Muharrem Berisha (matematikan)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Muharrem Berisha

Muharremberisha.jpg

Emri: Muharrem
Mbiemri: Berisha
Lindi më: 1942
Vendlindja: Vilanc, Vushtri
Vdiq më: 15 maj 2010
Profesioni: Matematikan, Akademik, Profesor

Muharrem Berisha lindi më 10 qershor të vitit 1942 në fshatin Vilanc, komuna e Vushtrisë dhe vdiq më 15 maj 2010 ne moshën 68-vjeçare ishte akademik shqiptar.

[redakto] Biografia

Shkollën fillore e ka mbaruar në vendlindje, ndërsa në vitin 1961 ka mbaruar Shkollën Normale në Prishtinë. Gjatë vitit shkollor 1961 / 1962 ka punuar mёsues nё shkollёn fillore tё Samodrexhёs dhe tё Novosellёs tё komunёs së Vushtrisё. Nё vitin shkollor 1962 / 1963 regjistron studimet e matematikёs nё Fakultetin Filozofik tё Prishtinës , të cilat i mbaroi nё qershor tё vitit 1966. Gjatё vitit shkollor 1966/1967 punon profesor i lёndёs sё matematikёs nё Shkollёn e Mesme Teknike tё Prishtinës. Nё tetor tё vitit 1967 ka qenё i angazhuar tё mbajё ushtrimet nga Analiza matematike I (një) në Katedёn e Matematikёs tё Fakultetit Filozofik tё Universitetit të Prishtinës. Nё mars tё vitit 1968 zgjidhet asistent nё Katedrёn e Matematikёs. Nё tetor tё vitit 1969 regjistrohet nё studimet pasuniversitare nё Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore tё Universitetin e Beogradit. Nё vitin shkollor 1970/1971 autorizohet tё mbajё ligjërata nga lёnda Analiza matematike I nё Katedrёn e Matematikës të FSHMN-së. Nё vitin 1974 ka mbrojtur temёn e magjistraturёs me titull: Transformimi dhe shumimi i serisё Fourier tё njё funksioni tё vazhdueshёm nё Fakultetin e Shkencave Matemaike-Natyrore tё Beogradit. Gjatё periudhёs shkurt 1978 - shkurt 1979 ka qёndruar nё specializim nё universitetin “Lomonosov”Moskës. Nё maj tё vitit 1979 ka mbrojtur tezёn e doktoratёs me titull: Vlerёsimi i koeficientёve Fourier tё disa klasa funksionesh. Po nё kёtё vit zgjidhet docent nё lёndёn Analiza matematike I nё Seksionin e Matematikёs nё FSHM tё Prishtinës. Nё maj tё vitit 1982 zgjidhet profesor inordinar nё lёndёn Analiza matematike I, ndёrsa nё mars tё vitit 1987 zgjidhet profesor ordinar nё FSHMN tё Prishtinës. Mё 24 dhjetor 1996 zgjidhet anёtar korrespondent, ndërsa më 20 dhjetor 2000 zgjidhet anëtar i rregullt i ASHAK. Gjatё kёsaj periudhe, qё nga viti 1967 gjer mё sot, si asistent, docent, profesor inordinar dhe ordinar nё Seksionin e Matematikёs ka ligjëruar lёndën Analiza matematike I, II, III dhe kurse të përgjithshme të matematikës në fakultete të tjera të Universitetit të Prishtinës. Ështё i angazhuar qё nga viti shkollor 1979/1980 e gjer mё sot nё studimet pasuniversitare. Udhёheq deri mё tani seminarin nga Analiza matematike nё kёto studime. Gjithashtu ka qenё udhёheqёs i disa kandidatёve nё magjistraturё dhe doktoratë. Ka qenё kryesues i Kryesisё sё Shoqatёs sё Matematikanëve, Fizikanёve dhe Astronomëve tё Kosovës. Dy mandate zgjedhore, duke filluar nga viti shkollor 1981/1982 deri mё 1984/1985, ka qenё shef i Seksionit tё Matematikёs. Qё nga tetori i vitit 1985 deri nё tetor tё vitit 1987 ka kryer detyrёn e prodekanit tё FSHMN-sё. Nё vitin 1987 zgjidhet dekan i FSHMN-së, ndёrsa nё vitin 1989 rizgjidhet nё detyrёn e dekanit. Nё qershor tё vitit 1991 shkarkohet nga kjo detyrё me rastin e masave tё dhunshme tё pushtetit serb, tё aplikuara nё këtë fakultet. Ështё laureat i Shpёrblimit tё Dhjetorit tё vitit 1983. Nё periudhёn 1994-1996 ka qenё udhёheqёs i studimeve pasuniversitare nё Seksionin e Matematikёs. Ështё korrespondent i Mathemmaticial Reviews dhe anёtar i American Mathematical Society. Gjatё periudhёs 1985-1991, sa e ka parë dritёn revista Punime Matematike, ka qenё redaktor i saj. Së fundmi ishte kryeredaktor i revistёs Kёrkime dhe sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete