Jump to content

Kontabiliteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kontabiliteti është proces që merret me grumbullimin, përpunimin dhe raportimin e informatave financiare.[nevojitet citimi] Kontabiliteti eshte aktivitet sherbyes i dizajnuar për të akumuluar, për të matur dhe për të komunikuar te gjitha informacionet financiare mbi entitetin ekonomik,biznesin dhe organizatat jofitimprurse. Kontabiliteti si shkencë ekonomike merret me studimin plotësimin interrpretimin e relzutateve finaciare në një kohë të caktuar kohore. Kontabiliteti si disiplinë është një fushë shumë e gjerë dhe në kohën e sotme në vete ngërthen disa degë. Në përgjithësi roli i kontabilitetit është që t'iu ndihmojë menaxherëve, investitorëve, autoriteteve shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupeve të njerëzve vendim marrës të marrin vendime më të sigurta duke u bazuar në të dhënat kontabël.

Auditimi është disiplinë e ndërlidhur por e ndryshme nga kontabiliteti. Auditimi ka dy nën disiplina që janë: auditimi i brendshëm [internal] dhe auditimi i jashtëm [eksternal]. Me auditimin eksternal nënkuptojmë analizën dhe kontrollin e të dhënave kontabël nga njerëz, grupe njerëzish apo institucione që janë nga jashtë kompania së cilës i bëhet auditimi. Ky lloj auditimi bëhet më së shumti nga ana e shtetit edhe ate nga ana e institucionit për taksa dhe tatime si dhe nga investitorë të mundshëm në kompaninë që auditohet.

Me auditimin internal nënkuptojmë mbledhjen dhe analizën e të dhënave kontabël të kompanisë nga ana e njerëzve apo grupeve të njerëzve që cilët janë pjesë e asaj kompanie. Gjat këtij auditimi tentohet gjithmonë të arrihet një neutralitet i vlerësimit të të dhënave nga auditimi sepse këto të dhëna menaxhimit të kompanisë i ndihmojnë që të shohë nivelin në të cilin gjendet kompania qoft krahasuar mes kompanive të tjera, qoftë krahasuar mes periudhave të ndryshme kohore të vet kompanisë ose krahasuar me planet e parakrijuara.

Profesionisti që merret me kontabilitet quhet kontabilist. Në vendet tona si dhe në botë gjenden shumë trupa profesionale të kontabilitetit.

Historia e kontabilitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të dhëna të dokumentuara mbi kontabilitetin e thjeshtë kemi qysh nga kohët e lashta të njerëzimit gjatë civilizimit të Sumerianëve në Mesopotami, kur ata kishin nevojë të mbanin evidenca mbi prodhimet e tyre agro-kulturore.

Praktikimi i kontabilitetit ishte i ndikuar nga Roma antike dhe Perandoria Persiane. Shembull më i detajuar dhe kompleks i përdorimit të kontabilitetit është regjistruar gjate udhëheqjes së kalifatit të dytë Islam nga Umer Ibn el-Hatabi. Sistemi kontabël i Omerit u shfrytëzua, me disa ndryshime, nga udhëheqësit mysliman gjer në kohën e Perandorisë Osmane.

Luca Pacioli dhe kontabiliteti modern

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Libri i parë i shkruar mbi kontabilitetin "Della Mercatvra et del Mercante Perfetto" ishte ai i ekonomistit kroat Benedetto Cotrugli që është i njohur edhe si Benedikt Kotruljević nga Dubrovniku. Libri u shkrua në vitin 1458 por nuk u botua gjer në vitin 1573.

Për këtë arsye të mos publikimit Luca Pacioli (1445 - 1517), gjithashtu njohur si Friar Luca dal Borgo llogaritet si themelues i kontabilitetit. Në librin "Summa de arithmetica, geometrica, proportioni et proportionalita", në (Venecia në vitin 1494), paraqet sintezën e njohurive matematikore të kohës së tij dhe formulon metodat e mbajtjes së kontabilitetit.

Historia e metodave kontabël

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Metoda Italiane
Metoda Gjermane
Metoda Amerikane

Llojet e kontabilitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principet e kontabilitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Konceptet e kontabilitetit, gjendja faktike dhe gjendja reale.

Konventat e kontabilitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

= Përdorimi i kompjuterit në kontabilitet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Standardet e kontabilitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Llojet e kontabilitetit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]