Kanceri i pankreasit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kanceri i pankreasit
Diagramë që tregon pozicionin e pankreasit, pas stomakut (i cili është transparent në këtë skemë)
SpecialitetOnkologji
SimptomatLëkurë e verdhë, dhimbje barku ose shpine, humbje e pashpjeguar e peshës, jashtëqitje me ngjyrë të zbehtë, urinë në ngjyrë të errët, humbje e oreksit[1]
Fillimi90% pas moshës 50 vjeçare[2]
Faktor rrezikuesDuhanpirja, obeziteti, diabeti, gjendje mjekësore të caktuara të rralla gjenetike[2]
Metoda diagnoztifikueseImazheria mjekësore, testet e gjakut, biopsia e indit[3][4]
ParandalimiLënia e duhanit, ruajtja e një peshe të shëndetshme, dietë me sasi të ulët të mishit të kuq[5]
TrajtimiKirurgji, radioterapi, kemoterapi, kujdes paliativ[1]
PrognozaNorma e mbijetesës pesë vjeçare 2% deri në 9%[6]
Shpeshtësia459,000 (në vitin 2018)[7]
Vdekje432,000 (në vitin 2018)[7]


Kanceri i pankreasit shfaqet kur qelizatpankreas, një organ gjëndror që ndodhet pas stomakut, fillojnë të shumohen pa kontroll dhe formojnë një masë.[1] Këto qeliza kanceroze kanë aftësi të pushtojnë pjesë të tjera të trupit.[1] Ekzistojnë disa lloje të kancerit të pankreasit.[6] Lloji më i zakonshëm, adenokarcinoma e pankreasit, përbën rreth 90% të rasteve, dhe termi "kancer i pankreasit" përdoret shpesh për t'iu referuar vetëm atij lloji.[8] Këto adenokarcinoma shfaqen brenda asaj pjese të pankreasit që prodhon enzimat tretëse.[9] Nga këto qeliza mund të lindin edhe disa lloje të tjera të kancerit, që së bashku përfaqësojnë shumicën e jo-adenokarcinomave.[9] Një deri në dy për qind e rasteve të kancerit të pankreasit janë tumore neuroendokrine, të cilat lindin nga qelizat që prodhojnë hormone të pankreasit.[9] Këto tumore janë përgjithësisht më pak agresive se adenokarcinoma e pankreasit.[9]

Simptomat e formës më të zakonshme të kancerit mund të përfshijnë lëkurë të verdhë, dhimbje barku ose shpine, humbje të pashpjeguar të peshës, jashtëqitje me ngjyrë të zbehtë, urinë në ngjyrë të errët dhe humbje të oreksit.[10] Zakonisht nuk ka simptoma në fazat e hershme dhe ato simptoma që janë mjaftueshëm specifike për të sugjeruar praninë e kancerit në pankreas në shumicën e rasteve nuk zhvillohen derisa sëmundja të ketë arritur një fazë të avancuar.[10] [11] Deri në kohën e diagnozës, kanceri i pankreasit është përhapur shpesh në pjesë të tjera të trupit.[9] [12]

Faktorët e rrezikut për kancerin e pankreasit përfshijnë duhanpirjen, obezitetin, diabetin dhe disa gjendje mjekësore të rralla gjenetike.[2] Rreth 25% e rasteve janë të lidhura me duhanpirjen [3] dhe 5-10% e rasteve janë të lidhura me gjenet e trashëguara.[11] Kanceri i pankreasit zakonisht diagnostikohet përmes një kombinimi të teknikave të imazherisë mjekësore si ultratingulli ose tomografia e kompjuterizuar, testeve të gjakut dhe ekzaminimit të mostrave të indeve (biopsia).[3] [4] Sëmundja ndahet në faza, që nga faza e hershme (faza I) deri në fazën e vonë (fazë IV).[12] Ekzaminimi i popullatës së përgjithshme nuk ka rezultuar i efektshëm. [13]

Rreziku për zhvillim të kancerit të pankreasit është më i ulët tek jo duhanpirësit dhe tek personat që ruajnë një peshë të shëndetshme dhe kufizojnë konsumin e mishit të kuq ose të përpunuar.[5] Mundësia që një duhanpirës të zhvillojë sëmundjen zvogëlohet nëse ai ndalon pirjen e duhanit dhe pas 20 vjetësh, kthehet pothuaj në një vlerë të barabartë me atë të pjesës tjetër të popullsisë.[9] Trajtimi mund të bëhet me kirurgji, radioterapi, kemoterapi, kujdes paliativ ose me një kombinim të tyre.[10] Mundësitë për trajtim bazohen pjesërisht në fazën në të cilën ndodhet kanceri.[10] Kirurgjia është i vetmi trajtim që mund të kurojë adenokarcinomën e pankreasit [12] dhe që mund të bëhet edhe për të përmirësuar cilësinë e jetës pa potencial për shërim.[10] [12] Shpeshherë është i nevojshëm menaxhimi i dhimbjes dhe medikamentet për përmirësimin e tretjes.[12] Kujdesi i hershëm paliativ rekomandohet edhe për ata që marrin trajtim për t'u kuruar.[14]

Në vitin 2018, kanceri i pankreasit çoi në 432,000 vdekje në të gjithë globin dhe është shkaku i shtatë më i zakonshëm i vdekjeve nga kanceri.[7] Është shkaku i pestë më i zakonshëm i vdekjeve nga kanceri në Mbretërinë e Bashkuar [15] dhe shkaku i tretë më i zakonshëm në Shtetet e Bashkuara.[16] Mosha mesatare e diagnostikimit të kancerit të pankreasit është 72 vjeç, me rreth 90% të rasteve të shfaqura në personat mbi 50 vjeç.[2] Sëmundja shfaqet më shpesh në botën e zhvilluar, ku origjinuan rreth 70% e rasteve të reja në vitin 2012.[9] [9] Adenokarcinoma e pankreasit zakonisht ka një prognozë shumë të keqe: pas diagnozës, 25% e personave mbijetojnë një vit dhe 5% jetojnë për pesë vjet.[17] Për ato forma kanceri të diagnostikuara herët, norma e mbijetesës pesëvjeçare rritet në rreth 20%.[18] Kancerët neuroendokrinë kanë rezultate më të mira; pesë vjet pas diagnozës, 65% e të diagnostikuarve jetojnë, megjithëse shkalla e mbijetesës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme në varësi të llojit të tumorit.[9]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c d "Pancreatic Cancer Treatment (Adult) (PDQ®)–Patient Version - NCI". www.cancer.gov (në anglisht). 11 dhjetor 2020. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2014. Marrë më 26 prill 2023.
  2. ^ a b c d Franklin, Oskea; Sund, Marlin (2021). "1. Risk factors pancreatic cancer". përmbledhur nga Søreide, Kjetil; Stättner, Stefan (red.). Textbook of Pancreatic Cancer: Principles and Practice of Surgical Oncology (në anglisht). Switzerland: Springer. fq. 3–16. ISBN 978-3-030-53785-2. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2023. Marrë më 26 prill 2023.
  3. ^ a b c Wolfgang CL, Herman JM, Laheru DA, Klein AP, Erdek MA, Fishman EK, Hruban RH (shtator 2013). "Recent progress in pancreatic cancer". CA: A Cancer Journal for Clinicians (në anglisht). 63 (5): 318–348. doi:10.3322/caac.21190. PMC 3769458. PMID 23856911.
  4. ^ a b Vincent A, Herman J, Schulick R, Hruban RH, Goggins M (gusht 2011). "Pancreatic cancer" (PDF). Lancet (në anglisht). 378 (9791): 607–620. doi:10.1016/S0140-6736(10)62307-0. PMC 3062508. PMID 21620466. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 janar 2015.
  5. ^ a b "Can pancreatic cancer be prevented?". American Cancer Society (në anglisht). 11 qershor 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 nëntor 2014. Marrë më 13 nëntor 2014.
  6. ^ a b Hu, JX; Zhao, CF; Chen, WB; Liu, QC; Li, QW; Lin, YY; Gao, F (21 korrik 2021). "Pancreatic cancer: A review of epidemiology, trend, and risk factors". World journal of gastroenterology (në anglisht). 27 (27): 4298–4321. doi:10.3748/wjg.v27.i27.4298. PMID 34366606. Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2023. Marrë më 26 prill 2023.{{cite journal}}: Mirëmbajtja CS1: DOI i lirë i pashënjuar (lidhja)
  7. ^ a b c Heidinger, Gerald (2021). "2. Epidemiology of pancreatic cancer". përmbledhur nga Søreide, Kjetil; Stättner, Stefan (red.). Textbook of Pancreatic Cancer: Principles and Practice of Surgical Oncology (në anglisht). Switzerland: Springer. fq. 17–28. ISBN 978-3-030-53785-2. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2023. Marrë më 25 prill 2023.
  8. ^ WHO Classification of Tumours Editorial Board (2019). "10. Tumours of the pancreas". Digestive System Tumours (në anglisht). Vëll. 1 (bot. 5th). Lyon (France). fq. 295–372. ISBN 978-92-832-4499-8. Arkivuar nga origjinali më 13 qershor 2022. Marrë më 26 prill 2023.{{cite book}}: Mirëmbajtja CS1: Mungon shtëpia botuese te vendodhja (lidhja)
  9. ^ a b c d e f g h i World Cancer Report (në anglisht). World Health Organization. 2014. Chapter 5.7. ISBN 978-92-832-0429-9.
  10. ^ a b c d e "Pancreatic Cancer Treatment (PDQ®) Patient Version". National Cancer Institute (në anglisht). National Institutes of Health. 17 prill 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 korrik 2014. Marrë më 8 qershor 2014.
  11. ^ a b Ryan, David P.; Hong, Theodore S.; Bardeesy, Nabeel (11 shtator 2014). "Pancreatic Adenocarcinoma". New England Journal of Medicine (në anglisht). 371 (11): 1039–1049. doi:10.1056/NEJMra1404198. PMID 25207767.
  12. ^ a b c d e Bond-Smith, G.; Banga, N.; Hammond, T. M.; Imber, C. J. (16 maj 2012). "Pancreatic adenocarcinoma". BMJ (në anglisht). 344 (may16 1): e2476. doi:10.1136/bmj.e2476. PMID 22592847.
  13. ^ "Draft Recommendation Statement: Pancreatic Cancer: Screening – US Preventive Services Task Force". www.uspreventiveservicestaskforce.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2019. Marrë më 11 shkurt 2019.
  14. ^ Bardou M, Le Ray I (dhjetor 2013). "Treatment of pancreatic cancer: A narrative review of cost-effectiveness studies". Best Practice & Research. Clinical Gastroenterology (në anglisht). 27 (6): 881–892. doi:10.1016/j.bpg.2013.09.006. PMID 24182608.
  15. ^ "Cancer facts and figures – Why we exist – Pancreatic Cancer Research Fund". www.pcrf.org.uk (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2015. Marrë më 5 prill 2019.
  16. ^ "Pancreatic Cancer – Cancer Stat Facts". SEER (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 9 shtator 2019. Marrë më 4 prill 2019.
  17. ^ "Cancer Facts & Figures 2010" (PDF). American Cancer Society (në anglisht). 2010. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 janar 2015. Marrë më 5 dhjetor 2014.
  18. ^ "Pancreatic Cancer Treatment (PDQ®) Health Professional Version". National Cancer Institute (në anglisht). National Institutes of Health. 21 shkurt 2014. Arkivuar nga origjinali më 22 tetor 2014. Marrë më 24 nëntor 2014.