Nikolla I i Malit të Zi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Mbreti Nikolla i Malit të Zi
Nikolla i Malit të Zi
Lindi më: 7 tetor 1841
në: Njegosh, Mali i Zi
Vdiq më: 1 mars 1921
në: Cap d'Antibes, Francë
Përkatësia fetare: Krishterë Ortodoks
Fëmijët: Zorka, Milica, Anastasia, Danilo, Elena, Anna, Mirko, Ksenia, Pjetër


Nikolla I Mirkov Petroviq-Njegosh (malazezisht: Nikola I Mirkov Petrović-Njegoš, cirilik: Никола I Мирков Петровић-Његош) (7 tetor 18411 mars 1921), i njohur edhe si Knjaz Nikolla dhe Krajl Nikolla, ishte mbreti i vetëm i Malit të Zi, që ka sunduar si mbret prej vitit 1910 deri më 1918 dhe si princ prej vitit 1860 deri më 1910. Ai ishte edhe poet, i njohur për krijimin e Onamo, 'namo!, një këngë e njohur nga Mali i Zi.

Jeta e herëshme[redakto | redakto tekstin burimor]

Nikolla ka lindur në fshatin Njegosh afër Cetinës (mal. Njeguši), selinë e vjetër të Dinastisë së Petroviqëve. Babai i tij, Mirkoja ishte vëllai i princit Danilo, i cili nuk la trashëgimtar mashkull.

Fëmijët[redakto | redakto tekstin burimor]

Pesë nga vajzat e tija ishin të martuara me princë ose me mbretër, duke i dhënë Nikollës pseudonimi "vjehërri i Evropës", një nofkë që ai e ndan me mbretin e tanishëm të Danimarkës.

  • Princesha Lubica
  • Princesha Milica
  • Princesha Anastasia
  • Princesha Marica
  • Princesha Jelena
  • Princesha Ana
  • Princesha Sofia
  • Princesha Ksenija
  • Princesha Vjera
  • Princi Danillo Aleksandër
  • Princi Mirko Dimitri
  • Princi Petri

Pretendenti i tanishëm për fron është stërnipi i Nikollës, Princi Nikolla, djali i Princ Mihailit.