Papa Pio XII

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Papa Pio XII (lat. Pius PP. XII), pagëzuar Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli - Eugjenio Maria Xhuzepe Gjovani Paçeli, (Romë, 2 mars 1876 - Kastel Gandolfo, 9 tetor 1958), i mbiquajtur "Princi i "Perëndisë", ishte papa i 260 i Kishës katolike romake dhe kreu i Qytet-shtetit të Vatikanit, nga 2 marsi i 1939 gjer në vdekjen e tij.

Para zgjedhjes së tij si papë, Paçeli shërbeu si sekretar i Bashkësisë për Marrdhënie të Jashtëzakonshme Kishëtare, nunc papnor, dhe Sekretari kardinal i Shtetit, detyra në të cilat ai punoi të kryente marrëveshje me kombet evropiane, ndër më të njohurat Marrëveshja perandorake me Gjermaninë, në vitin 1933 (e cila është ende në fuqi).

Udhëheqja e Kishës Katolike prej tij gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokausti mbeten çështje debatesh të vazhdueshme historike. Pas Luftës II Botërore, ai ishte një përkrahes i politikave qetësuese për kombet e nënshtruara dhe një kundërshtar i paepur i komunizmit.

Përveç Papa Piosit IX, Pio XII ishte një nga papët e paktë që kanë mbështetur pagabueshmërinë papënore me nxjerrjen e një kushtetute apostolike, titulluar Munificentissimus Deus (Perëndia më bujare), e cila përkufizoi "nga karriga" mësimin e krishterëMarrjes në qiell të Zojës së Bekuar. Ai shpalli gjithashtu dyzet qarkoret, përfshi Humani Generis (Raca Njerëzore), e cila është ende sot qëndrimi i Kishës për evolucionin. Piosi XII largoi përfundimisht pjesën më të madhe të Lidhjes së Kardinalëve"Kuvendin e Madh", në vitin 1946. Ecuria e shenjtërimit të tij ka arritur në titullin e të Nderuarit, më 2 shtator, 2000 nga Papa Gjon Pali II.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Thënie të Pios XII[redakto | redakto tekstin burimor]

  • «Adhurimi i modernes, mbizotërimi i makinës, lartësimi i teknikës, janë përkrahës mjeranë të së keqes që e kanë çuar njeriun brenda asgjësë.»
(Nga qarkorja Summi Pontificatus, 20 tetor 1939)
  • «Asgjë nuk humbet me paqen, me luftën mund të humbet gjithçka."
(Nga diskutimi radiofonik i papës, 24 gusht 1939))
(Thënia udhëheqëse e Pios XII në zgjedhjen e tij papë.)
  • «Hulumtoni 12 vjetët e stuhishëm të Papënisë sonë, kontrolloni çdo fjalë, që ka dalë nga buzët tona, çdo fjali të shkruar nga pendët tona, e ju do të gjeni vetëm kërkesë për paqe!» - 1950
  • «Unë do të zhgënjehesha shumë, nëse kjo do të përfundonte mirë. Ky njeri është plotësisht i pushtuar nga vetvetja, gjithëçka, që nuk i shërben atij, ai e flak tej, çfarë thotë e shkruan, mban vulën e egoizmit të tij, ky njeri ec mbi kufoma dhe shtyp, çdo gjë që i gjendet në rrugë, - unë nuk mund ta kuptoj, se kaq shumë prej më të mirëve në Gjermani nuk e shohin këtë, apo të paktën nga ajo, që ai shkruan e thotë, të marrin një mësim - kush nga të gjithë këta ka lexuar fundja librin e llahtarshëm "Beteja ime"?»
(Mbi Adolf Hitlerin, 1929.)
  • «Tani do ta shohi ai, se sa divizione kemi ne.»
(1953, Në çastin që Pio XII mori vesh vdekjen e Josif Stalinit. Stalini i kishte hedhur poshtë përpjeket për paqe të Vatikanit pas Luftës së II Botërore me pyetjen "Sa divizione ka Papa?")
  • «Ki mëshirë, o Zot, sipas mëshirës tënde të madhe. Prania e mangësive dhe gabimeve, që janë bërë gjatë një papënie kaq të gjatë dhe në një kohë të tillë të vështirë, më ka sjellë të qartë para syve mangësinë time.»
(Testamenti i Pios XII.)

Thënie rreth Pios XII[redakto | redakto tekstin burimor]

  • «Vetëm Kisha protestoi kundër masakrës Hitleriane mbi lirinë. Gjer atëherë unë nuk interesoheja për Kishën, por sot unë ndjej një admirim të madh për Kishën, e cila e vetmja ka patur guximin të luftojë për të vërtetën shpirtërore dhe lirinë morale.»
(Albert Ajnshtajn në Time Magazin 1940, cituar në "Tre Papët" dhe "Hebrenjtë" nga Pinchas E. Lapide New York: Hawthorn, 1967, p. 251.)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]