Historia e Bullgarisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Historia e Bullgarisë

Fitoret e korrura të trupave ushtarake bullgare të ndihmuara nga Rusia në Luftën e parë Ballkanike, siç ishte pushtimi i Adrianopojës nuk u përsëriten në luftën e dytë Ballkanike. Përderisa trupat bullgare ishin përqendruar në vijën e frontit me Serbinë dhe Greqinë, ushtritë Rumune ja arritën të depërtojnë gjerë në Sofje, trupat turke e depërtuan në Adrianipojë.

Gjatë Luftës së parë dhe të dytë botërore Bullgaria ishte në anën "Fuqive të boshtit". Fitorja e turqve në betejën e zhvilluar në Gallipol shtyri Bullgarinë që të anëtarësohej në paktin e "Fuqive të Boshtit".

Pasojat e luftës së parë botërore për Bullgarinë ishin të rënda. Pas lufte nuk mund të flitet për ndonjë degë ekonomike të mirëfilltë në Bullgari. Ajo në atë kohë nuk ishte në gjendje të mbulonte me drithë kërkesat vetjake. Në industri paraqitej mungesë e madhe e xeheve dhe energjisë. Tregtia nuk mund të zhvillohej si pasojë e mungesës së makinave transportuese, të cilat ishin vënë në shërbim të ushtrisë gjatë luftës dhe tani ishn të shkatërruara. Çmimet u rritën një shkallë të lartë. Si shkak kryesor i kësaj gjendje mendohet të ishte marrveshja e paqes e njohur si "Paqja e Neulit" (Paqja e Parisit). Me këtë marrëveshje Bullgaria kishte humbur të drejtën jo vetëm mbi tokat e pushtuara gjatë luftës por edhe provincat që për ekzistencën dhe zhvillimin e Bullgarisë ishin esenciale. Kështu provincat Caribrod dhe Strumnica ju dhanë "Mbretërisë Serbe, Kroate dhe Sllovene" e cila sapo ishte krijuar, dalja në detin Egje në mes të vendeve Mesta dhe Marica e thirrur nga greët Aleksanderpolisi, së bashku me potin detar ishte nën administrimin e Aleancës e cila këtë pjesë në San Remo në prill1920 vendosi ta lënë nën kontrollin e Greqisë. Pjesët jugore të fushës së Dobruzhdës tani i takonin Rumanisë.

Në përgjithësi Bullgaria në luftën e parë botërore humbi 8% (10.750km2) të territorit të saj që e sundonte para luftës. Përveç kësaj ajo në atë marrëveshje kishte pranuar që të paguajë reparacionet në vlerë prej 2,25 miliard Franga ari. Degët shtetërore të financave udhëhiqeshin dhe kontrolloheshin nga një komision i forcave Aleate. E tërë kjo gjendje përcillej me greva numri i të cilave vetëm në vitin 1919 ishte 150.

Periudha 1918-1919 përshkruhet me ndrimin e dy qeverive. E para shpresonte në armë pushim e dyta ishte për marrëveshje më të mirë paqësore.

Qeveria e dytë në krye me Stambolijskin ja arrin në njëfar mënyre qëllimit të saj të nxirrte Bullgarinë nga izolimi dhe e anëtarëson atë në Lidhjen e Kombeve në vitin 1920. Mirëpo qëllimit të saj që të bënte Bullgarin, në të cilin dominonte fshatarësia me afro 80 % të popullsisë, shtet federal, agrar me ekonomi sociale dhe kulturë shpirtërore në të cilin fjalën krysore do ta kishte fshatarësia nuk ja arriti.

Si pengesë kryesore merret politika e brendshme radikale. Ndalesat e shumta në lëmi të ndryshme të jetës si në shtyp, ndalesa e për pjesëmarrjen e zyrtarëve në demonstrata. Garda e tij "Garda-portokalle", një polici fshatare, brenda një kohe të shkurtë ja arriti të shikohet si qeveri ferri. Reformat agrare që kishte parapar hasnin gjithnjë e më shumë në pegesat e pregatitur nga grupet kapitaliste, planet e tija për të "edukuar fshatarsinë Bullgare dhe për reformuar Katundin Bullgarë" u priten me dyshim dhe u refuzuan. Reforma e shpërndarjes së tokave kishte paraparë që çdo posedues i sipërfaqes më të madhe se 30 hektar ta ndante pjesën me personat tjerë nga 1hektar për persone. Më këtë reformë parashihej me ligj që një familje që punonte sipërfaqen e tokës prej 10 hektarësh të jetë edhe poeduese e asaj toke. Me ligjin për punsim ishte paraparë që meshkujt mbi 20 vjeçar dhe femrat mbi moshën 16 vjeçare të shërbenin për 12 apo 6 muaj në degë të ndryshme të ekonomisë popullore. Nga ky obligim liroheshin grat e martuara dhe ato myslimane si dhe meshkujt që pranonin shërbimin në ushtrinë bullgare për 12 vite. Qeveria "Demokratike" (1923-1926) tek grupacione të ndryshme zgjoi pakënaqësinë rreth politikës së "Lidhjes fshatare".

Si pasoj e gjithë kësaj filluan që të mbledhen forca të ndryshme politike nga të gjitha anët e pakënaqura dhe në natën në mes të 8 e 9 qershorit të vitit 1923 bëjnë një puç nën komanden e kolonelit Ivan Valkov dhe profesorit Aleksandër Cankov një kundërshta i Stambolijskit i njohur për politiken e tij anuese në të djathtë. Në këtë kallauzë ishin të përziera po thuaj se të jitha partit përveq asaj komuniste e cila gjatë kësaj kohe kidhte qëndim neutral. "garda portokalle" u shkapërderdhë dhe Aleksandër Stambolijski u burgos më 14 korrik dhe u vra nga anëtarët e Organizatës Revulucionare të Maqedonisë së Brendshme. Qeveria e re bëri "pastrime" ndër anëtarët e "lidhjes fshatare" dhe tani udhëhiqej nga Aleksandër Cankov i cili i përndjeki edhe komunistët dhe më 12 shtator 1923 i burgosi rreth 2500 prej tyne edhe pse ata nuk ishin të dëshiruar nga qeveria e vjetër. Partia Komuniste e Bullgaris gjatë qeverisjes së Stambolijskit ishte përndjekur por jo edhe në këtë masë, këtë e kishin arritur duke ndjekur direktivat nga Moska e cila ishte në dijeni se çdo kundërshtim do të sjellë pastrim. Mirëpo tani pozicionet kishin ndryshuar të mbeturit simpatizues të qeverisë së vjetër ju bashkëngjiten komunistëve dhe me qëllim që të përmisonin gabimin e tyre të 9 korrikut, kështu ata së bashku më 23 shtator nën shtytjen e Internacionales Komuniste çohen në kryengritje me në krye Gjergj Dhimitrin (Georgi Dimitrov) dhe Valko Zervenkovin.

Ky bashkim i vonuar i forcave u shua me gjakëderdhje brenda disa ditëve. Pas veti la një armatë fitimtare dhe 20.000 të vdekur. Qeveria krijoj një bllok politik të thirrur "Ndërsa Demokratike" (org. Demokratceski sgovor) në të cilin tentonte të lidhte të gjithë politikanët e partive. Ishte e dëshirueshme krijimi i "Lidhjes së Partive Fqinje". Pasi kjo u arrit filluan diferencimet në krahë të saj - "fise" politike. Nga këto përçarje një pjesë grupohet rreth Cankovit ndërsa pjesa tjeter rreth Andrei Lapçevit të Demokratëve dhe Atanas Burov-it të Lidhjes Partiake Progresit Nacional. Në mars1925 qeveria e Cankovit nxjerrë një ligj për mbrojtjen e shtetit i cili ishte kryekëput kundër komunistëve. Pas kësaj pason më 16 prill 1925 një shpërthim bombe në kishën e Shën Nedeljes i cili mori jetën e 150 vetave. Ky shpërthim shihej nga jashtë si akt i komunistëve. Me këtë shpërthim duket se është dëshiruar vdekja e Carit Boris III, i cili për fat të tij nuk ishte aty. Pas kësaj ndërmerren masa të rrepta sigurimi. Nga prilli deri në tetor të 1925 në Bullgari u shpall gjendje e jashtëzakonshme. Simpatia në rritje për komunistët me këtë shpërthim filloj të bjerë. Me këtë rast edhe Lidhja fshatare u distancua nga veprimet e tilla dhe nga Kominterni.

Në politikën e jashtme edhe kjo qeveri si ajo më parë nuk arriti ta nxirrte Bullgarinë nga izolimi. Marrëdhëniet me Rumaninë ishin të durueshme, me Greqinë u nënshkrua një marrëveshje mbi grupet etnike më 30 dhjetor 1924, një marrëveshje miqësie me Turqinë më 18 tetor 1925, udhëtimet e shumta në Romë, Londër e Paris nuk sollën ndonjë sukses.

Me Jugosllavinë marrëdhëniet e mira pengoheshin nga veprimet e bandave maqedonase. Shpresat për kufijtë në Traki u fundosen në "Konferencën e Luizianës". Në çështjet ushtarake Cankovi arriti që brenda një kohe të shkurtër të ketë së paku një fuqi ushtarake prej së paku 3000 rezervistëve dhe 10 000 vullnetarëve për luftimin e komunistëve dhe kryengritjeve të tyre. Kreditë për reformat e nevojshëme në çështjet ekonomike dhe shëndetësore kushtëzoheshin nga Londra e Parisi me reforma të brendshme politike stabile në Bullgari. Gjatë kësaj kohe ekonomia i ngjante ekonomisë së paraluftës. U hapën fusha dhe drithënaja të reja, u thanë këneta e moçale, u krijuan tarraca e u kultivuan pemë frutore. Duhani, mëndafshi, panxharsheqeri, luledielli përbënin pjesën më të madhe të ekspoteve. Industria u orientua në produkte të reja si kauçuku, xhami dhe porcelani.

Një tjetër problem i kësaj kohe për Bullgarinë ishte edhe vala e migrimit nga Dobruzhda, Maqedonia dhe Trakia (Rumelia). Brenda periudhës kohore 1919-1925 vijnë diku rreth 250 000 veta sipas thënjeve të bullgarëve. Daljen në Egje që shpresonin ta merrnin bullgarët sipas Art. 48 të Neulit, nuk e morën.

Kapitulli i ardhshëm, që në historinë bullgare ka hyrë si "koha e demokracisë së vërtetë", fillon nga koha e qeverisë së Lapçevit e cila zëvendësoi më 4 janar 1926 qeverinë radikale të Cankovit, deri në vitin 1930. Kjo qeveri tentonte të krijonte një demokraci parlamentare me lirinë e shtypit dhe me afirmimin e dikutimeve politike. Kjo paralajmërohet me amnistinë e të burgosurve politik në shkurtin e vitit 1926. Partia komuniste, organizatat dhe lidhjet rinore e sindikatat që lidheshin me të u lejuan një vit më vonë. Me mbajtjen e zgjedhjeve vendore e ato parlamentare kjo qeveri i plotësonte kërkesat themelore të liberalizimit që vinin nga jashtë dhe brenda vendit.

Këto vendime përcilleshin me kredi të shpejta, që vinin nga bankat britanike e amerikane, në një vlerë të përgjithshe prej 2,4 milion Pound Sterlina dhe 4,5 milionë dollarë. Më datën 31 maj 1927 komisioni kontrollues i forcave Aleate e lëshon Bullgarin. Më 9 dhjetor 1927 bëhet marrëveshja për vendosjen e bullgarëve nga pjesët perëndimore të Trakisë. Kjo sjolli në vete edhe një valë të re të migrantëve dhe probleme tjera ekonomike.

Në politikën e jashtme Lapçevi me anëtarsimin e Bullgarisë në paktin Kellogg më 14 nëntor 1928 mundohet të paraqes qëllimet paqësore të saj. Më 20 janar 1930 me aktet përfundimtare të Hagës mbi shumat e reparacioneve të luftës shuma Bullgare që duhej paguar u zvogëlua nga 2,25 miliard në 171,6 milion Franka ari.

Kriza ekonomike botërore në Bullgari paraqitet në fillim si krizë agrare e cila solli rënien e çmimeve të produkteve bujqësore nën vlerën rentabël të fshatarësisë. Një rol të madh luanin edhe pasojat që rridhnin nga reformat agrare të viteve 1921 si dhe mungesa e risive dhe freskimit të tregut me produkte të reja. Prodhimi industrial u përgjysmua, numri i të papunëve arrinte shifrën 200.000. Kjo krizë shkaktonte pakënaqësi të përgjithshme e cila u kthye në një qeverisje konservative.

Kështu "Bloku popullor" në zgjedhje relativisht të lira më 21 qershor 1931 nga opozita erdhi në fuqi. Ishte kjo një qeveri e përbërë nga disa parti të Demokratëve, Liberalëve dhe Agrarëve nën udhëheqjen e Aleksandër Malinovit e më vonë të Nikola Mushanovit. Kjo qeveri ja arrit të ndalojë kamatat e kredive ndaj të jashtëmeve por kjo nuk e zvogëloi krizën.

9 shkurt 1934 Turqia, Greqia, Jugosllavia dhe Rumania bashkohen në Paktin Ballkanik i cili në Artikullin 8 e theksonte qëndrimin e tyre ndaj qëndrimeve revizioniste bullgare dhe më këtë këto e izolonin Bullgarinë. Më 19 maj 1934 pjesëtarë të "lidhjes ushtarake" dhe grupi "Zveno" ndërmarrin një puç. Një ditë më vonë grupi "Zveno" shpërbëhet vetvetiu për të lehtësuar depëtimin e regjimit të Kimon Georgievit kundër Partive të tjera. Kjo qeveri bëri disa ndryshime të thella ligjore brenda një kohe të shkurtër. Para së gjithash ndërmorën masa kursimi në të gjitha anët e jetës shtetërore. Numri i vendbanimeve (komunave) u zvoglua nga 2500 në 800 dhe numri i nëpunësve u zvogëlua po ashtu dukshëm. Më 12 qershor 1934 pason shpërndarja e parlamentit dhe vendoset censura. Zëvendësohet qeverisja lokale me një administrim qendror. Sindikatat e punëtorëve tanimë kontrolloheshin nga një sistem i sindikatave të punëtorive. Kjo zgjedhje mbështetej në Gjermani dhe Itali ndërsa në Angli, Francë kritizohej. Hapat e parë në skenën ndërkombëtare i drejtoheshi Jugosllavisë. Që ditën e parë të puçit, e shkatërroi organizimin Maqedonas dhe pasurin e kësaj lëvizje e konfiskoi, anëtarët e saj u internuan.

Reaksionet pozitive vinin nga Beogradi me të cilin më 24 maj 1934 pas 30 viteve u bë një marrëveshje. Pikë tjetër ishte edhe vëndosja e marrëdhënieve me BRSS-në. U krijua një Dhomë tregëtare bullgaro-sovjetike dhe një shoqëri e përbashkët. Edhe përkundër këtyre sukseseve siç shiheshin në atë kohë nuk u arrit integrimi i të gjitha forcave politike.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

pidhropshat serb