John Malkovich

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
John Malkovich
JohnMalkovich2005Locarno.jpg
John Malkovich , Gusht 2005
Emri: John Gavin Malkovich
Ditëlindja: 9 dhjetor 1953
Vendlindja: Christopher ,Illinois, U.S.
Bashkëshort(ja): Glenne Headly (1982-1988)
Nicoletta Peyran (1989-present)
Kombësia: amerikan

John Gavin Malkovich (lindur 9 dhjetor, 1953) është një aktor amerikan , prodhuesi filmi dhe regjizor filmi.

Gjatë 25 viteve të fundit, Malkovich u shfaqën në më shumë se 70 filma. Filmet e tij përfshijnë : Death of a Salesman,Dangerous Liaisons, In the Line of Fire, Con Air, The Man in the Iron Mask, Of Mice And Men, Rounders, Changeling, Eragon, Being John Malkovich, dhe Burn After Reading.

Jeta dhe karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

John Malkovich

John Malkovich, (sqt. Xhon Malkoviç), lindi në një qytet të vogël të Illinoisit nga nënë skoceze dhe baba kroat. Familja e tij njihet si një nga familjet që i dhanë jetë Lëvizjes AmbientaliseIllinoisit. Ajo ishte dhe botuesja e të përditëshmes "Benton Evening News" si dhe e revistës "Outdoor Illinois"

Në vitet e fëminisë, për shkak të mbipeshës së tij, Malkovich nuk merr pjesë pothuajse asnjëherë në aktivitet dhe çfaqjet shkollore. Megjithatë, kur ishte vetëm 7 vjeç, mbetet i mahnitur nga çfaqja Our Town e shkrimtarit amerikan Thornton Wilder (1897-1975). Më vonë, në vitet e gjimnazit, merret intensivisht me sport, hyn në skuadrën e futbollit amerikan të shkollës; dhe me muzikë, luan në tub dhe kitarëorkestrën e shkollës. Bie në peshë shumë shpejt.


Duke ndjekur traditën familjare, Malkovich, vazhdon studimet universitare për Shkenca të AmbjentitEastern Illinois University edhe pse në të vëtetë tashmë recitimi dhe teatri janë bërë pasioni i tij. Pér këtë, më vonë transferohet në Illinois State University dhe ndjek shkollën e recitimit. Këtu interpreton për herë të parë në The Loverdramaturgut Harold Pinter (1930 - 2008).

Në vitin 1976 braktis studimet dhe transferohet në Chicago ku së bashku me Gary Sinise dhe të tjerë krijojnë Steppenwolf Theatre Company që për një kohë të shkurtër bëhet kompania teatrale më në zë e zonës. Merr pjesë në më shumë se pesëdhjetë çfaqje të saj në nje periudhë prej pesë vjetësh.

Në vitin 1983 transferohet rishtazi, këtë herë në New York, ku merr pjesë një vit më vonë përkrah Dustin Hoffman-it në çfaqjen "Death of a Salesman" ("Vdekja e Tregtarit Udhëtar") të Arthur Millerit. I jepet çmimi Emmy Award për të njëjtin rol kur shfaqja transformot në film televiziv.

Roli i tij i parë në kinema është më 1984 në filmin e Robert Benton, "Places in the Heart"' ("Stinët e zemrës"), rol për të cilin u emërua dhe për Oskar si "aktori joprotagonist më i mirë", për t'u ndjekur menjëherë më pas nga "The Killing Fields" të Roland Joffé. Më 1988 është pastaj protagonist përkrah Glenn Close dhe Michelle Pfeiffer në një film të Stephen Frears , "Dangerous Liaisons" ("Marrëdhënie të rrezikshme"). Marrëdhënia që lind gjatë xhirimeve të këtij filmi midis tij dhe Michelle Pfeiffer-it solli edhe ndarjen e tij nga gruaja e parë Glenne Headly

1990 merr pjesë si asistent-regjizor"Il tè nel deserto" ("Çaj në shkretëtirë") të Bernardo Bertolucci-it ku njihet dhe më vone edhe martohet me studiuesen e kulturaveOrientit Nicoletta Peyran nga e cila ka dy fëmijë.

1994 do të jetë përsëri kandidat për Oskar, gjithmonë si "aktori joprotagonist më i mirë", për filmin "In the Line of Fire" ("Në qendër të shënjestrës") (1993), të Wolfgang Petersen ketë rradhë përkrah me Clint Eastwood.

2008, po me Clint Eastwood por ketë radhë si regjisor, është një prif në Changeling

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Aktor[redakto | redakto tekstin burimor]

viti Filmi Roli shënime
1984 Places in the Heart Mr. Will Nominated — Academy Award for Best Supporting Actor
The Killing Fields Al Rockoff
True West Lee
1985 Death of a Salesman Biff Loman (Made for Television)
Eleni Nick Gage
1986 Rocket to the Moon Ben Stark (Made for Television)
1987 The Glass Menagerie Tom Wingfield
Making Mr. Right Dr. Jeff Peters/Ulysses
Empire of the Sun Basie
1988 Miles from Home Barry Maxwell
Dangerous Liaisons Vicomte Sébastien de Valmont
1990 The Sheltering Sky Port Moresby
1991 Old Times Deeley (Made for Television)
The Object of Beauty Jake
Queens Logic Elliot
1992 Shadows and Fog Clown
Of Mice and Men Lennie Small
Jennifer Eight Agent St. Anne
1993 In the Line of Fire Mitch Leary Academy Award nomination
Alive Old Carlitos
1994 Heart of Darkness Kurtz (Made for Television)
1995 O Convento Michael (voice only)
Beyond the Clouds The director
1996 Mary Reilly Dr. Henry Jekyll/Mr. Edward Hyde
The Portrait of a Lady Gilbert Osmond
The Ogre Abel Tiffauges
1997 Con Air Cyrus 'The Virus' Grissom
1998 The Man in the Iron Mask Athos
Rounders Teddy KGB
1999 Being John Malkovich John Horatio Malkovich
The Messenger: The Story of Joan of Arc Charles VII
2000 Shadow of the Vampire F.W. Murnau
Les Misérables (miniseries) Javert
2001 Knockaround Guys Teddy Deserve
2002 The Dancer Upstairs Abimael Guzman Also director
Napoleon (mini \TVseries) Charles Talleyrand
Ripley's Game Tom Ripley
2003 Johnny English Pascal Sauvage
Um Filme Falado Captain John Walesa
Adaptation. Himself
2004 The Libertine Charles II
2005 The Hitchhiker's Guide to the Galaxy Humma Kavula
Colour Me Kubrick Alan Conway
2006 Art School Confidential Professor Sandiford
Eragon Galbatorix
Klimt Gustav Klimt
The Call Priest short film
2007 Drunkboat Mort
In Transit Pavlov
Beowulf Unferth
Polis is This: Charles Olson and the Persistence of Place Himself Independent Documentary
2008 The Mutant Chronicles Constantine Independent film
Gardens of the Night Michael
Burn After Reading Osborne Cox
Changeling Reverend Briegleb
The Great Buck Howard Buck Howard
Disgrace David Lurie
Afterwards Dr. Joseph Kay
2010 Jonah Hex Quentin Turnbull

Drejtues[redakto | redakto tekstin burimor]

Prodhues[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: John Malkovich