Polandball

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Figurinë përfaqësuese e Polandball.

Polandball, e njohur gjithashtu si countryball, është një figurinë e krijuar nga përdorues anonimë të internetit në formë topi që shpreh një mimikë të caktuar duke përfaqësuar kështu sjelljen e një shteti. Figurina u përdor për herë të parë në faqen Krautchan.net në vitin 2009. Këto figurina shumë shpejt u përhapën në faqet komike të internetit, ku shtetet e përfaqësuara nga personazhe sferike ndërveprojnë e dialogojnë me njëri-tjetrin, shpesh në një anglishte klokiale duek bërë shaka me stereotipet kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Ky stil komik njihet si Polandball (megjithëse topi me karakterin polak mund të mos jetë fare prezent) ose në mënyr më përaqësuese si contryball (top-shteti).

Polandball[redakto | redakto tekstin burimor]

Polandball i ka rrënjët në 'luftën-kibernetike' të gushtit 2009 mes përdoruesve polakë të Internetit dhe pjesës tjeter të përdoruesve në drawball.com. Kjo faqe ofon një kanavacë virtuale dhe i lejon përdoruesit e internetit të vizatojnë çfarë të dëshirojnë, madje edhe mbi vizatimet e të tjerëve. Mes përdoruesve polakë u ngrit ideja që të vizatohej një flamur polak në formë topi, dhe me qindra polakë bashkëpunuan që të vizatohej topi bardhë e kuq me fjalën "POLSKA" në mes. Pas koordinimit nga 4chan, ky top u mbulua nga një svastikë gjigande.[1][2]

Krautchan.net është një forum gjerman ku postohen foto, direktoria /INT/ (Internacionale) e të cilit vizitohet shpesh nga përdorues interneti që flasin anglisht. Fillesa e figurinave Poladnball i atribuohet përdoruesit Falco i cili në shtator 2009 krijoi këtë figurinë me anë të MS Paint. Wojak, edhe ky përdorues polak e përdori figurinën në rrethana dialoguese. Më pas edhe rusët filluan të vizatojnë figurina polandball-i. [1][3][4]

Motivet[redakto | redakto tekstin burimor]

Shëmbull nga karikaturat komike Polandball, shaqen Estonia dhe vendet nordike.

Premisatat për popullaritet të Polandball-it, u rritën pas rënies së avionit në Smolensk ku mbeti i vrarë presidenti polak Lech Kaczyński. Kjo figurinë përfaqëson Poloninë dhe historinë e saj, marrëdhëniet me shtetet e tjera, stereotipet,[3][5] fokusimi mbi megalomaninë dhe komplekset kombëtre polake.[2] Ndërveprimi mes top-shteteve shprehet me anë zhargonit të jetës së përditshme, reminishencë kjo nga figurinat Lolcat.

Disa nga karikaturat komike të Polandball-it ngrihen nga fakti se Rusia mund të fluturojë në hapësirë, ndërsa Polonia jo. Një nga karikaturat më të famshme të Polandball-it nis me thënien se Toka do të goditet nga meteorë, gjë që detyron të gjitha shtetet me teknologji hapsinore të largohen drejt një tjetër planeti. Në fund të karikaturës, Polonia, është ende në Tokë duke qarë, e me një anglishte zhargoni shqipton frazën kanonike "Poland cannot into space".[3] Në mënyrë humoristike rusët i japin fund çdo diskutimi me polakët se cili vend është më superior..[1][3][5] Në një tjetë karikaturë Polandball-i e cila me satirë rëmon në çështjet politiko-historike, Polonia duket se është duke mërzitur shtetet e tjera me pretendimin se "Kur ne luftuam rusët dhe turqit, ne ishim... ishim sheteti më i madh në botë... dhe..", e cila bën top-shtetet e tjera të qeshin e tallen me të. Polonia, e inatosur, duke mbajtur një pankartë thërret "Internet serious business", i cili është një slogan i përdorur për të përqeshur të tjerët të cilët i trajtojnë temat me përçmim. Në fund të bisedës Polandball-i, përfundon duke qarë.[1][2][6]

Top-shtete të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Albaniaball i krijuar nga përdorues të internetetit

Polandball-i mund të përfshijë edhe karikatura me shtetet e tjera, por për konvencion këto karikatura quhen ende Polandball,[1] megjithëse mund të quhen edhe countryballs (top-shtete).[4] Sipas Lurkmore.to, Bavaria ka top-shtetin e saj përfaqësues, po ashtu mes të tjerave top-shtete kanë edhe shtetet federale të Amerikës, Katalonja dhe Siberia. Singapori ka formën e një trekëndëshi dhe quhet Tringapor; Izraeli ka formën e një hiperkubi; Kazakistani ka formën e një tulle; ndërsa Britania mban një kapele cilindër dhe një monokël.[7]

Refrenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d e Orliński, Wojciech. "Wyniosłe lol zaborców, czyli Polandball", Gazeta Wyborcza, 16 January 2010. Korrigjuar më 25 March 2012. (Shkurtesa e gjuhëve nuk njihet nga Stampa!) 
  2. ^ a b c Zapałowski, Radosław. "Znowu lecą z nami w... kulki", Cooltura, 15 February 2010. Korrigjuar më 22 March 2012. (Shkurtesa e gjuhëve nuk njihet nga Stampa!) 
  3. ^ a b c d Kapiszewski, Kuba. "Fenomem - Polska nie umieć kosmos", Przegląd, 13/2010. Korrigjuar më 26 March 2012. (Shkurtesa e gjuhëve nuk njihet nga Stampa!) 
  4. ^ a b Polandball. Knowyourmeme. Vizituar në 26 March 2012.
  5. ^ a b Cegielski, Tomek. "MEMY. Legendy Internetu", Hiro.pl, 12 April 2011. Korrigjuar më 24 March 2012. (Shkurtesa e gjuhëve nuk njihet nga Stampa!) 
  6. ^ Polandball cartoon. Unknown (Unknown). Vizituar në 26 March 2012.
  7. ^ Int (Russian). Lurkmore.to (26 December 2011). Vizituar në 27 March 2012.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Polandball – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale