Nedim Bajrami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Nedim Bajrami
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1999-02-28) 28 shkurt 1999 (25 vjeç)
VendlindjaZyrih, Zvicër
Gjatësia1.79 m (5 ft 10 in)[1]
PozicioniMesfushor sulmues, anësor
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Sassuolo
Numri11
Karriera me të rinjtë
2009–2017Grasshoppers
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2015–2017Grasshoppers U2114(4)
2017–2020Grasshoppers69(6)
2019–2020Empoli (huazim)28(5)
2020–2023Empoli90(12)
2023Sassuolo (huazim)18(1)
2023–Sassuolo2(0)
Karriera ndërkombëtare
2013Zvicra U155(0)
2014Zvicra U167(0)
2015–2016Zvicra U1713(5)
2016–2017Zvicra U184(0)
2016–2017Zvicra U199(3)
2018–2021Zvicra U2111(1)
2021–Shqipëria14(3)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 1 shtator 2023
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 8 shtator 2023

Nedim Bajrami (lindur më 28 shkurt 1999) është një futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor sulmues për klubin italian Sassuolo dhe kombëtaren shqiptare. Bajrami u lind dhe u rrit në Zyrih të Zvicrës nga prindër shqiptar nga Tetova; ai fillimisht luajti me ekipet e moshave të Zvicrës para se të bëhej pjesë e Shqipërisë në vitin 2021.[2][3]

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bajrami ka lindur në Zvicër dhe e shpenzoi vitet e fëmijërisë te akademia e Grasshoppers. Në shkurt 2017, ai firmosi kontratën e parë si profesionist sëbashku me shokët e ekipit Petar Pušić dhe Arijan Qollaku.[4] Ai debutoi disa ditë më pas në humbjen 1–0 kundër FC Thun, duke luajtur 90 minuta të plota.[5]

Më 13 gusht 2019, Bajrami u transferua te EmpoliSerie B në formë huazimi me të drejtë blerje.[6]

Më 31 janar 2023, Bajrami kaloi te Sassuolo në formë huazimi me detyrim blerje në fund të sezonit.[7]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bajrami luajti 49 ndeshje me ekipet e moshave të Zvicrës. Ai luajti gjashtë ndeshje me ekipin nën-17 në kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian 2016.[8] Ai gjithashtu shënoi pesë gola, përfshirë nje dygolësh kundër Malit të Zi.[9] Më 9 mars 2021, trajneri i ekipit nën-21, Mauro Lustrinelli, konfirmoi se Bajrami kishte vendosur të luante me vendin e origjinës së tij, Shqipërinë.[10]

Më 17 mars, Bajrami mori pasaportën shqiptare, duke pritur vetëm lejen e FIFAs për të luajtur me ekipin kombëtar.[11] Më 30 gusht, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i dha dritën jeshile Bajramit për t'u bërë pjesë e kombëtares.[12]

Bajrami bëri debutimin e tij me Shqipërinë më 5 shtator në fitoren 1–0 në Elbasan Arena kundër Hungarisë në kualifikueset e FIFA Kupës së Botës 2022, duke u aktivizuar si zëvëndësues në pjesën e dytë.[13] Goli i tij i parë me ekipin kombëtar erdhi më 17 qershor 2023 në fitoren 2–0 kundër Moldavisë në kualifikueset e UEFA Euro 2024, duke mposhtur portierin kundërshtar me një gjuajtje jashtë zone.[14]

Statistikat e karrierës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 13 gusht 2023[15]
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Grasshoppers U21 2015–16 1. Liga 1 0 0 0 1 0
2016–17 12 4 0 0 12 4
2017–18 1 0 0 0 1 0
Gjithsej 14 4 0 0 0 0 0 0 14 4
Grasshoppers 2016–17 Super Liga Zvicerane 7 0 0 0 0 0 7 0
2017–18 29 3 3 0 0 0 32 3
2018–19 33 3 2 0 0 0 35 3
2019–20 0 0 0 0 0 0 0 0
Gjithsej 69 6 5 0 0 0 0 0 74 6
Empoli (huazim) 2019–20 Serie B 28 5 1 0 1[a] 0 30 5
Empoli 2020–21 Serie B 36 5 3 2 0 0 39 7
2021–22 Serie A 35 6 3 3 38 9
2022–23 Serie A 19 1 1 0 20 1
Gjithsej 118 17 8 5 0 0 1 0 127 22
Sassuolo 2022–23 Serie A 18 1 0 0 18 1
2023–24 Serie A 0 0 1 1 1 1
Gjithsej 18 1 1 1 0 0 0 0 19 2
Gjithsej karriera 219 28 14 6 0 0 1 0 234 34
  1. ^ Ndeshje në fazën play-off për promocion të Appearance in Serie B

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 shtator 2023[16]
Ndeshjet dhe golat sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2021 6 0
2022 4 0
2023 5 3
Gjithsej 15 3

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Redaktuar më 7 shtator 2023
Rezultatet e Shqipërisë të listuara të parat, kolonat e golave tregojnë rezultatin pas çdo goli të shënuar nga Bajrami.[16]
Lista e golave ndërkombëtar të shënuar nga Nedim Bajrami
Nr. Data Vendi Ndsh Kundërshtari Goli Rezultati Kompeticioni
1 17 qershor 2023 Arena Kombëtare, Tiranë, Shqipëri 12  Moldavia 2–0 2–0 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
2 20 qershor 2023 Tórsvøllur, Tórshavn, Ishujt Faroe 13  Ishujt Faroe 1–0 3–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2024
3 7 shtator 2023 Fortuna Arena, Pragë, Republikë Çeke 14  Republika Çeke 1–1 1–1 Kualifikueset e UEFA Euro 2024

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Nedim Bajrami". sassuolocalcio.it (në anglisht). U.S. Sassuolo Calcio. Marrë më 17 shtator 2023.
  2. ^ "Dorëzohen Zviceranët, Tetovari Nedim Bajrami: Zemra Ime Rrah "Kuqezi"". infosport.mk. Marrë më 11 qershor 2023.
  3. ^ "Më i miri në dy ndeshjet e fundit për Kombëtaren, Nedim Bajrami pritet si hero në Tetovë". newsport.al. Marrë më 1 gusht 2023.
  4. ^ "Harun Alpsoy wechselt in die Türkei" (në gjermanisht). fm1today. 1 shkurt 2017. Marrë më 17 mars 2017.
  5. ^ "Geglückte und gescheiterte Experimente zum Rückrunden-Auftakt" (në gjermanisht). srf.ch. 6 shkurt 2017. Marrë më 17 mars 2017.
  6. ^ "UFFICIALE: Empoli, dalla Svizzera arriva il centrocampista Bajrami" (në italisht). TuttoMercatoWeb.com. Marrë më 17 shtator 2023.
  7. ^ "NEDIM BAJRAMI È UN NUOVO CALCIATORE DEL SASSUOLO" (në italisht). U.S. Sassuolo Calcio. 31 janar 2023. Marrë më 31 janar 2023.
  8. ^ "Nedim Bajrami" (në anglisht). UEFA. Marrë më 17 mars 2017.
  9. ^ "Statistik und Resultate" (në gjermanisht). Federata Zvicerane e Futbollit. 19 gusht 2015. Marrë më 17 mars 2017.
  10. ^ "Kurz vor EM gibt Bajrami der Nati einen Korb Albanien klaut uns unser U21-Juwel" (në gjermanisht). Blick. 9 mars 2021. Marrë më 9 mars 2021.
  11. ^ "Dekret për dhënie të shtetësisë shqiptare nr. 12024". qbz.gov.al. 17 mars 2021. Marrë më 19 janar 2023.
  12. ^ "Nedim Bajrami zyrtarisht pjesë e Shqipërisë, KAS jep vendimin". Vizion Plus. 30 gusht 2021. Marrë më 20 janar 2023.
  13. ^ "Albania 1–0 Hungary - FIFA World Cup Qualifier" (në anglisht). FIFA. 5 shtator 2021. Marrë më 19 janar 2023.
  14. ^ "Shqipëria merr fitoren e parë, mposht Moldavinë në "Air Albania"". Demokracia. 17 qershor 2023. Marrë më 17 shtator 2023.
  15. ^ "Nedim Bajrami" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 17 shtator 2023.
  16. ^ a b "Nedim Bajrami". eu-football.info (në anglisht). European Football. Marrë më 16 shtator 2023.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Profili te uebfaqja zyrtare e Sassuolos