lule e çelur lidh fruta përkundrazi, shumica e tyre rrëzohet. Arsyet e rrëzimit të luleve janë të shumta, por më kryesore janë për shkaqe biologjike. Në shumë raste ato nuk pllenohen si rezultat i shterpësisë së luleve. Arsyet e shterpësisë së luleve janë të shumta dhe shpesh herë të ndërlikuara. Në shumë raste vërehet se lulet kanë formuar kokra të cilat janë më të vogla dhe pa fara. Ky fenomen në vreshtari njihet më emerin melcim (fig. 5). Një nga arësyet më kryesore biologjike është se lulet tek disa kultivarë si: Çaushi, Kallmeti, Kokërmadhja, Tajka e Kuqe, etj, janë më tepër me lule funksionale femërore. Nëse këto kultivarë nuk shoqërohen me kultivarë pllenues, atëhere numri i luleve të rrezuara është i lartë. Disa nga shkaqet më kryesore të mos pllenimit dhe i rrëzimit në masë të luleve, janë: 1–Ndërtimi me mangësi i luleve. Ato mund të jenë funksionale femërore (ky fenomen ndeshet me shpesh) dhe lule funksionale mashkullore; 2–Aplikimi i një sistemi plehrimi të pamjaftueshem kryesisht ato azotike, rritja e dobët e llastarëve dhe nganjëherë edhe e kundërta rritja e shpejtë e llastarëve si rezultat i teprimeve me plehra azotike; 3–Kushte të papërshtatshme të motit, si: lagështirë e lartë nga reshjet, ulje të temperaturave, erëra të forta, ndriçim i pakët, etj; 4–Infeksione nga sëmundje dhe dëmtues të ndryshëm si: tenja e rrushit, vrugjet, hiret, virozat, klorozat, etj; 5–Mangësi në aplikimin e shërbimeve agroteknike si: mos realizimi i t’harrjeve, mos heqja e gjetheve të tepërta, mos lidhja e llastarëve, mangësi në drejtim të ndriçimit dhe të ajrosjes, etj; 6–Shkaqe të rasti si: gazra helmuese, ujra helmuese, lëndë kimike të përdorua, herbicide, lëng bordolez gjatë fazës së lulëzimit, etj.
Lidhja dhe rritja e kokrrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillon pas pllenimit të vezores, vazhdon me lidhjen e kokrrave ato që mbesin pas rrëzimit të luleve të pa pllenuara dhe mbaron me fillimin e ngjyrosjes së kokrrave nga jeshile në të verdhë të çelur për kultivarët e bardhë dhe në të trëndafiltë për kultivarët me fruta me ngyrë të zezë ose të kuqe. Gjatë kësaj periudhe, sipërfaqja e kokrrës së rrushit është në ndryshim të vazhdueshëm dhe në këtë periudhë kokrrat e rrushit janë më të predispozuara të preken nga shumë lloje sëmundjesh dhe dëmtuesish. Kjo lidhet me faktin se rritja në mënyrë të vazhdueshme të sipërfaqes së kokrrës, krijohen sektorë të zbuluar nga efektet e trajtimeve kimike te më pashme dhe janë më të predispozuara në mundësinë e infeksioneve. vërehet se numri mesatar i ditëve nga dita e parë e lidhjes së kokrrave e deri në pjekje, është rreth 120 ditë. Gjithashtu vërehet se duke filluar nga dita e parë e deri në ditën e 20, madhësia e kokrrës është në zmadhim të vazgdueshem. Deri në këtë periudhë pesha mesatare e një kokrre ka arritut në rreth 0,8-1,1 gr. Nga dita e 20 e deri në të 40-tën rritja e kokrrës është shumë e vogël dhe ditën e 50 – 60-te, ka filluar procesi i ngjyrimit të kokrrës. Nga dita e 60 e deri në ditën e 120 vazhdon njëkohesisht edhe procesi i ngjyrimit të mëtejshëm si dhe rritja e madhësisë dhe e peshës së kokrrave. Në fund të pjekjes pesha mesatare për kultivarin Sangiovese, arrin në rreth 1,8- 2 gr. Ndër shërbimet më kryesore agroteknike që duhet të bëhen gjatë kësaj faze, janë trajtimet kimike në jo më pak.
- Fillimi i ngjyrimit të kokrrave
- Pjekja e kokrrave se 7-10 ditë në varësi të
preparatit dhe të ecurisë së shirave. Gjithashtu kjo fenofazë përkon me rritjen maksimale të kokrrave që do të thotë se në këtë periudhë janë kërkesat me kritike për elementët ushqimore dhe për sasinë e lagështirës së duhur në tokë. Prandaj krahas masave të tjera kundër sëmundjeve dhe dëmtuesve, sigurimi i kombinuar i elementëve ushqimor dhe sigurimi i lagështirës optimale nëpërmjet ujitjeve, janë masat më të domosdoshme që duhet të kryhen në këtë periudhë.
Pjekja e kokrrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo fazë ndahet në 3 fenofaza të ndryshme
Zbutja e kokrrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo fenofazë fillon me humbjen e klorofilit dhe shëndrrimin e lëndëve organike të asimiluara nga fotosinteza në sheqerëra (kryesisht glukozë). Këto ndryshim të mbrendshme sjellin ndryshime edhe në cipën e kokrrës së rrushit. Cipa e kokrrës bëhet më elastike dhe më e shkëlqyer. Në kultivarët me rrush të bardhë, cipa zverdhet, ndërsa në kultivarët me rrush të kuq dhe të zinj, cipa bëhet e trëndafiltë. Në këtë moment kokrra e rrushit e ka të formuar plotësisht farën. Në këtë fazë kokrrat e farës, nëse vihet në kushtet e mbirjes, ato janë totalisht të gatshme për të mbirë Nga ana tjetër kokrra e rrushit e rrit madhësine duke arritur në përmasat optimale sipas kultivarit, si dhe sa vjen e zbutet më shumë. Cipa e frutit vazhdon dhe bëhet akoma më e shndritshme dhe më alestike. Te disa kultivarë cipa shqitet lehtësisht nga tuli . Në fundin e kësaj periudhe vazhdohet me trajtimet kimike kryesisht kundër atyre të vrugjeve, kalbëzimeve të ndyshme, etj dhe kryesisht kundër tenjës e cila në këtë fazë bëhet shumë agresive. Trajtimet kundër hirit ndërpriten. Po kështu ujitjet e tepruara duhet të eleminohen sepse kjo masë vonon pjekjen për kultivarët e destinuara për verë. Ndërsa për rrushrat e tavolinës, nëse tentohet të shtyhet sa më vonë, atëhere mund të aplikohen ujitjet me norma disi të larta uji.
Pjekja e kokrrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo fenofazë përkon me pjekjen e llastarëve dhe karakterizohet me grumbullimin e shpejtë të lëndëve organike dhe transformimin e tyre në sheqerëra. Në këtë nënfazë kokrrat e rrushit grumbullojne sasinë maksimale të sheqerërave, të lëndëve ushqimore, si dhe të aromave më të mira sipas kultivarit. Në praktikë kjo fazë quhet pjekja industriale. Koha e vjeljes përcaktohet nga destinacioni i prodhimit. Nëpër vreshta në këtë fazë nuk bëhen shërbime të veçanta agroteknike, vetëm se punohet në drejtim të eleminimit të barërave të këqia, uljen deri në heqjen fare të ujitjeve, intensifikohet puna kundër infeksioneve të kalbëzimeve të ndryshme të rrushit.
Tejpjekja e kokrrave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kjo fenofazë fillon pas grumbullimit maksimal të sheqerërave në kokrrat e rushit. Pas kësaj fenofaze frutat futen në tejpjekje. Në këtë fenofazë si rezultat i avullimit të ujit nga kokrrat, rritet si rezultat i koncentrimit sasia e sheqerit dhe ulët sasia e acideve organike. Ky rrush lejohet të kalohet në këtë fazë nëse ato janë të destinuara për tharje ose për prodhimin e verërave të embla ose të likereve të ndryshme. Njohja dhe dallimi i fenofazave të hardhisë ka rëndësi të njihen nga kultivuesit, sepse në bazë të saj ato janë më në gjëndje të përcaktojnë më drejtë se çfarë masash agroteknike duhem marrë dhe përse duhet bërë. Çdo fenofaze quhet e filluar nëse është shfaqur rret 5% e sasise së dukurive të një fenofaze, në masën 50% quhet fenofaze në maksimun e dukurise dhe në mbarin të fenofazës quhet kur janë realizuar rreth 90% e dukurive.
Kerkesat ndaj faktoreve te mjedisit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër elementët më kryesor të mjedisit për kushtet normale të rritjes dhe të zhvillimit të hardhisë, janë: temperatura e ajrit; temperatura e tokës; lagështira ajrore dhe tokësore; drita; ajrimi; era; prania e elementëve ushqimore në tokë, etj. Secili nga këto elementë, ka rëndësinë dhe vëndin e vet në jetën e kësaj bime. Mungesa e njërit apo teprica e tjetrit ndikon për keq në rritjen e zhvillimin e saj. Vlerat e këtyre elementëve për një zonë apo mikrozonë të caktuar janë të ndryshme. Ato janë në varësi të lartësisë mbi nivelin e detit, kundërdrejtimit ndaj diellit, relievit, përbërjes kimike dhe fizike të tokës, të gjërësisë gjeografike, e shume te tjera.
Kerkesa per temperaturen
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Temperatura një nga faktorët më të rëndësishëm për jetën e hardhise. Te gjithë proceset e ndryshme fiziologjike realizohen vetëm në prani të një intervali të caktuar temperaturash të ajrit, të tokës dhe të vetë bimës. Sipas vlerave të temperaturave, varet ndjeshëm aftësia thithëse e sistemit rrënjor, intensiteti i fotosintezës, intensiteti i frymëmarrjes, intensiteti i transpirimit dhe i shumë proceseve të tjera fiziologjike. Në drejtim të kultivimit dhe të përshtatjes sa më të mirë të kësaj bime për kushtet e një rajoni të caktuar, rëndësi praktike paraqesin kryesisht këto tregues: i) Temperaturat mesatare shumëvjeçare të ajrit, ii) Temperaturat minimale e maksimale absolute, iii) Temperatura e tokës, etj. Sipas ndikimit të temperaturave në jetën e bimëve ato klasifikohën në:
- Temperatura të Pragut të Minimumit Biologjik,
- Temperatura Optimale
- Temperatura të Pragut të Maksimumit Biologjik.
Me temperatura të pragut të minimumit biologjik, kuptojmë ate vlerë temperature kur hardhia fillon të zhvillojë proceset foziologjike të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Këtu nënkuptohet fillimi i lëvizjes së lëngjeve dhe e çeljes së sytheve. Temperatura e pragut të minimumit biologjike te hardhia është e ndryshme për kultivarë të ndryshëm dhe për zona të ndryshme. Psh, për kultivarin Aramon, temperatura e çeljes së sytheve është 12.20C. Ndërsa për kultivarin Perla di Ksaba është 5.60C. Me marrëveshje është pranuar një mesatare e ponderuar 100C, ose ndryshe quhet “zeroja vegjetative”. Me temperatura optimale, kuptojmë atë interval temperature, kur rritja dhe zhvillimi i bimës bëhet krejtësisht normale. Temperatura optimale e rritjes dhe e zhvillimit të bimëve, është e ndryshme në varësi të llojeve dhe të stadeve të ndryshme fiziologjike të rritjes dhe të zhvillimit. Por nëpërgjithësi konsiderohet diapazoni nga 24 – 280C. Në kushtet e temperaturave optimale dhe të faktorëve të tjerë si: drita diellor, uji, ajri, etj, bimët sintetizojnë më tepër lëndë organike, që d.m.th. Shfaqin më shumë rritje e zhvillim në njësinë e kohës, që nga ana praktike kuptohet më shumë prodhim frutash e gjethesh e më cilësi më të mirë për njësi të sipërfaqes. Me temperatura të pragut të maksimumit biologjik, kuptojmë atë kufinj të temperaturës, pas të cilëve bimëve i’u fillon t’ju shkaktohen shqetësime fiziologjike. Kjo ndikon në frenimin e rritjes dhe të zhvillimit të bimëve. Në përgjithësi temperatura e pragut të maksimumit biologjik për shumicën e llojeve të hardhive mbi 380C deri në 420C. Mbi këto temperatura hardhia i frenon të gjitha proceset jetësore të rritjes dhe të asimilimit të lëndës organike. Madje në këtë temperature bimëve i’u shkaktohen probleme serioze fiziologjike. Një rëndësi praktike për kultivimin e hardhisë kanë gjithashtu edhe njohja e dy treguesve të tjerë kryesor të temperaturave që janë:
- Shuma e temperaturave efektive
- Shuma e temperaturave aktive.
Shuma e temperaturave efektive, gjëndet nga diferenca temperaturave mesatare të një periudhe të marrë në analizë, me vlerën e temperatures së minimumit biologjik të një bime të dhënë, dhe kjo diferencë shumëzohet me numrin e ditëve të periudhës së vegjetacionit. Në bazë të kësaj përllogaritjeje, mund të ndërtohet një grafik i tillë, i cili ndihmon të përcaktohen pragjet e fillimit dhe të mbarimit të temperaturave efektive të një zonë të caktuar. Shuma e temperaturave aktive, përfaqëson shumën progresive të temperaturave mesatare ditore mbi pragun e minimumit biologjik. P.sh., në qoftë se temperatura mesatare e një ditë të caktuar gjatë periudhës së kultivimit është 25 0C, atëhere vlera temperatura aktive ditore, e cila shërben për të përcaktuar shumën e temperaturave aktive, vlerësohet me 100C (250C-100C =100C). Ndërsa vlera e shumës së temperaturave aktive, gjëndet duke mbledhur vlerat e temperaturave aktive ditore të ditës së parë, të dytë dhe kështu me radhë të gjithë ditët e periudhës së kultivimit të bimëve në një zonë të caktuar. Sipas studimeve të bëra vërtetuar se hardhia kërkon një shumë temperaturash aktive mbi 100C, në vlerën totale rreth nga 2000- 38000C, të cilat janë të ndryshme për kultivarë të ndryshëm. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të larta. Temperaturat e larta në mbi 350C, ndikojnë në uljen e lagështirës ajrore dhe gojëzat e gjetheve duke tentuar të realizojnë një vetëfreskim me anë të procesit të transpiracionit, humbasin shumë ujë dhe në temperaturat mbi 400C, gjethet kalojnë në vyshkje. Vyshkja mund të jetë e përkohshme ose e përhershme. Vyshkja e përkohshme kalon shpejt nëse temperaturat e mbasditës fillojnë dhe ulen dhe nëse toka ka vlagën e duhur. Nëse lagështira në tokë mungon nuk është e mjaftueshme, atëhere edhe pse temperaturat e mbasditës ulen, përsëri gjethet nuk e marrin dot veten. Ky proces shoqërohet me përkeqësimin e bimës. Për të mbrojtur veten, bimët në fillim e ndalojne rritjen e kokrrave të rrushit (kur janë fazën e rritjes së kokrrave), ndërsa kur janë në fazën e zbutjes apo fillimit të pjekjes së kokrrave, atëhere sasia e ujit në fruta ulet sëtepërmi dhe sasia e sheqerit potencial që mund të grumbullohet në kokërr është shumë e ulët, megjithëse si përqindje në lëngun e kokrrës ai është i normal. Gjethet kanë pak ardhangi/lagështirë dhe sasia e cilësia e prodhimit dhe vlerat ushqimore bien ndjeshëm. Nëse thatësira dhe temperaturat e larta vazhdojnë, atëhere do të bien edhe gjethet, do të thahem llastarët dhe me rrallë organet e tjera vegjetative dhe ato të prodhimit. Reagimi i bimëve ndaj temperaturave të ulëta. Në temperatura më të ulëta se ajo e zeros biologjike, bimët ndodhen në fazën e qetësisë relative dhe në këtë periudhë bimët realizojnë më ngadalë procesin e frymëmarrjes. Në këtë periudhë bimët kanë qëndrueshmëri ndaj:
- Uljes së temperaturave nën 00C
- Uljes së temperaturave nën zeron biologjike
- Ndaj të gjithë faktorëve të pa për shtatshëm për vegjetacionin e bimëve të periudhës së dimërit.
Nëse gjatë pranverës kur kanë çelur sythet dhe kur temperaturat e ajrit zbresin poshtë +0,50C, atëhere sythet e çelura (me lule ose me gjethe) dëmtohen rëndë. Nëse gjatë periudhës së qetësisë dimërore, temperaturat e ulëta zbresin më poshtë se 5-6 gradë nën zerro, atëhere vërehen dëmtime të floemës dhe të ksilemës tek shamentat. Në temperatura negative në intervalin -20 ose në -22 gradë nën zerro, atëhere dëmtohen pothuajse të gjithë elementë e prodhimit çepat dhe shamentat dhe në nën -26 gradë dëmtohet e gjithë bima. Sitemi rrënjor është më delikat se pjesa ajrore. Rrënjët e hardhive Europianë dëmtohen në temperturat -5-7 0C, ndërsa te hardhitë Amerikanë rrënjët dëmtohen deri në intervalin e temperaturave -9-12 0C. Me qëllim që efekti dëmtues i bimëve frutore të ulët në minimumin e mundshëm, rëndësi ka që plantacionet të trajtohen me një sërë masash agroteknike, të tilla si:
- Të aplikohet një sistem i kombinuar plehrimi (NPK). Kjo shërben që sythat, degëzat të kalojnë shpejt fazat e zhvillimit dhe ne dimër të kenë hyrë në gjëndje të “pjekur”.
- Të zbatohet një sistem ujitje pa e tepruar me qëllim që në fazat e fundit të vegjetacionit, të mos
stimulohet vazhdimi i vegjetacionit apo dalja e llastarve të rinj.
- Të merren masa për një sistem të mirë kullimi, ku sistemi i drënazhimit është më i përsosur.
Kerkesat per ujin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Uji është elementi bazë dhe më i rëndësishëm jetësor, sepse nga gjëndja dhe sasia e tij në tokë, e ajër, varet rritja dhe zhvillimi normal i hardhive. Për të siguruar rendimente dhe cilësi të lartë të prodhimeve (fruta dhe masë vegjetative) Për njësi të sipërfaqes, duhet që në radhë të parë të njihen mirë kërkesat e hardhisë për këtë element jetësor. Nevojat për lagështirë janë të ndryshme në faza të ndryshme të rritjes dhe të zhvillimit të saj. Vetëm në një sasi të caktuar lagështirë tokësore, bëhet e mundur tretja e elementëve ushqimor që ndodhen në tokë. Nëpërmjet qimeve thithëse solucioni tokësor kalon në sistemin rrënjor dhe më pas në pjesën mbitokësore, në kërcej, në gjethe, e fruta. Uji në trupin e bimëve ka shumë funksione, por ndër to më kryesorët janë: i) Së pari, me anë të ujit bimët i transportojnë në trupat e tyre lëndët ushqimore të nevojshme. Në prani të ndriçimit diellor, gazit karbonik dhe të temperaturave të përshtatshme, solucioni tokësor nëpërmjet procesit të fotosintezës, sintetizohet lënda organike e cila materiali bazë për ndërtimin dhe rritjen e bimëve, frutave dhe të gjetheve, etj. ii) Së dyti, bima me anë të transpirimit (avullimit) Nga sipërfaqja e gjetheve, vetëfreskohet. Si rezultat i avullimit të ujit nga sipërfaqet e gjetheve, ulet temperatura e tyre. Nëpërmjet këtij procesi bimët vetëmbrohen nga temperaturat e larta dhe kryejnë pa shumë probleme, proceset e tyre fiziologjike. Kërkesat për ujë janë qysh në farë. Uji i sapo futur në farë dhe në temperatura të përshtatshme ndikon në fillimin e oksidimit dhe të zbërthimit hidrolitik të albuminave. Në këtë fazë frymëmarrja intensifikohet, çlirohet energjia e nevojshme dhe aktivizohet rrënja dhe kërçelli embrional. Si rezultat i rritjes së presionit të bymimit, realizohet çarja e lëvores së farës. Me rritjen e përqëndrimit të ujit deri në nivelin 55 – 65% të kapacitetit ujor të substratit ku fara është venë për mbirje, ajo aktivizon me shpejtësi rritjen e embrionit, duke dhënë rrënjën embrionale dhe kërçellin embrional, që më pas përfundon në bimën e mbirë mbi sipërfaqen e substratit. Lagështira optimale sigurohet nëpërmjet ujitjeve të kujdesëshme, pa e tepruar dhe gjithmonë e shoqëruar me ajrosje dhe me një diellezim sa më të gjatë. Sasia e ujit në gjethe arrin nga 60-80% në varësi të formave bimore. Mungesa e ujit të duhur në tokë vështirëson dhe ngadalëson rritjen dhe zhvillimin e gjetheve. Në mungesë të theksuar gjethet dhe llastarët jo vetëm që nuk rriten, por më vonë fillojnë të zverdhen dhe më pas rrëzohen. Për të realizuar balancën e nevojshme të ujit në bimë, një rëndësi të madhe ka uitja. Ky proces stimulon rritjen dhe zhvillimin e organëve gjenerative, diferencimit të sytheve dimërore dhe të rritjes së llastarëve. Prania e ujit në sasi të konsiderueshme në tokë, stimulon shumë mirë sistemin rrënjror. Regjimi optimal ujor në tokë gjatë periudhës së vegjetacionit, duhet të jetë në rreth 60-70% e kapacitetit/aftësisë ujëmbajtëse të saj. Sasia e tepërt e ujit në tokë e dëmton sistemin rrënjor. Thellësia e ujrave nëntoksore nuk duhet të jetë më lart se 1.5-2m, në të kundërt bimët vuajnë, asfiksohen dhe thahen. Fazat më kritike për ujë janë: i) Fillimi i lulëzimit dhe i frutifikimit; dhe ii) Faza e rritjes intensive të kokrrave dhe të llastarve. Krahas nevojave për lagështirën tokësore, bimët e hardhive janë ekzigjente edhe për lagështirën ajrore. Ajo duhet të jetë rreth vlerave 70-80%.
Kërkesat për dritën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Te bimët me klorofilë e cila bën pjesë edhe hardhia, drita diellore realizon sintezën e lëndës organike nëpërmjet procesit të fotosintezës. Drita e rrezatuar nga disku i diellit, përbëhet nga një sërë komponentësh, që në kompleks përbën atë që quhet Drita e Bardhë. Nga studimet e mirëfillta shkencore është parë se drita diellore përbëhet prej valeve elektromagnetike dhe pjesëzave të tyre që quhen Fotone. Vala e dritës diellore karakterizohet nga:
- Shpejtësia e lëvizjes
- Gjërësia e valës
- Frekuenca.
Shpejtësia e lëvizjes së dritës së diellit në hapësirën kozmike është rreth 300.000 km/sek (C = 3 * 107). Fotonet si pjesë elementare të valës së dritës diellore, janë në vetevete bartëse të energjise diellore. Energjia e fotoneve shprehet me formulen, E = h*v ku; E – energjia e cila shprehet në J (Xhoul); h - konstantja e Planktit =6.63.10-34 (J.s-1); Vfrekuenca në sekonta S-1. Energjia e kuanteve të dritës diellore, varet nga gjatësia e valës diellore. Sa më e vogël të jetëgjatësia e valës, aq më e madhe është energjia e kuanteve dhe e kundërta, sa më e madhe të jetë gjatësia e valës, aq më e vogël është kjo energji. P.sh. për sintezën e 1 gr-molekule të lëndës organike nga rrezet e kuqe me gjatësi vale l = 670 mm, duhen 42 K.Kalori. Ndërsa me rrezet blu me gjatësi vale l = 470 mm duhen 60 K.Kalori. Kështu që me anë të kësaj kuptojmë se rrezet e kuqe janë më të dobishme, pasi kursehen 18 K.Kalori në krahasim me rrezet blu. Rrezet diellore me gjatësi vale më të vogël se 400 mm, kanë aftësinë të shkatërrojnë qelizat bimore dhe ato shtazore të planetit tone. Fatmirsisht, këto rreze absorbohen pothuajse plotësisht nga shtresa e Ozonit (O3), që e rrethon planetin tokë në lartësinë mbi 8000 m mbi sipërfaqen e tokës. Rrezet diellore të dobishme për bimët bujqesore ndahen në 3 grupe: Ne grupin e parë janë rrezet më të rëndësishme për bimët të cilat janë me gjatësi vale nga 380 – 780 mm. Këto përfaqësojnë Radiacionin Aktiv Fotosintetik (RAF). Këto rreze bëjnë pjesë në rrezet e dukshme nga syri i njeriut. Ketu përfshihen rrezet të Kuqe, Blu, Jeshile, të Verdha, Portokalli dhe të Kuqe. Prioriteti i bimëve mbi zgjedhjen e ngjyrave të spekttrit diellore, është: në fillim e kuqja, pastaj portokallia, e më radhë e verdha, e gjelbërta, bluja dhe me në fund ngjyra vjollcë. Rrezet e Kuqe dhe ato Blu, janë më të domosdoshme në procesin e veprimtarisë së klorofilës. Te gjitha rrezet e këtij grupi përbëjnë energjinë bazë për sintezën e lëndës organike te bimët me klorofilë. Bimët e hardhisë si bimë dritëdashese tipike të cilat rriten dhe zhvillohen në prani të dritës diellore, kanë nevojë më shumë për spektrin e dritës së kuqe. Ne grupin e dytë të rrezeve diellore, janë janë rrezet Ultra–Violet me gjatësi vale < 400 mm. Këto rreze janë të padobishme për fotosintezën e bimëve. Ne grupin e trete të përfshihen rrezet Infra të Kuqe, që janë me gjatësi vale > 700 mm. Këto rreze nuk shërbejnë për formimin e klorofilës, por janë burim energjie për zhvillimin e mëtejshëm të bimëve, duke marrë pjesë në procese fiziologjike si në ndarjen e qelizave, diferencimin e pjesëve gjenerative, lulëzimin, etj. Rezet Infra të Kuqe ndahen ne: Rrezet Infra të Kuqe që janë rreze të ardhura nga rrezatimi diellore Rrezet Infra të Kuqe të Gjata, që vine nga ftohja e mjedisit ku është bima (toka, vetë bima) Hardhia bën pjesë në grupin e bimëve me kërkesa të larta për dritën diellore. Kur drita nuk është në intensitetin e duhur, proceset vegjetative ulen dhe në mungesë të saj rritja e bimës ndërpritet. Gjethet zverdhen, ulet veprimtaria gjethore dhe sistemi rrënjor kalon gradualisht në asfiksi. Në dritë të pamjaftueshme gjethet nuk kryejnë si duhet fotosintezën dhe nuk mund të prodhojnë në sasira të duhura lëndën organike, duke e ndërprerë kështu furnizimin e kokrrave të rrushit me lëndë organike. Në këtë situatë gjethet bien shpejt. Llastarët e pandriçuar mirë nuk diferencojnë mirë sythat dimërore dhe ndërnyjet bëhen më të zgjatura dhe më të holla. Në sasi të pamjaftueshme të dritës, kokrrat e ndalojnë rritjen dhe ato që arrijnë të piqen kanë vlera shumë të ulëta ushqimore dhe pak lëng dhe akoma me keq, me pak sheqer. Me qëllim që bimët të marrin sa më shumë ndriçimin diellor, gjatë kultivimit duhet të merren një serë masash agroteknike të tilla si:
- Aplikimi i krasitjeve të për vitshme dimërore dhe vegjetative;
- Aplikimi i distancave të përshtatshme në mes bimëve me qëllim rritjen e sipërfaqes së ndriçimit diellor
- Orientimi i drejtë i rreshtave në bllok. Në tokat fushore ato duhet të jenë të drejtuara nga drejtimi Lindje – Perëndim, ndërsa në tokat kodrinore dhe me kundërdrejtim nga Veriu, duhet të aplikohet skema shah-mat, me qëllim që hija e njërës bimë të mos hijezoi pemën tjetër, etj.
Kerkesa per token
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Megjithëse hardhia ka një përshtatje të mirë pothuajse në të gjithë llojet e tokave, por për të marrë një sasi rrushi me cilësi të mirë dhe të kënaqshme për konsumatorin dhe për përpunimin e tij në verë, përbërja e tokës dhe e cilësite fizike të sajë, kanë një rëndësi të veçantë. Tokat më të mira janë ato që kanë përmbajtje të lëndëve ushqimore në vlera të konsiderueshme. Tokat e thella, të shkrifta, me lagështirë të mjaftueshme, të afta për t’u ajrosur, me strukturë kokrrizore (ranore-argjilore ose argjiloranore) dhe të pastërta nga barërat e këqia shumë vjeçare, janë më idealet për hardhinë. Në toka të varfëra dhe të thata, bimët rezistojnë por rriten më të dobëta. Ato japin prodhime më më pak vlera ushqimore. Kokrrat e rrushit kanë më pak proteina, sheqerëra, karbohidrate, vitamina dhe kripëra minerale. Në tokat argjilore, të lagëta dhe të rënda bimët e hardhisë nuk shkojnë si duhet. Gjithashtu tokat e ftohta dhe pak të kripura (nën 1%), zhvillohen disi, por atyre i’u krijojnë probleme gjatë jetës së tyre. Tokat gurishtore, ranore, më pak shtresë punuese të tokës, etj, janë më pak të përshtatshme për kultivimin e hordhise. Në tokat moçalore Hardhitë pothuajse nuk zhvillohen fare ose zhvillohen me shumë vështirësi. Rezultate të mira në prodhimin e rrushit, merren vetëm atëhere kur pH i tokës 6.5 – 7,5. Është vërtetuar se tokat me reaksion lehtësisht acide dhe lehtësisht bazike (nën 6 dhe mbi 8) janë të papërshtatshme. Papërshtatshmeria e tyre shpjegohet me reaksionet kimike që zhvillohen në mes elementëve kryesore ushqimor që ndodhen në tokë dhe të mbetjeve acide apo bazike që krijohen në solucionin tokësor. Substancat e formuara prej tyre, ndikojnë në uljen e aftësisë së asimilimit të elementëve kryesor ushqimore nga sistemi rrënjor. Në tokat acide, sidomos kur niveli i Ca është i ulët, vërehet efekti formimit të komponimeve të pa asimilueshme të elementëve ushqimore. Në solucionin tokësor tokat bujqësore përmbajnë sasi të konsiderueshme kripërash të tretshme në ujë, të cilat janë të domosdoshme për rritjen dhe zhvillimin e hardhive. Në kushte normale sasia e tyre në tretësirat tokësore rrallë i kalon 1 gr për litër ujë. Në tokat normale, pjesa më të madhe të këtyre kripërave e përbëjnë kripërat e Kalçiumit. Ndërsa tokat në të cilat ne i quajmë të kripura, janë të tilla sepse në solucionin ujor të tyre, përmbajnë sasi më të madhe kripërash. Sasia e lartë e nivelit të kripërave në tokë, te hardhia ndikojnë ndjeshëm në uljen e aftësisë thithëse të ujit dhe të elementëve të tjerë ushqimor. Është vërtetuar se tokat me kripëra deri në 10 gr/litër ujë (sipas I.H. Puzina), në një thellësi toke në jo më shumë se 1 m, mund të mbillen dhe të kultivohen Hardhitë. Në këto raste përdorimi i plehrave organike është tepër i rëndësishëm. Në mbi 10 – 20 gr kripe për litër ujë, qëndrueshmëria e hardhive vështirësohet. Në mbi 20 gr/litër ujë, nuk bëhet fjale për kultivimin e kësaj bime. Tokat e drënazhuara e ulin shumë efektin negativ të tokave të rënda, të ftohta, dhe atyre që kanë përmbajtje kripe në nivelet e mësipërme. Në përgjithësi tokat të cilat kanë një shtresë të thellë punuese dhe një formacion amnor të shkrifët, krijon kushte shumë të përshtateshme për rritjen dhe zhvillimin shumë të mirë të hardhisë dhe siguron potenciale të larta në drejtim të prodhimit të rrushit dhe të cilësise së tij. Tokat skeletike/gurishtore janë më të varfëra, sepse ato ndodhen në zona me shtresa të cekëta dheu. Në këto toka plehrimi organo-mineral dhe mbrojtja nga erozioni, janë bazë për ruajtjen e lëndeve minerale dhe humusit (fig. 10). Tokat luginore dhe anës lumejve, janë më të pasura dhe kanë nevoja më të pakta për plehrime (sidomos për azot dhe fosfor). Këto toka nuk janë shumë të përshtatshme sepse në pjesën më të madhe të kohës, në to grumbullohet lagështira ajrore, prania e vesës, mjergullës, etj, të cilat janë të predispozuara të preken nga dhume sëmundje dhe dëmtues. Tokat fushore me taban të thellë punues, të pasura me lëndë organike dhe ato minerale, të kulluara mirë, etj, janë më të përshtatshme për vreshtat, por akoma jo më ideale. Sipas të dhënave të studiuara tokat më ideale janë ato kur në përbërjen e tyre përmbajnë: i) 5-10% pjesë skeletike (gurë); ii) 40-50% rërë; iii) 15- 30% lym; iv) 15-30% argjil; v) dhe 1.5-2% lëndë organike (humus) Kur tokat janë acide, me ph mbi 6.5, sistemi rrënjor asimilon me vështirësi makroelementët si: N,P,K,Ca, etj. Kjo përmirësohet nëse hidhen 3-4 kv/dn gëlqere e cila ndikon në neutralizimin e reaksionit acid të tokës. Kur tokat janë bazike, me ph mbi 8.5, sistemi rrënjor asimilon dobët mikroelementët si: B, Fe, Mn, Zn, Cu, etj. Hedhja e 4-5 kv/dn gips, ndikon në përmirësimin e reaksionit bazik të tokës.