Jeti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Jeti, apo njeriu i dëborës. Vizatim përfytyrues.

Jeti (tibetisht, gJa’ dred) apo njeriu i dëborës, edhe Çemo, është një majmun, apo një qenie në trajtë ariu i Himalajave dhe Everestit, ekzistenca e të cilit nuk është dëshmuar. Kjo qenie përrallore njihet edhe në vise të tjera të botës, me emrin Këmbëmadhi (Bigfoot) në Amerikën e Veriut, apo Orang PendekuIndonezi. Njihet edhe si njeriu i neveritshëm i borës, nga një përkthim i gabuar gazetaresk i shprehjes në gjuhën nepaleze Metoh Kangmi. Emri "Jeti" rrjedh nga fjalët jeh-teh, që do të thotë "ajo gjë", një shprehje sherpa (popullatë Nepaleze) që tregon këtë krijesë mitologjike.

Kjo qenie përshkruhet zakonisht me një shtat dy deri tre metra, dhe 200 kg i rëndë, me një gjurmë këmbe deri 43 cm, me një gëzof ngjyrë gështenje të errët, të zezë ose të kuqërremë. Thuhet se ka qime e krahë të gjatë, që i arrijnë deri në gjunj. Banorët e Tibetit hamendësojnë se ka dy lloje Jeti: Xu-teh (Gjëja e madhe), i cili është i gjatë, dhe Meh-teh, pak më i shkurtër se i pari.

Disa zoologë, si edhe alpinisti Reinhold Messner, janë të mendimit, se Jeti është qenie e njëjtë me ariun bojëkaf tibetian, apo "ariun tibetian" (Ursus arctos pruinosus). Kështu për shembull, në disa gjuhë të himalajave "Jeti" do të thotë ari.

Shumica e shkencëtarëve e mohojnë ekzitencën e një krijese të tillë mitologjike, për shkak të dëshmive të mangëta. Ndërsa, disa kriptozoologë mendojnë, se Jeti mund të jetë qenia e shuar gigantopitekus, i cili mendohet të ketë jetuar para një milion vjetësh në Indinë e veriut, dhe Kinën e jugut.

Analizat[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeti në kulturën popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]