Inxhinieria e ndërtimit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Petronas Twin Towers, projektuar nga inxhinierët Thornton-Tomasetti dhe Ranhill Bersekutu Sdn Bhd, dhe Cesar Pelli, ishin ndërtesat me të larta të botës nga 1998 deri në 2004.

Inxhinieria e ndërtimit është një profesion që merret me projektimin, ndërtimin, dhe mirëmbajtjen e mjedisit natyror dhe të ndërtuar, përfshirë vepra si urat, rrugët, kanalet, digat dhe ndërtesat. Historia e saj është e lidhur ngushtë me ecurinë e degëve të tjera si matematika, fizika, kimia, etj.

Inxhinieria e ndërtimit është profesioni më i vjetër i inxhinierisë pas inxhinierisë ushtarake. Ndahet në disa degë:

Inxhinieria e ndërtimit praktikohet në të gjitha nivelet: në sektorin publik nga bashkitë dhe ministritë, dhe në sektorin privat nga firmat e ndërtimit dhe pronaret e banesave.

Historia e profesionit te Inxhinierisë së Ndërtimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Ndonëse inxhinieria ka qenë pjesë e jetës së njeriut që prej lashtësisë, inxhinieria e ndërtimit mund të thuhet se i ka fillesat mes viteve 4000 dhe 2000 p.e.s në Egjiptin e Lashtë dhe Mesopotami, kur njerëzit e lanë jetën shtegtare dhe u vendosën në vendbanime të përhershme duke patur nevojë për strehim. Ndërtimi i piramidave të Egjiptit (rreth 2700-2500 p.e.s.) është vepra e parë e madhe inxhinierike. Vepra te tjera te rëndësishme të lashtësisë janë Parthenoni nga Iktinos ne Greqinë e Lashtë (447-438 BC), Rruga Apia nga inxhinierët romakë (rreth 312 p.e.s.), dhe Muri i Madh Kinez nga Gjenerali Meng T'ien nën urdhrat e Perandorit Qin Shi Huang (rreth 220 p.e.s). Romakët ndërtuan vepra të mëdha inxhinierike në të gjithë perandorinë e tyre, si akuadukte, porte, ura, diga dhe rrugë.

Deri në kohët moderne nuk kishte ndarje mes inxhinierisë dhe arkitekturës, dhe fjala inxhinier dhe arkitekt ishin e njëjta gjë. Ne Shek. XVIII, termi inxhinier ndërtimi nisi te përdorej për ata persona qe merreshin vetëm me ndërtimin e porteve, fareve, e digave. Ne vitin 1818 u krijua Instituti i parë Inxhiniereve te Ndërtimit në Londër. Falë këtij instituti, inxhinieria e ndërtimit u njoh formalisht si profesion me vete. Ne SHBA, diploma e pare e inxhinierisë se ndërtimit u dha nga Rensselaer Polytechnic Institute në vitin 1835.

Pont du Gard, France, një akuadukt romak i ndërtuar rreth vitit 19 p.e.s.

Inxhinieri i Ndërtimit[redakto | redakto tekstin burimor]

Arsimi dhe Licenca[redakto | redakto tekstin burimor]

Inxhinierët e ndërtimit duhet të diplomohen nga një universitet i akredituar. I vetmi institucion që jep diplomën e inxhinierit të ndërtimit në Shqipëri është Universiteti Politeknik i Tiranës. Pranimi në këtë degë kryhet me konkurs, i cili përmban kryesisht pyetje nga degët e shkencave ekzakte. Pas 5 vjet eksperience pune, inxhinieret e diplomuar mund te aplikojnë për një licencë për ushtrimin e pavarur të profesionit pranë Ministrisë së Ndërtimit. Në Shqipëri, vetëm një inxhinier i liçensuar mund të firmosë projekte që dërgohen për miratim pranë autoriteteve publike.