Jump to content

Nazmi Rudari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Nazmi Rudari është shkrimtar, dramaturg dhe kritik shqiptar.

Nazmi Rudari kreu studimet e letërsisë shqiptare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Nga vitet e shtatëdhjeta shkruan poezi, prozë, dramë dhe kritikë, që i botoi në shtypin dhe periodikun tonë.

Punoi si mësimdhënës në gjimnazin e Podujevës. Në vitet e tetëdhjeta në provat gjenerale që kishte Trupa Teatrore e Podujevës iu largua nga skena „Letra vinte nga Ballkani“. Në Konkursin e Radio Prishtinës ju ble radiodrama “Kënga e Maleve“ dhe nuk u realizua asnjëherë. Radiodrama si edhe veprat tjera bënin thirrje për ruajtën e dinjitetit njerëzor dhe integritetit kombëtar. Ndjekja e njëmendët u forcua dhe e rrezikoi edhe fizikisht pas botimit të librit të poezive „Helm e gjak“, libër ky që u konfiskua.

Pas ndjekjeve të shumta dhe pasi u maur disa herë në polici, i akuzuar si shkrimtar, si mësimdhënës dhe si aktivist në luftën për pavarësi, si propagandues kundër pushtetit serb u detyrua të largohet nga atdheu. Ndjekejn dhe maltretimet që iu bënë autorit e dënuan publikisht Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës , Kryetari i Kosovës  Ibrahim Rugova dhe institucione e organizata tjera të Kosovës. Sot jeton dhe punon në Mainz të Gjermanisë.

...si fëmijë e di se jam rritur në një fshat në veri të Kosovës dhe e mësova me lotët e mallin e gjyshërve se paraardhësit e mi kishin jetuar më mia vite ne Rudar sot në serbi. Pra tokë e pastër shqiptare më territor e më popullsi deri ne vitin 1870 kur nisi dhe përfundoi shpejt shpërngulja e shqiptarëve nga tokat e tyre, shtëpitë e tyre të cilat iu morën pa kurrfarë shpagimi. E mbaj mend kjo gjatë e thellë ka jetuar në shpirtin e mendjen e gjyshërve të mi...prandaj lufta e fundit nuk ishte pos realizim i një skenari të dikurshme kur ushtria dhe paramilitarët vranë, plaçkitën dhe i ndoqën te gjithë ata që nuk pranuan te serbizoheshin. Të mbeturit u dhunuan dhe përdhosen shumëfish...Unë i kam mësuar të gjitha këto në heshtje dhe i kam parë në shkëlqimin e lotit të gjyshërve të mi...im at jetoi gjithnjë më frikën se kjo do të ndodhte edhe më ne...Ne fillim instinkti e më vonë bindja se i vetmi shok e më i miri ishte libri të cilit të vetmit edhe i besoja sepse nuk mund të ndërronte sot për nesër dhe kjo më ndihmoj që të mos i ndahesha shkollimit. Kam udhëtuar jo një ditë, jo një javë, por disa vite mbi 25 km në ditë për të mbaruar shkollën e mesme dhe studimet...Për të gjitha ato që i bëra në jetë fajtor jam vet. As nuk i detyrohem kujt pos punës sime dhe vendit ku jetoj sot Gjermanisë qe më ofroi strehim kur kisha mundur të mbetëm rrugës dhe edhe këtu më punën time të palodhshme prej mësuesi siguroj kafshatën e bukës. Asnjëherë nuk i bie pishman pse kam jetuar si një intelektual i denjë dhe nuk jam nënshtruar asnjëherë as vesit, as epshit, as lakmisë dhe jam në gjendje cilitdo çoftë mik dhe çoftë armik t´ia shkeli këmbën dhe ta shoh drejt në sy. Asnjëherë në jetë ama asnjëherë nuk kam keqpërdorë asnjë cent edhe pse kam pas shans e mundësi sikur që kanë pasur pothuajse të gjithë njerëzit e kalibrit tim dhe të këtillë fatkeqësisht më duhet ta them para jush ka pasur shumë pak. Kam qenë gjithnjë human, njerëzor dhe korrekt e hapur edhe më njeriun më të skajshëm të konopit. Jam munduar të secili njeri të gjejë anën e mirë të tij dhe tek mbi 97% kam arritur të gjejë mirëkuptim dhe bashkëpunim dhe së pakut për kohën që është shoqëruar më mua ka ndërprerë aktivitetin e lig apo të dëmshëm. Ka shumë që nuk iu kanë kthyer kurrë… shpeshherë me vite të tëra e kam përtyp dëmin që më ka bërë A.-ja apo B-ja dhe jam shtirë sikur nuk po ndodh asgjë…Kam pasur fat dhe u kam shpenzuar krejt rastësisht atentateve të kryera në , mënyrë të përkryer të përgatitura të dy rastet nga sigurimet e fshehta. –Pasha zotin nëse vazhdon kështu, kanë më të vrarë! Ka qenë disa herë betimi i njerëzve të ndryshëm bile disa herë janë betuar edhe punëtor sigurimi e udbeje. Unë e di së i çmendja më deklarime të hapura, nuk dija ndryshe… U detyrova të punoj pse pata kushte jo të mira materiale shumë herët dhe prej vitit 1972 kur rroka ditarin si arsimtar, punova pa ndërpre e edhe i kërcënuar disa herë edhe me jetë sepse isha konsekuent, njerëzor dhe i durueshëm dhe i qëndrueshëm në parim e drejtësi. Gjithë jetën jam munduar t´i shërbej atdheut tim dhe jam munduar t´i shërbej sa më mirë. Kush i shërben atdheut njëmendësisht e ka një dhuratë të sigurt vdes në varfëri te thellë. Kjo më ka mbërthyer disa herë dhe asnjëherë me fajin tim...Me krijimtari jam marrur, jo pse kam dashur të jem krijues, jo pse kam dashur te jem njeri publik, jo pse kam dashur të jem i famshëm, por pse nuk kam mundur te pushoj e qetësoj shpirtin dhe mendjen krijuese...por së kam dashur edhe më trup edhe më shpirt të jem në shërbim të popullit tim… Krijimtaria ime është e lidhur shumë më jetën e gjallë dhe është një sintezë i përvojës,virtytit, e vuajtjes dhe angazhimit, e luftës dhe e ngritjes e veprimit dhe e ekzistencës, e rezistencës e pathyeshmërisë, e këmbënguljes dhe e guximit, por shkurt e përmbledhur e jetës flijimit dhe imagjinatës krijuese. Ajo qe e kam shkruar unë ose ka ndodhur ose do te ndodh pak vjet më vonë. Kjo më ka habitur edhe mua,por kështu është ky fakt, por kështu është...edhe kur krijoj sot…sot krijoj dhe punoj në Gjermani puna më gjallëron dhe vazhdimisht jam në kërkim dhe studim të asaj që bëj prandaj kam filluar të botoj edhe librin shkollor. Unë kam qenë dhe kam mbetur i gjeneratës se flijuar për atdhe, u takoj atyre që kanë dhënë djersë, pasuri edhe gjak për atdhe...më vjen të vjell kur shoh se si pasurohen bandat dhe kriminelet në kurriz të atdheut...ruaje zot atdheun tonë nga grabitqarët që po donë ta vrasin ende pa u zhvilluar. Atdhe është secili qytetar e jo vetëm një shtresë. Atdhetar i mirë nuk është ai që shëtit më çark në krah por as ai që shëtitë më çyrykë në krah dhe grabitë…e maltreton vendasit dhe popullin e vet, por ai që më përkushtim e përfill ligjshmërinë dhe rregullin e kushtetutën...ruaje Zotë Shqipërinë e Kosovën nga Halldupët e dallkaukët, derbederët, dilingjitë e mercenarët e bejlerët e kuq, e te shitur, aspak nuk po na vjen lehtë ...ruana zot nga imitimet e qitna në të qenit e vërtet e të njëmendët...

"Në librat e Nazmi Rudarit ngritet në art realiteti i dhunës, frikës , i terrorit mu si ngritet ne art e lartësohet edhe gatishmëria e madhe e një kolektive jo vetëm për t`u martirizuar, por edhe për t`u flijuar e sakrifikuar, madje edhe në përmasa dramatike. Fiton kësisoj rezistenca paqësore, gandiste njëlloj epizmi, njëlloj heroizmi të botës antike iliroshqiptare. Ky është një kualitet i ri, të cilin e ka hetuar edhe e ka formësuar poetikisht Nazmi Rudari.
E kjo i rrit edhe më peshën dhe rëndësinë e librave poetik e letrarë…"(Avdullah Konushevci)
    • „Ag e muzg", "Rilindja " Prishtinë 1990
    • "Helm e gjak",Rilindja " Prishtinë 1992 - poezi
    • "Këngët e ditës" Rilindja "Prishtinë 1996 - poezi
    • "Kujtimet nuk vriten"Faik Konica" Prishtinë1 999 - poezi
    • "Letra vinte nga Ballkani" Jeta e re"Prishtinë- dramë
    • "Letra e bardhë" - "Jeta e re" Prishtinë-dramë
    • "Kanga e maleve " - Radio Prishtina -radio dramë
    • "Drita e Diturisë- "Zahir Pajaziti"2013 Besianë
    • "Drita e Diturisë"-Weyel Verlag" 2014 Gießen
    • "AH KJO JETE" Faik Konica Prishtine 2015
    • “Portrete Reale”, Proze 2016

NJË ZË I FUQISHËM MOSPAJTIMI

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të nderuar dashamirës të fjalës së bukur,

Kam kënaqësinë e veçantë që para jush ta paraqes portretin jetësor e poetik të mikut tim Nazmi Rudari. Fatet e jetës na takuan në mësonjëtoret e fakultetit, të degës së gjuhës dhe letërsisë. Ndoshta jo fatet sa dashuria ndaj fjalës së bukur shqipe, që në ato rrethana të vështira për kombin tonë do të thoshte shumë më tepër se fjalë, do të thoshte komb, do të thoshte atdhe, do të thoshte liri...

Nazmiu zbriste nga kodrat e Herticës, pasi kishte mbaruar gjimnazin në Prishtinë e Podujevë, më dashurinë e madhe në zemë për të mësuar sa më shumë, për t´u kredhur njëherë e përgjithmonë në vorbullën e krijimtarisë poetike.

Kjo ëndërr e flaktë djaloshare zuri të merrte konturet konkrete më shkrimet të zhanreve të ndryshme: poezi,dramë tregime. Kështu, pas një pune të mundishme e fort të kujdeshme , Nazmiu doli para publikut më librin e parë me tregime me titull“Ag e Muzg“, 1990 që dy vjet më vonë të botojë edhe përmbledhjen e parë me poezi me titull“Helm e gjak“, për të vazhduar pastaj po me përmbledhjet e poezive „Këngët e ditës“(1998)dhe „Kujtimet nuk vriten“(2000).

Në krijimtarinë letrare të Nazmi Rudarit shkrihen, si te shumica e shkrimtarëve taenë, fati individual dhe kolektiv. Fjala e tij shpreh jo vetëm ndjenjat dhe emocionet personale, siç veprojnë një pjesë e mirë e lirikëve të popujve të lirë, ajo në të vertet është shprehje e mospajtimit më gjendjen e vështirë politike, shoqërore e ekonomike të shqiptarëve në regjimet e ndryshme Jugosllave, është një protestë e fuqishme e sidomos për gjendjen e krijuar në Kosovë në vitet ´90, kur pena e Nazmi Rudarit erdhi duke u bërë gjithnjë më e mprehtë dhe më e fuqishme.

Duket sikur qe ne titull të përmbledhjes se parë të poezive Nazmi Rudari e ka përfshirë me dy fjalë tërë historinë e populit të tij, fatin e shumicës së individëve dhe fatin kolektiv të popullit shqiptar të kohës së tij. Një jetë më helm, një vdekje më gjak. Po e citoj këtu të plotë poezinë më titull:

[„Zot çfarë fati“:]

Çfarë fati paska pasur populli im, zot

Me shekuj ballë pë ballë më vdekjën

Anjëherë duarkryq as i mundur, por

Në qiellin e kaltër e dheun e zi

Përherë rrahje zemre e pavdekshëm

Me pabesi e vrasje rrethuar sa tmerr

Sy me sy me vdekjen si ne ferr

Njësoj në të katër stinër e vitit

Natën ditën në rrugë si në shtëpi

Në mundime të përhershme të mbrojë

Ç´don e ç´i duhet, lirinë

Sy e vesh si para shekujsh

Edhe ne vitin dymijë

Çfarë fati paska pasur populli im, zot ?

Pra , helmi gjaku këtu lidhen më gjakimin e lirisë, jo me zënka personale, jo me krime individuale, sepse, për fat të keq, shkrimtarët shqiptarë edhe sot e këtë ditë nuk kanë luksin që në qendër të krijimtarisë se tyre ta vënë fatin e individit, diç veprojnë pothuaj të gjithë shkrimtarët e popujve që e kanë sendertuar ëndrrën për shtetin kombëtar dhe për jetën e civilizuar shoqërore, ekonomike e politike.


Gjaku dhe vdekja për liri janë hijet e zakonshme e shqiptarëve të Kosovës, të cilët s´rrojnë dot me poshtrimin e robit, po

Kudo që të jenë Vdesin më dhe tëndin në gji

Do të thotë më dhe të atdheut të Kosovës. Marrë në përgjithësi , vargjet e Nazmi Rudarit i përshkon jo një frymë romantike heroike, por një revoltë e thellë për fatin e popullit, për mendësinë e tij, për sjelljen e të parëve në momente të caktuara historike. Ai përshkruan, të themi kushtimisht,situata të vështira të popullit të tij në kohë paqe e në kohë lufte. Vargjet e tilla përshkohen kryesisht nga dhembja e thellë, nga pikëllimi, nga humanizmi.

Meqe tematika e poezive të tij është shumë e larmishme, e së këndejmi edhe qëndrimi emocional, mund të thuhet së ai ndjek rrugën e mendjeve më të ndritura të kombit,që atdheun e vet e deshën edhe me mend jo vetëm më zemër, që i dëshiruan atij trensformim ,emancipim, që të bëhet i aftë e i denjë për të jetuar si popujt e tjerë, për t´u radhitur krahas popujve të civilizuar të Evropës e të botës. Vetëm në librin e fundit me titull »Kujtimet nuk vriten »,të botuar më 2000, sikur ndërron pak ky disponim krijues. Ngjarja e madhe e vitit 1999 bën që edhe Nazmi Rudarit si poet t´i ndrit pak fytyra e t´i mbushte zemra me gëzim, pasi ushtria Çlirimtare e kishte sendërtuar një pjesë të idesleve shekullore të shqiptarëve të Kosovës. Të gjitha këto ode të shumta, këto disponime të ndryshme emocionale shprehen edhe në varg të kultivuar, më një gjuhë të matur e të qartë,që ia shtojnë rethin e lexuesve.

Mua më mbetet që në fund mikut tim ti uroj shendet dhe vepra edhe më të arrira në të ardhmen.

Strugë 23. 07. 2008 (Arif Demolli.)