Këshilli i parë i Nicesë
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Këshilli i parë i Nicesë është këshilli i parë ekumenik në botën e krishterë, që u mbajt në Nice të Bitanisë (Turqia e sotme), thirrur nga perandori romak Konstandini i I në vitin 325. Qëllimi i këtij këshilli ishte zbutja e grindjes midis arianëve dhe trinitarianëve në lidhje me natyrën e Jezusit dhe Perëndisë; sidomos kthjellimin e çështjes nëse Jezusi është pak ose i njëjtë qënësisht me Perëndinë. Shën Aleksandri i Aleksandrisë dhe Athanasi i Aleksandrisë mbështesnin njëjtësinë e Jezusit me Perëndinë, ndërsa Ariusi ishte i mendimit se Jezusi nuk ishte i amshuar dhe qëndronte nën urdhërat e Perëndisë. Këshilli vendosi me një shumicë dërrmuese kundër arianëve (nga 250-318 vetë të pranishëm, vetëm 2 vetë ishin për Ariusin). Në këtë këshill lindi edhe doktrina e parë e njëllojtë krishtere e Besimit Apostolik si edhe u vendos dita e festimit të Pashkëve, e cila është festa më e rëndësishme e kalendarit kishtar që u vendos të festohej ditën e dielë.
Këshilli i parë i Nicesë ishte histrorikisht i rëndësishëm pasiqë ishte përpjekja e parë për të arritur mirëkuptim brenda kishës me anë të një mbledhjeje që përfaqësonte gjithë krishterimin. Pas këshillit të I të Nicesë, Konstantini i cili e thirri dhe drejtoi atë, nënshkroi vendosjen e një mase mbikqyrjeje perandorake mbi kishën.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Historia
[redakto] Organizimi
[redakto] Vendimet e këshillit
[redakto] Pasojat e këshillit
[redakto] Gjykimi historik
[redakto] Shiko edhe
[redakto] Lidhje të jashtme
- (Anglisht) Këshilli i parë i Nicesë dhe Bibla
- (Anglisht) Krishterimi sot: Rruga drejt Nicesë