Lulzim Tafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Lulzim Tafa
U lind më (1970-02-02) 2 shkurt 1970 (54 vjeç)
Lipjan, Kosovë
KombësiaShqiptar
EdukimiUniversiteti i Prishtinës, Universiteti i Sarajevës
Gjinitë letrarepoet
Vite aktiv1999 – sot

Lulzim Tafa (lindi me 2 shkurt 1970Lipjan, Kosovë) është Rektor i Kolegji AAB[1], Poet, Profesor Universitar dhe aktivist.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lulzim Tafa në 2022

Lulzim Tafa  u lind më 2 Shkurt 1970 në Lipjan afër Prishtinës, Kryeqytetit të Republikes së Kosovës. Shkollimin fillor dhe atë të mesëm e ka përfunduar në Vendlindje kurse  Studimet themelore dhe pasuniversitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Studimet e doktoratës  në fushën Juridike i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Sarajevës duke fituar titullin Doktor i Shkencave Juridike.

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lulzim Tafa ka një përvojë të konsiderueshme si profesor i rregullt dhe profesor vizitor i lëndëve penale në disa universitete në Kosovë, por edhe jashtë saj. Aktivisht merret me aktivitete të fushës së të drejtave të njeriut si dhe është lobues për të drejtat e kafshëve.

Ka ushtruar funksione me rëndësi në tërë hierarkinë akademike, përfshirë poste menaxhuese në qendra kërkimore, fakultete dhe në shërbime universitare. Është anëtar i redaksive të disa revistave shkencore vendore e nderkombetare dhe anëtar i këshillave udhëheqëse të disa organizatave në fushën e shkencave juridike, të drejtave të njeriut, kriminalistikës, etj.

Aktualisht është Rektor i Universitetit AAB[1], Univesitetit më të madh jopublik ne Kosovë e në rajon ku është shquar për udhëhqje kreative duke e berë Universitetin qendren kryesore arsimore  të Kulturës dhe artit në vend. Ështe themelues i Qendres për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Universitetin AAB si dhe i Qendrës kulturore dhe i Teatrit profesionist “Faruk Begolli”. Ka themeluar pesë çmime nderkombëtare në fusha të ndryshme përfshirë edhe çmimin ndërkombëtar për letërsi dhe arte “Ali Podrimja”. Po ashtu është angazhuar për krijmin e lehtësirave për student me nevoja të veçanta dhe pjestar të Komuniteteve pakicë.  Nga Revista Euromenager dhe Unioni i Menagjerve të Europes është Zgjedhur menagjer i vitit në fushën e arsimit.

Si poet Lulzim Tafa i takon plejadës së Poetëve të viteve të nëntëdhejta, në kohën kur në Ballkan kishin shpërthyer luftëra të përgjakshme si rezultat i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë. Ishte kjo kohë kur popullit të Kosovës i kanosej shfarosja etnike dhe kulturore. Poezi ka filluar të shkruaj si nxënës i shkollës fillore. Poezitë e para i ka botuar në revistat e shkollës, ndërsa librin e parë me poezi e ka botuar si student.

Lufta dhe katastrofa humanitare e vitit 1999 e gjeti në Kosovë. Lufta i shkatërroi shtëpinë e tij, biblotekën, librat, fotografitë, së bashku me kujtimet dhe mbi 300 poezi në dorëshkrim. Pas luftës ai vazhdoi të merret me të drejtat dhe liritë e njeriut, duke promovuar paqe dhe liri për të gjithë. Ai është nderuar me mirënjohje dhe çmime të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare. Në kuadër të angazhimeve intelektuale dhe profesionale ka botuar disa libra shkencorë dhe monografik në fushën e Drejtëisë.

Megjithëse jurist me profesion, profesioni i tij primar dhe pasioni jetësor është letërsia. Ai është autor i shumë librave me poezi. Poezitë e tij janë të përkthyera në disa gjuhë të botës dhe të përfshira në disa antologji, është shpërblyer me shumë çmime letrare.Veprat e tij deri më tani janë përkthyer në gjuhët angleze, gjermane, italiane, serbe, malazeze, rome, turke, greke, kroate, boshnjake, rumune, frënge, ukrainase, azre, suedeze, arabe, maqedone, sllovene, ruse, hungareze etj.

Shtëpi të njohura botuese nga mbarë bota kanë përkthyer dhe botuar librat e tij, kurse shkrimtarë e kritikë letrarë nga vendi dhe bota e kanë vlerësuar krijimtarinë e tij artistike. Për poezinë e Lulzim Tafës, kanë shkruar dhe i kanë botuar ato revistat më të njohura ndërkombëtare të fushës së letërsisë. Është njëri ndër poetët më të njohur dhe më të përkthyer të letërsisë shqipe në botë.

Është anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve[2]. Ai mban shumë tituj nderi në akademi dhe universitete prestigjioze botërore.

Për kontributin e tijë në fushën e letërsisë, Presidenti i Kosovës e ka dekoruar me medajlen presidenciale të Meritave[3], tituli më i lartë që i dedikohet përsonaliteteve të shquara për kontribut të veçantë në fushën e letërsisë dhe artit.

Jeton në Prishtinë. 

Librat e botuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • “Gjaku nuk bëhet ujë”- përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë 1993
  • “ Metaforë e pikëlluar”- përmbledhje me poezi,Rilindja, Prishtinë 1995
  • “Planeti Babiloni”-poezi e dramatizuar,Rilindja, Prishtinë 1997
  • “ Vdekja çon fjalë”-përmbledhje me poezi, Rilindja, Prishtinë, 1998
  • Analogjia e Shëmtisë, përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë, 2002
  • “I kam edhe dy fjalë”-përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2012, ISBN-10: 9951063845, ISBN-13: 978-9951063845
  • “Shtini n’dhe këto fjalë”-përmbledhje me poezi, Faik Konica, Prishtinë 2015, ISBN-10: 9951065236, ISBN-13: 978-9951065238
  • “Traumausstellung” Poezi, Amanda Verlag, Sinaia 2013, ISBN-10: 6068041522, ISBN-13: 978-6068041520
  • “Terrible songs” Gracious light, 2013, New York, ISBN-10: 9781888067378, ISBN-13: 978-1888067378
  • ”Under manen sover tiderna” Poez Erik Hans Forlag, 2012
  • ”Expozitie de vise” Poezi, Amanda Edit, 2012, ISBN-10: 606804176X, ISBN-13: 978-6068041766
  • “La theorie de l’explication des reves”, Poezi, Esprit Des Eagles, 2013, ISBN-10: 9951497225, ISBN-13: 978-9951497220
  • “Vraziji Posao” Poezi, Djordan Studio, 2015, ISBN-10: 9958901161, ISBN-13: 978-9958901164
  • “La cronica di una santa Guerra” Poezi, Ginta Latina, 2013, ISBN-10: 2874850179, ISBN-13: 978-2874850172
  • “Zavjetne ne pjesme” Poezi, Dignitas, Podgoricë, 2016, ISBN-10: 9788686623072 ISBN-13: 978-8686623072
  • Paketimi i merzisë, Liber me Poezi, Luma Grafik,Tetovë 2017
  • Teuta,Poezi,  Grinta, 2018, ISBN-10: 9731269495, ISBN-13: 978-9731269498
  • Dali ti imas Bolka, Poezi, Akademsiki pecat, 2018, ISBN-10: 6082312465, ISBN-13: 978-6082312460
  • Ne zovi me Nedeljom, Allma, Beograd 2018, ISBN-10: 8679746290, ISBN-13: 978-8679746290
  • ТОЛКОВАНЕ ДОЖДЛИВЫХ СНОВ, ЛЮЛЬЗИМ ТафА, ЛИТО, poetry book, 2020 (Russian language).
  • Тафа Люлзім. “Розмова з камінням”, вибрані поезії, Kyiv, poetry book, 2021 (Ukrainian language). ISBN 978-966-986-455-0

Çmimet Ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

L'OrdreDesArtsOfficier
Presidential Medal of Merits - Republic of Kosova
Decoration for Poet Lulzim Tafa - Patriarch of Ukraine, Patriarch Filaret, the "Order of Saint Yuri the Victorious"
International Prize "Mihai Eminescu"
Neruda awards
Italian students at the International Poetry Festival in Taranto created a caricature of Mr. Tafa.
  • "Oficer i Arteve dhe Letrave" nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron (2023)
  • Medalja Presidenciale e Meritave së Kosovës (2018) Kosovë [4]
  • Dekorata më e lartë e dhënë nga Patriarku i Ukrainës, Patriarku Filaret, “Urdhri i Shën Juri Fitimtarit”.[5]
  • Çmimi Ndërkombëtar "Mihai Eminescu" (2018) Rumani [6]
  • Çmimi Ndërkombëtar "Neruda Awards" (2019) Itali [7]
  • Çmimi Ndërkombëtar "Naji Naaman" (2019) Liban [8]
  • Çmimi Ndërkombëtar "Radovan Zogovic" 2016 Mali i Zi [9]
  • Çmimi "Ramadan Sinani" (2015) Tetovë, Maqedonia e Veriut [10]
  • Çmimi Ndërkombëtar "Aleksandri i Madh" (2021) Greqi [11]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b "Lulzim Tafa". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Anëtarë". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Presidenti dekoron me medalje poetin Lulzim Tafa". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ https://insajderi.com/presidenti-i-hashim-thaci-dekoroi-krijuesin-lulzim-tafa-me-medaljen-presidenciale-te-meritave/
  5. ^ https://www.epokaere.com/lulzim-tafa-nderohet-me-urdhrin-yuri-i-shenjte-fitimtar-nga-patriarku-i-shenjte-i-ukraines-filaret/
  6. ^ https://www.kultplus.com/libri/fjala-e-poetit-lulzim-tafa-me-rastin-e-marrjes-se-cmimit-mihai-eminescu/
  7. ^ https://www.epokaere.com/poeti-lulzim-tafa-i-ftuar-nderi-ne-festivalin-e-poezise-ne-itali/
  8. ^ https://www.kultplus.com/poezi/lulzim-tafa-fitues-i-cmimit-prestigjioz-per-letersi-naji-naaman/
  9. ^ https://www.koha.net/kulture/23568/lulzim-tafa-fitues-i-cmimit-nderkombetar-per-letersi-radovan-zogoviq/
  10. ^ https://www.balkanweb.com/lulzim-tafa-fitues-i-cmimit-ramadan-sinani-per-letersi/
  11. ^ https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=566251