Mortaliteti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Mortaliteti paraqet numrin e të vdekurve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Mortalitei është dukuri negative dhe ndikon në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë, për dallim nga nataliteti, ku ka pikëpamje pro dhe contra nivelit të tij, sot ekziston pajtueshmëri e plotë se duhet të bëhen përpjekje të mëdha që, sa më shumë që është e mundur, të zvogëlohet mortaliteti te të gjitha grup-moshat dhe të dy gjinitë e të gjitha popullatave atje ku ai është ende i lartë. Ky është qëllim përgjithësisht i dëshiruar jo vetëm i shkencës së mjekësisë, por edhe i tërë gjinisë njerëzore, pa marrë parasysh përkatësinë raciale,etnike apo fetare. Zvogëlimi i mortalitetit deri në kufijtë e mundshëm biologjik do të thotë zgjatje e jetës së njeriut, në një anë, dhe riprodhimin racional e human të popullsisë dhe reduktimin e konsumimit ekstensiv të shëndetit të femrës, në anën tjetër.

Historiku i motralitetit botërorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mortaliteti sipas shteteve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mortaliteti në Shqipëri[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Moratliteti i foshnjave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mortaliteti i foshnjave në Shqipëri është tre herë më e lartë se limiti i vendosur nga BE. Në Shqipëri vdesin 18 foshnje për 1000 fëmijë të lindur gjallë. Kështu është bërë e ditur në nji raport të Organizatës Ndërkombëtare “ World Vision”. [1]

Mortalieti në Kosovë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lëvizja e shkallës së mortalitetit të përgjithshëm dhe mortalitetit të foshnjave në Kosovë në periudhën 1911-1995(në promila)

Nga viti 1911-1915 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 34,0‰. Ndërsa për mortalitetin e foshnjave nuk ka shenime.

Nga viti 1916-1920 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 38,0‰. Ndërsa për mortalitetin e foshnjave nuk ka shenime.

Nga viti 1921-1925 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 30,0‰. Ndërsa për mortalitetin e foshnjave nuk ka shenime.

Nga viti 1926-1930 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 25,0‰. Ndërsa për mortalitetin e foshnjave nuk ka shenime.

Nga viti 1931-1935 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 21,0‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 198,2 ‰

Nga viti 1936-1940 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 18,0‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 161,8 ‰.

Nga viti 1947-1950 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 15,5‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 159,7 ‰.

Nga viti 1951-1955 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 18,2‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 155,6 ‰.

Nga viti 1956-1960 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 14,9‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 145,1 ‰.

Nga viti 1961-1965 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 12,4‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 132,4 ‰.

Nga viti 1966-1970 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 9,7‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 105,7 ‰.

Nga viti 1971-1975 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 8,1‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 84,1 ‰.

Nga viti 1976-1980 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 6,5‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 72,8 ‰.

Nga viti 1981-1985 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 6,2‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 64,2 ‰.

Nga viti 1986-1990 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 5,3‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 52,1 ‰.

Nga viti 1991-1995 mortaliteti i përgjithshëm ka qenë 3,9‰. Ndërsa moratliteti i foshnjave ka qenë 29,2 ‰.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Hivzi Islami, Rrjedh demografike shqiptare , Dukagjini, Pejë 1994 fq 37.

Mortaliteti i shqiptarëve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ecuria e mortalitetit të përgjithshëm në Kosovë dhe Shqipëri në disa vite karakteristike ( në vlera absolute dhe relative)

Në vitin 1939 Kosova kishte 20 725 vdekje gjegjësisht 17,6 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 16 013 gjegjësisht 15,1 në 1000 banor.

Në vitin 1950 Kosova kishte 12.991 vdekje gjegjësisht 17,0 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 17.215 gjegjësisht 14,0 në 1000 banor.

Në vitin 1960 Kosova kishte 13.365 vdekje gjegjësisht 14,2 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 16.775 gjegjësisht 10,4 në 1000 banor.

Në vitin 1970 Kosova kishte 10.829 vdekje gjegjësisht 8,9 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 19.774 gjegjësisht 9,2 në 1000 banor.

Në vitin 1980 Kosova kishte 8.909 vdekje gjegjësisht 5,7 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 16.981 gjegjësisht 6,4 në 1000 banor.

Në vitin 1985 Kosova kishte 11.829 vdekje gjegjësisht 6,7 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 17.179 gjegjësisht 5,8 në 1000 banor.

Në vitin 1989 Kosova kishte 10.181 vdekje gjegjësisht 5,3 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 18.168 gjegjësisht 5,7 në 1000 banor.

Në vitin 1995 Kosova kishte 8.078 vdekje gjegjësisht 3,9 në 1000 banor. Ndërsa Shqipëria 18.060 gjegjësisht 5,6 në 1000 banor.

Mortaliteti në botë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Njëzet vendet e botës me shkallë më të lartë mortalitetit(në promila):

Mretëria Svazilend 30.70

Angola 24.44

Lesoto 22.33

Sierra Leone 22.26

Liberia 21.45

Zambia 21.35

Mozambiku 20.29

Niger 20.26

Afganistani 19.56

Xhibuti 19.16

Republika Qendrore Afrikane 18.04

Malavi 17.89

Zimbabve 17.29

Rep. Jugoafrikane 16.94

Nigeria 16.88

Çad 16.39

Mali 16.16

Rusia 16.06

Guinea-Bisau 16.05

Ukraina 15.93[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "CIA - The World Factbook". Arkivuar nga origjinali më 5 janar 2010. Marrë më 6 dhjetor 2008. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Hivzi Islami,Dimensioni demografik i çështjes së Kosovës,Prishtinë 1997.

[2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]