Komuna Martanesh
| Komuna Martanesh | |
| Administrimi | |
| Shteti | Shqipëria |
| Qarku | Qarku i Dibrës |
| Rrethi | Rrethi i Bulqizës |
| Të dhënat bazë | |
| Zona kohore | |
| Zakonisht | ZKEQ (UTC+1) |
| Në verë | OVEQ (UTC+2) |
Komuna Martanesh ose Martaneshi është një komunë në Rrethin e Bulqizës në Shqipëri.
Përmbajtja |
Vendbanimet [redakto]
{{Komuna | Titulli = Komuna Martanesh | Vendbanimet = Krasta · Ndërbalë, Luçanë, Kulmurizë, Qafa e Pusit,Qafa e Prushit, Gryka e Ballabanit, Gropa e Zgjyrës, Kalthi, Arat e Mishtet, Hurdha e Vllait,Kroi i Martullosëve, Fushë Kishë, Korroco, Kaptinë, Ballë, Plartun, Fushfarkë, Shëntrinë, Maja e Sukzes, Mokas, Doliçe, Bërdhetë, Qytezë, Belik, Guri i Kuvendit, etj.
Gjeografia [redakto]
Kjo krahine njihet per nje rreliev malor. Ne kete krahine buron dhe Lumi Mat, ku mbi te po ndertohen hidrocentrale me iniciativa private nga banoret e zones. Martaneshi, si një njësi fiziko-gjeografike, ndodhet në zonën e mesme të Krahinës Malore-Qëndrore të Shqipërisë, në një pozicion gjeostrategjik, i rrethuar nga male dhe në udhëkryq ku lidhen disa krahina të Shqipërisë së Mesme me ato të Veriut. Sipërfaqia e tokës që përfshin kjo trevë është 16450 hektarë, nga e cila rreth 9000 janë pyje, 7000 kullota e livadhe, fusha e pllaja malore dhe 450 hektarë tokë e punueshme.
Demografia [redakto]
Ne fillim te viteve 1990 kemi vene re nje ndryshim demografik te madh te popullsise, qe jan larguar drejt qyteteve me te medha po dhe emigruar jasht vendit. Ku nje numer i madh kane emigruar ne Itali ; Germani ; Angli , dhe Greqi.
Feja [redakto]
Besimi fetare me i perhapur eshte Bektashismi ( Nje sekt i myslimanismit), pelegrinazhet qe bejne banoret e kesaj zone dhe jo vetem ( pelikrinazhe nga gjithe Shqiperia) behen ne vendin e shenjte Ballem Sulltan ( ne dialektin e zones Bam Sulltan).
Ekonomia [redakto]
Mataneshi njihet dhe per Rakine e tije, dhe "per pirjen e saje" per te cilen ka dhe nje thenje ta pishe rakien si ne martanesh. Qe do te thote te pishe deri ne ate pike qe te kenaqesh po mos te behesh i demshem per te tjeret. Burimi kryesor i ekonomise eshte shfrytezimi i mineralit te kromit.
Kultura [redakto]
Martaneshi është një trevë e banuar që në lashtësi. Në fshatin Gjon është gjetur një çekiç guri, origjinali i të cilit ndodhet në Muzeun Historik të Rrethit të Matit, i cili sipas përcaktimeve të arkeologëve i përket lashtësisë.
Për prejardhjen e emrit Martanesh ka pasur gojëdhëna të ndryshme. Në njërën prej të cilave thuhet: Se në kohën e pushtuesëve turq një vajzë me emrin Marta për të mos rënë në duar të tyre u hodh nga shkëmbi duke u bërë nismëtare edhe për vajza të tjera. Për të marrë këtë vendim vajzat ishin mbledhur në një shesh te vogël mbi një shkëmb që ndodhet afër fshatit Gjon, i cili quhet "Kuvendi i gocave". Gojdhënë tjetër thotë se ishin dhjete vajza që kanë luftuar bashke me te afërmit e tyre kundër forcave të ushtrisë turke në Qafen e Qarrit, atje është vrarë një vajzë me emrin Martë. Kështu që nga fjalët "Marta u nda prej nesh" ose "Marta u ndesh" thuhet se ka ardhur emri Martanesh.
Një tjetër e dhënë për emrin na vjen nga nje relacion i D. Farlatit studiues, prift katolik, i cili pasi ka pershkruar gjendjen e disa kishave katolike ne krahina të tjera thotë: "... Nder to ma e përmenduar është famullia e Shën Martini (nga kjo famulli e ka marrë emrin e vet katundi Martanesh) kisha bashke me kumbanoren gjinden ne kambe, ka ara e vreshta, prej fruteve te tyne nxirren vjet per vjet njizet numa argjendi..." Gjithashtu edhe ne relacionin e Mark Skurës, prift katolik thuhet se: "... Ka Shën Martinin në token e quajtur Shmertin. Motit qe abaci me rente te madhe, asht e plote ne gurë, e cila ka dy kumbonë, disa vreshta e ara për tu mbjellë, që qesin nja 25 reale..." Nga të dhënat arkivale që u cituan rezulton se Kisha e Shën Martinit ndodhej në tokën e quajtur Shmertin, aty ku banorët kremtonin si festë fetare Martindën. Ky vendbanim është quajtur Martinash-Martinesh-Martanesh janë reduktim fonetik, ndryshime të bëra në rrymë të kohës.
Burimet [redakto]
Shiko edhe [redakto]
|
Bashkitë dhe Komunat e Dibrës |
||
|---|---|---|
| Qendra: Peshkopia | ||
| Rrethi i Bulqizës | Bashkitë: Bulqizë Komunat: Fushë-Bulqizë · Gjoricë · Martanesh · Ostren · Shupenzë · Trebisht · Zerqan |
|
| Rrethi i Dibrës | Bashkitë: Peshkopi Komunat: Arras · Fushë-Çidhën · Kala e Dodës · Kastriot · Lurë · Luzni · Maqellarë · Melan · Muhur · Tomin · Selishtë · Sllovë · Zall-Dardhë · Zall-Reç |
|
| Rrethi i Matit | Bashkitë: Burrel · Klos Komunat: Baz · Derjan · Gurrë · Komsi · Lis · Macukull · Rukaj · Suç · Ulëz · Xibër |
|
| Qytete: Bulqiza · Burreli · Klosi · Peshkopia | ||
| Ky artikull nga tema Gjeografia e Shqipërisë dhe është një faqe cung. Mund të ndihmoni Vikipediën duke e përmirësuar këtë faqe. |

