Mel Gibson

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mel Gibson
Mel Gibson 1990.jpg
Mel Gibson 1990 te premiera e Air America
Ditëlindja: 3 janar 1956
Vendlindja: Peekskill, New York

Mel Columcille Gerard Gibson lindi më 3 janar 1956Peekskill, New York, por e kaloi fëmijërinë dhe rininë në Australi. Ai është aktor, regjisor dhe producent amerikan dhe fitues i çmimit Oskar, i njohur veçanërisht për rolet në filmseritë Mad Max dhe Lethal Weapon, për rolin dhe regjinë në Braveheart, që ka fituar Oskar, si edhe regjinë e bllokbasterit 2004 The Passion of the Christ. Në shkurt1985, ai ishte i pari që iu dha titulli "Sexiest Man Alive" nga revista People.

Me 28 korrik 2006 në ora 03.00, Mel Gibson u ndalua nga policia në Malibu, Los Anxhelos për drejtim automjeti nën efektin e alkoholit. Llogaritet se shpejtësia e automjetit në momentin e ndalimit ka qënë rreth 140km/orë. Në momentin e ndalimit ai kishte në automjetin e tij të markës Lexus një shishe gjysëm të mbushur me tekila. Ai u lejua të largohet pasi pagoi një garanci pasurore në shumën 5000 USD. Për herë të funidt ai ishte ndaluar nga policia për drejtim automjeti në gjendje të dehur në vitin 1984. Që nga ajo kohë ai merrte pjesë rregulllisht në mbledhjet e të Alkolizuarve Anonimë.

Sipas raportit të oficerit të policisë, James Mee, i cili kreu ndalimin e Mel Gibsonit, në momentin e ndalimit, Gibson bëri një numër komentesh anti-semite: "Çifutë të ndyrë! Çifutët janë shkaku i të gjitha luftrave në botë!". Mel Gibson, i cili është një katolik konservativ është akuzuar edhe më parë për ndjenja dhe ide anti-semite gjatë xhirimit të filmit "The Passion of Christ". Edhe babai i tij, cili ishte katolik shumë fetar, e ka mohuar ekzistencën e Holokaustit. Mbas këtij incidenti rrjeti televiziv ABC anulloi një kontratë me Mel Gibson për xhirimin e një filmi mbi jetën e një çifuti nga Hollanda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nuk dihet se çfarë pasojash të tjera do të ketë ky incident edhe për filmin e sapo xhiruar të Mel Gibson: "Apocalypto".

Sipas ligjit të shtetit të Kalifornisë është e ndaluar të drejtosh një automjet duke patur një shishe apo enë të mbushur me pije alkolike të hapur. Në qoftë se Mel Gibson njihet fajtor nga gjykata ai mund të dënohet deri me 6 muaj burg.

Filmografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Si aktor[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmografia
Viti Titulli Roli Shënime
1977 Summer City Scollop
I Never Promised You a Rose Garden
1979 Mad Max 'Mad' Max Rockatansky
Tim Tim
1980 The Chain Reaction
1981 Gallipoli Frank Dunne
Mad Max 2: The Road Warrior 'Mad' Max Rockatansky/The Road Warrior
1982 Attack Force Z Captain P.G. (Paul) Kelly
The Year of Living Dangerously Guy Hamilton
1984 The Bounty Fletcher Christian Master's Mate
The River Tom Garvey
Mrs. Soffel Ed Biddle
1985 Mad Max Beyond Thunderdome 'Mad' Max Rockatansky
1987 Lethal Weapon Sergeant Martin Riggs
1988 Tequila Sunrise Dale 'Mac' McKussic
1989 Lethal Weapon 2 Martin Riggs
1990 Bird on a Wire Rick Jarmin
Air America Gene Ryack
Hamlet Hamlet
1992 Lethal Weapon 3 Martin Riggs
Earth and the American Dream (dokumentar) (kallëzues)
Forever Young Capt. Daniel McCormick (edhe producent ekzekutiv)
1993 The Chili Con Carne Club Mel (subjekt i shkurtë)
The Man Without a Face Justin McLeod
1994 Maverick Bret Maverick
1995 Braveheart William Wallace
1996 Ransom Tom Mullen
1997 Fathers' Day Scott the Body Piercer (Cameo)
Conspiracy Theory Jerry Fletcher
FairyTale: A True Story Frances' Father (Cameo)
1998 Lethal Weapon 4 Martin Riggs
1999 Payback Porter
2000 The Million Dollar Hotel Detective Skinner
Chicken Run Rocky (dublues)
The Patriot Benjamin Martin
What Women Want Nick Marshall
2001 The One Dollar Diary (dokumentar)
2002 We Were Soldiers Lt. Col. Hal Moore
Signs Rev. Graham Hess
2003 Acting Lessons: Should Have Looked Like Mel (subjekt i shkurtë)
2004 Paparazzi Anger Management Therapy Patient (edhe producent; subjekt i shkurtë)
2008 Sam and George (momentan u njoftuar fillimi i prodhimit) (edhe producent)
Under and Alone William Queen (njoftuar)

Si regjisor[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti Titulli Shënime
1993 The Man Without a Face
1995 Braveheart
2004 The Passion of the Christ edhe producent dhe skenarist)
2006 Apocalypto edhe producent ekzekutiv, producent, dhe autor

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]