Jump to content

Naim Krieziu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Naim Kryeziu
Të dhënat vetjake
Datëlindja4 janar 1918
VendlindjaGjakova, Mbretëria Jugosllave
Data e vdekjes20 mars 2010
VendvdekjaRoma, Itali
PozicioniMesfushor anësor
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1933–1939KF Tirana?(?)
1939–1947AS Roma122(27)
1947–1952Napoli168(39)
Skuadra të menaxhuara
1963AS Roma
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Naim Krieziu (Gjakovë, 4 janar 1918 - Romë, 20 mars 2010) ishte futbollist shqiptar nga Kosova, i famshëm në Itali gjat viteve 1940 dhe 1950.

Naim Kryeziu ishte sulmues i Sport klub Tirana me të cilin arriti të bëhëj kampion i Shqipërisë në vitin 1939; fitues i Kupës së Shqipërisë 1938-39. Debutimi në Serie A më 10/03/1940: Roma-Bari 4-2 (java XXII), në skuadrën e Barit luante Riza Lushta: një tjetër futbollist shqiptar, Lushta shënon për Barin golin e barazimit 1-1 që ishte edhe goli i tij i parë. Naim Kryeziu ka qenë, padyshim futbollisti shqiptar ndër më të mëdhenjtë bashkë me Riza Lushtën nga mesi i viteve tridhjetë deri në gjysmën e dytë të viteve dyzet.

Ata bënë emër jo vetëm me titullin e Kampionit të Italisë fituar nga Kryeziu me Romën më 14 qeshor 1942. Në vitin 1946 Ludovik Jakova, zëvendëstrajner i Kombëtares shqiptare të futbollit në krijim e sipër, erdhi dy herë në Itali për të bindur Kryeziun të luaj në edicionin e VIII të Kampionatit Ballkanik. Për detyrime kontraktuale nuk mundi të pranonoj, megjithatë Kombëtarja shqiptare e zuri vendin e parë në manifestimin e parë të Kombëtareve të pasluftës.

Kryeziu u bë trajner profesionist i kategorisë së parë: zëvendëstrajner i Romës nga viti 1962 deri më 1965 dhe titullar për gjashtë muaj në edicionin 1963-64, para se të mbërrinte spanjolli Luis Mirò; periudhë e mjaftueshme që Kryeziu të përgatiste skuadrën që do të fitonte Kupën e Italisë. Sot Kryeziu është në Panteonin e lojtarëve më të famshëm të Romës. Emrin e tij mban sot stadiumi i Gjakovës.

Ai ka luajtur për ekipin A.S. Roma me të cilin ka fituar titullin e kampionit në sezonin 1941-42 dhe gjithashtu ka luajtur me ekipin A.C. Napoli nga viti 1939 gjer në vitin 1953. Ai gjithashtu ka qene trajner i ekipit A.S. Roma në vitet e 1960ta dhe drejtor i përgjithshëm, detyrë në të cilën e zbuloi talentin Giuseppe Giannini kur ai luante për ekipin Frattocchie Marino).

Naim Krieziu vdiq më 20 mars 2010 në Romë në moshën 92 vjeçare.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]