Nazmi Rudari

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Nazmi Rudari është shkrimtar, dramaturg dhe kritik shqiptar.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Biografia

Nazmi Rudari kreu studimet e letërsisë shqiptare në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Nga vitet e shtatëdhjeta shkruan poezi, prozë, dramë dhe kritikë, që i botoi në shtypin dhe periodikun tonë.

Punoi si mesimdhënës në gjimnazin e Podujeves. Në vitet e tetëdhjeta në provat gjenerale që kishte Trupa Teatrore e Podujevës iu largua nga skena „Letra vinte nga Ballkani“. Në Konkursin e Radio Prishtinës iu blihe radiodrama “Kënga e Maleve“ dhe nuk u realizua asnjëherë. Radiodrama si edhe veprat tjera bënin thirrje për ruajtën e dinjitetit njerëzor dhe integritetit kombëtar. Ndjekja e njëmendët u forcua dhe e rrezikoi edhe fizikisht pas botimit të librit të poezive „Helm e gjak“, libër ky që u konfiskua.

Pas ndjekjeve të shumta dhe pasi u muar disa herë në polici, i akuzuar si shkrues, si mësimëdhënës dhe si aktivist në luftën për pavarsi, si propagues kundër pushtetit serb u detyrua të largohet nga atdheu. Ndjeken dhe maltretimet që iu bënë autorit e denuan publikisht Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës , Kryetari i Kosovës dhe institucione e organizata tjera të Kosovës. Sot jeton dhe punon në [[Mainz] të Gjermanisë.

[redakto] Veprat letrare

[redakto] Kritikë

"Në librat e Nazmi Rudarit ngritet në art realiteti i dhunës, frikës , i terrorit mu si ngritet ne art e lartësohet edhe gatishmëria e madhe e një kolektive jo vetëm për t`u martirizuar, por edhe për t`u flijuar e sakrifikuar, madje edhe në përmasa dramatike. Fiton kësisoj rezistenca paqësore, gandiste njëlloj epizmi, njëlloj heroizmi të botës antike iliroshqiptare. Ky është një kualitet i ri, të cilin e ka hetuar edhe e ka formësuar poetikisht Nazmi Rudari.
E kjo i rrit edhe më peshën dhe rëndësinë e librave poetik e letrarë…"(Avdullah Konushevci)

[redakto] Veprat

  • „Ag e muzg", "Rilindja " Prishtinë 1990
  • "Helm e gjak",Rilindja " Prishtinë 1992 - poezi
  • "Këngët e ditës" Rilindja "Prishtinë 1996 - poezi
  • "Kujtimet nuk vriten"Faik Konica" Prishtinë1 999 - poezi
  • "Letra vinte nga Ballkani" Jeta e re"Prishtinë- dramë
  • "Letra e bardhë" - "Jeta e re" Prishtinë-dramë
  • "Kanga e maleve " - Radio Prishtina -radio dramë