Mahmud bej Vlora
Mahmud Vlora (1822-1866) - Një ndër personalitetet e shquara të Familjes Vlora, babai i Ismail Qemalit, Themeluesit të shtetit shqiptar. Udhëheqës i Kryengritjes popullore antiosmane, njohur me emrin kryengritja popullore kundër reformave të Tanzimatit (1847). U internuan më 1848 në Konjë, meshkujt e familjes ndërsa femra në Selanik. Dërgon të birin, me të liruar, pranë të ungjit Mustafa Pashës në Janinë. Mustafa Pasha ish në at kohë "Myslimme Kalemi" Mydiri, pranë të kushuririt (Ismail Pash Tepelenës) që ish bërë ndërkohë Valí. Mahmut beu nuk qëndroj dot në Vlorë. Për të përballuarë shpenzimet (Ylefet) e vullnetarvet që mblodhi (ngjarja e Grivës 1854) me urdhër të qeverisë, që nuk e pagoj, u detyrua të shesi pasurinë e fundit që i kish mbetur (çifliqet Goricë, Babicë, Novoselë, Bestrovë, Selenicë, Subënj, Picar edhe shkoi në Stamboll për të siguruarë këthimin e të hollave që kish për të marrë. Nuk bëri dot gjë. Shkoi në Athinë. Atje gjeti mbrojtjen e mbretit dhe qëndroi gati dy vjet. Vdiq në Stamboll më 1866.
Burimet[redakto]
- Letërkëmbim Eqrem Bej Vlora-Mustafa Kruja, Ku isha në vigjilje të pavarësisë 27.IV.1955