Jump to content

Kriza e borxhit në zonën e euros

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Normat afatgjata të interesit në të gjitha vendet e eurozonës, përveç Estonisë [1]. Një rendiment prej 6% ose më shumë tregon se tregjet financiare kanë probleme serioze në lidhje me aftësitë e kreditit.[2]

Kriza e borxhit në zonën e euros është një krizë e vazhdueshme financiare që e ka bërë të vështirë ose e të pamundur për disa vende në zonën euro për të shlyer ose ri-financuar borxhin e tyre qeveritar pa ndihmën e palëve të treta.[3]

Nga fundi i vitit 2009, si rezultat i rritjes së niveleve të borxhit privat dhe qeveritar në mbarë botën, në mesin e investitorëve u rrit frika e një krize të borxhit sovran. Shkaqet e krizës variojnë nga vendi. Në Greqi, pagat dhe pensionet e paqëndrueshme në sektorin publik çuan në rritjen e borxhit.[4] Struktura e eurozonës si një bashkim monetar (dmth., një monedhë) pa bashkim fiskal (p.sh. taksa të ndryshme dhe rregullat e pensioneve publike) ka kontribuar në krizë dhe dëmtuar aftësinë e liderëve europianë për të reaguar.[5][6]

Shqetësimet u intensifikuan në fillim të vitit 2010 dhe më pas,[7][8] kur shtetet kryesore evropiane nisën të zbatojnë një sërë masash mbështetëse financiare të tilla si Struktura Evropiane për Stabilitet Financiar (EFSF) dhe Mekanizmi Evropian për Stabilitetit (ESM).

Kriza jo vetëm ka pasur efekte negative ekonomike për vendet e prekura, por gjithashtu kishte një ndikim të madh politik mbi qeveritë në pushtet në 8 nga 17 vendet e eurozonës, duke çuar në ndërrime të pushtetit në Greqi, Irlandë, Itali, Portugali, Spanjë, Slloveni , Sllovaki, dhe Holandë.

  1. ^ "Long-term interest rate statistics for EU Member States". ECB. 12 korrik 2011. Marrë më 22 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Wearden, Graeme (20 shtator 2011). "EU debt crisis: Italy hit with rating downgrade". The Guardian. UK. Marrë më 20 shtator 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Haidar, Jamal Ibrahim, 2012. "Sovereign Credit Risk in the Eurozone," World Economics, World Economics, vol. 13(1), pages 123-136, March
  4. ^ Lewis, Michael (2011). Boomerang – Travels in the New Third World. Norton. ISBN 978-0-393-08181-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)]
  5. ^ Heard on Fresh Air from WHYY (2011-10-04). "NPR-Michael Lewis-How the Financial Crisis Created a New Third World-October 2011". Npr.org. Marrë më 2012-07-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Koba, Mark (2012-06-13). "CNBC-Europe's Economic Crisis-What You Need to Know-Mark Thoma-June 13, 2012". Finance.yahoo.com. Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2012. Marrë më 2012-07-07. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ George Matlock (16 shkurt 2010). "Peripheral euro zone government bond spreads widen". Reuters. Arkivuar nga origjinali më 20 shtator 2020. Marrë më 28 prill 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Acropolis now". The Economist. 29 prill 2010. Marrë më 22 qershor 2011. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)