Papa Pio XI

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Papa Pio XI (lat. Pius PP. XI; Desio, 31 maj, 1857 - Romë, 10 shkurt, 1939), lindur Ambrogio Damiano Achille Ratti (Abrogjo Damiano Akile Rati) ishte teolog, prift, ipeshkv i Romës dhe papa i Kishës katolike romake nga viti 1922 gjer në vdekjen e tij, në vitin 1939.

Fjalia e tij apostolike ishte "raptim transit" (kalo shpejt), ndërsa shtysa e tij papënore ishte "Paqja e Krishtit në mbretërinë e Krishtit".

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Pio XI lindi në Desio, krahinë e Milanos, më 31 maj 1857 si biri i katërt ndër pesë të tjerë në familjen e tij. U pagëzua me emrin Akile Abroxhio Damiano Rati. Babai i tij, Françesko ishte pronar i kamur i një fabrike mëndafshi, e ëma Tereza Gali, nga Sarono ishte bija e një hotelxhiu.


Mësimet e para i mori në vendlindje nga prifti Xhuzepe Volontieri, mësues i shkollës fillore të Desios dhe xhaxhai Don Damiano Rati. Rati e nisi karrierën e tij kishëtare duke ndjekur shembullin e xhaxhait të tij Don Damiano Ratit. Studimet ai i filloi në vitin 1867seminarin e Sevesos, më pas në atë të Monxas. Në vitin 1874 u bë pjesëtar i urdhërit tresh françeskan. Në 1875 hyri në Seminarin e Madh të Milanos e në 1879 ndodhet pranë Kolexhit Lombard. U shugurua prift20 dhjetor 1879.

Rati ishte njeri me një dituri të gjerë, iu dha një doktoratë e trefishtë në filozofi, në drejtësi kanonike dhe teologji në Universitetin Gregorian. Ai kishte një pasion të madh si për studimet letrare, ku parapëlqente Danten dhe Manxonin, ashtu edhe për studimet shkencore, saqë kishte qenë në mëdyshje nëse do të fillonte studimet në matematikë; prandaj ishte mik i ngushtë dhe, për një farë kohe bashkëpunëtor i Don Xhuzepe Merkalit, teolog i njohur, të cilin e kishte njohur në seminarin e Milanos. Rati ishte poashtu një alpinist i apasionuar, dhe pushtoi majat e disa Alpeve dhe ishte i pari që në vitin 1889 arriti majën e Monte Rosas nga faqja lindore dhe në gusht hapi një rrugëkalim të ri për Monte Biankon, që quhet ende sot "Rruga Rati-Graseli". Ngjitjet e fundit të papës së ardhshëm datojnë në 1913. Për gjithë kohën që Rati ishte anëtar, bashkëpunëtor dhe redaktor i artikujve mbi Klubin Alpinist Italian.

Karriera kishëtare[redakto | redakto tekstin burimor]

Misioni në Poloni[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryeipesjkv i Milanos[redakto | redakto tekstin burimor]

Zgjedhja papë[redakto | redakto tekstin burimor]

Papënia[redakto | redakto tekstin burimor]

Mësimet publike[redakto | redakto tekstin burimor]

Mësimet politike[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia e krishterë[redakto | redakto tekstin burimor]

Pio XI në qarkoren e nxjerrë prej tij trajtoi disa herë lidhjen mes parasë dhe ekonomisë, e mes ekonomisë dhe Luftës së II Botërore. Në Quadragesimus annus ai pohon:

«Në kohën tonë tashmë është e dukshme që pasuria dhe një fuqi e pamatëshme janë përqendruar në duart e pak njerëzve. Kjo fuqi bëhet veçanërisht e papërballueshme nëse ushtrohet nga ata të cilët, pasiqë mbikqyrin dhe urdhërojnë paranë, janë edhe në gjendje të drejtojnë kreditin e të vendosin kujt duhet ti jepet. Në këtë mënyrë furnizojnë gjakun jetësor në gjithë trupin e ekonomisë. Ata kanë pushtet mbi brendinë e sistemit prodhues, kështu që askush të mund të guxojë të marrë frymë kundër dëshirës së tyre.»
(Papa Pio XI, Quadragesimus Annus 106-9, 1931)

Punët e Brendëshme Kishëtare dhe ekumenizmi[redakto | redakto tekstin burimor]

Diplomacia[redakto | redakto tekstin burimor]

Marrdhëniet me Francën[redakto | redakto tekstin burimor]

Marrdhëniet me Italinë[redakto | redakto tekstin burimor]

Marrdhëniet me Gjermaninë[redakto | redakto tekstin burimor]

Marrdhëniet me Meksikën dhe Spanjën[redakto | redakto tekstin burimor]

Marrdhëniet me Bashkimin Sovjetik dhe komunizmin[redakto | redakto tekstin burimor]

Vdekja[redakto | redakto tekstin burimor]

Në shkurt të 1939 Pio XI thirri në Romë gjithë ipeshkvëninë italiane me rastin e dhjetëvjeçarit të parë të "pajtimit" me shtetin italian, dhe shtatëmbëdhjetëvjeçarit të papënisë së tij dhe 40-vjeçarit të priftënisë së tij. Në ditët e 11 dhe 12 shkurtit ai kishte shpallur një diskutim të rëndësishëm, të përgatitur muaj më parë ku ai kishte kallëzuar dhunimet e Paktit Lateranens nga pala e regjimit fashist dhe përndjekjet racore dhe përgatitjet për luftë në Gjermani. Ky diskutim u mbajt i fshehtë gjer në papëninë e Papa Gjonit XXIII kur në vitin 1959 u përbotuan disa pjesë. Papa Pio XI vdiq nga një ndalim zemre, natën e 10 shkurtit të vitit 1939.

Disa hamendësuan, sipas një ditari të kardinalit Tissearant të zbuluar në vitin 1972, se Pio XI ishte vrarë nga Musolini, i cili kishte pasur dijeni se mund të dënohej e çkishërohej. Sipas këtyre hamendësimeve, vrasësi duhej të sihte profesor doktor Françesko Petaçi, babai i Klareta Petaçit, mikeshë e Musolinit për një kohë të gjatë. Kjo teori u përgënjeshtrua nga karinal Konfaloneri, sekretar shteti i Pios XI.

Qarkoret e Pios XI[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]