Kabala

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
"Portae Lucis" (Dyert e dritës) nga Jozef ben Abraham Gikatilla (1248-1305). Një i ditur mban pemën e jetës me dhjetë sefirotë.

Kabala (hebr. קַבָּלָה‎, kabala-h = marrje, pranim) është një grup besimesh dhe ushtrimesh ezoterike që i përkasin trashëgimisë hebraike të shpjegimieve të Biblës dhe vëzhgimeve fetare. Mbahet si autoritare dhe e besueshme nga shumica e hebrenjve ortodoksë, megjithëse tradicionalisht është e kufizuar për shkollarët e martuar që studiojn Talmudin.

Kabala përdoret nga hebrenjtë ortodoksë për të studiuar kuptimin e brendshëm të Torahs. Studimi i Toras tradicionalisht ndahet në katër rrafshe:

  • Peshat, kuptimi sipërfaqësor i shkrimit;
  • Remez, përafri apo nënkuptime në shkrim;
  • Derash, një mënyrë rabinike apo midrashike e leximit të mësimeve të reja ne shkrim;
  • Sod, leximi i fshehtë mistik i sekreteve brenda Toras.

Studimi i sekreteve të brendëshme të Toras (Sod) quhet Kabala.

Prejardhja e emërtimit të sotëm Kabbalah është e panjohur dhe hamendësohet t´i përkasë filozofit dhe poetit izraelit Solomon ibn Gabirol (1021 - 1058) apo mësuesit dhe studiuesit të Toras Bahja ben Asher, i cili jetoi në shekullin e 13 në Spanjë.

Ngaqë përkufizimi është në thelb ezoterik, nuk ka ndonjë dëshmi të njohur (përfshi këtu edhe një enciklopedi) që mund të japë një shpjegim të plotë, të saktë e të përpiktë mbi kabalan. Megjithëkëtë, disa shkollarë hebrenj, ndër më të njohurit Gershom Sholem, Artur Grin, Daniel Mat dhe Moshe Ideli i kanë kthyer tekstet kabalistike në objekte të hulumtimit shkollar modern. Disa shkollarë, ndër më të spikaturit Gershom Sholemi dhe Martin Buber argumentojnë se Judaizmi Hasidik i sotëm riparaqet një popullarizim të Kabalas. Sipas përkrahësve të saj, një kuptim i brendshëm dhe mjeshtëri e Kabalas e shpie dikë më pranë Perëndisë dhe pasuron përvojën e dikujt të shkrimeve dhe ligjeve. të shenjta hebraike.

Kabala është përçuar gojarisht nga brezi në brez me qindra e mjëra vjet, dhe dokumenton shkrime të pasura kabalistike të përçimeve të elementeve të ndryshëm, ndër ta gnostikë, neoplatonikë dhe të krishterë

Përmbajtja

[redakto] Pak histori

[redakto] Misticizmi judaik

[redakto] Mësimet mistike në periudhën talmudike

[redakto] Në mesjetë

[redakto] Periudha e hershme moderne

[redakto] Sot

[redakto] Diagramet kabalistike

[redakto] Konceptet

[redakto] Tekstet

[redakto] Kritika

[redakto] Shiko edhe

Shabati Zvi mbahet si nje kabalist

Tema dhe emërtime

Kabalistë të njohur

Kabalistë modernë

[redakto] Lidhje të jashtme

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera