Jump to content

Qëndrim Rijani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Qëndrim Rijani
Lindi30 mars 1990
KombësiaShqiptar
ShtetësiaShqipëri, Maqedoni
ShkollimiUniversiteti i Arteve, Tiranë
ProfesioniRegjisor, Pedagog[1]
Vite aktiviteti2013 - sot

Qëndrim Rijani është regjisor shqiptar i teatrit, operës dhe filmit. Karriera e tij është e pasur me vepra të huaja e shqiptare të shfaqura në shumë vende të Evropës të cilat janë vlerësuar me shumë çmime nëpër festivale. Shfaqjet e tij karakterizohen nga stili i tij i vrazhdë e i drejtpërdrejtë. Ai është edhe regjisori i operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.


Ka lindur më 30 mars 1990 në Kërçovë, Maqedoni. Shkollimin fillor dhe të mesëm i ka kryer në vendlindje. Është diplomuar në degën e regjisë së teatrit në Universitetin e Arteve në Tiranë. Në po të njëjtin universitet ka kryer edhe studimet master - dega: regji teatri dhe spektakli, me temë të mbrojtur: "Kiçi dhe kthetrat e tij". Gjithashtu ka qenë pjesë e disa specializimeve me karakter Workshopi.[2]

Karriera artistike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Veprimtaria e tij artistike është e pasur me shfaqje të huaja dhe shqiptare të realizuara me sukses në Shqipëri[3], Maqedoni[4] dhe Kosovë[5], të cilat janë shfaqur edhe në festivale dhe teatro në shumë vende të Evropës si Bosnjë dhe Hercegovinë[6], Sërbi[7], Rusi[8], Zvicër[9] e Turqi[10]. Karriera e tij morri hov rreth viteve 2014-2015 me veprat “Doktor Shuster” dhe “Gjymtimi”, të cilat korrën sukses me një sasi të konsiderueshme çmimesh për moshën relativisht të re të regjisorit dhe i dhanë një shtysë jetës së tij artistike.[11][12] Në vitin 2018, Qëndrim Rijani është përzgjedhur si pjesë e jurisë tek Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit në Tiranë.[13][14] Qëndrim Rijani ka shfaqur para publikut shfaqjen “Xhelatët”[15] ,operën “Skënderbeu”[16] ,shfaqjen "Arturo Ui" si dhe shfaqjen "Makbethi"[17] . Katër vepra të një kategorie të lartë kulturore, ku për përgatitjen e secilës prej tyre janë dashur më shumë se dy vite punë.[9] Aktualisht është regjisor i shtëpisë në Teatrin Shqiptar në Shkup, pedagog i jashtëm në Universitetin e Arteve në Tiranë ku ligjëron lëndën e Regjisë së Teatrit dhe Mjeshtërisë së Aktorit gjithashtu është pedagog i jashtëm në Universitetin e Tetovës ku ligjëron lëndën e Regjisë së Teatrit.

Regjisori Qëndrim Rijani duke marrë çmimin nga ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Deri më tani ka realizuar 27 shfaqje profesionale në teatro të ndryshme kombëtare dhe të qyteteve:

  • “Ne vijmë për Ajër” (Scotto Moore)
  • “Kapitulli i Dytë” (Neil Simon)
  • “Gjymtimi” (Martin Mcdonagh)
  • “Doktor Shuster” (Dušan Kovačević)
  • “Art” (Yasmina Reza)
  • “Gënjeshtër Pas Gënjeshtre” (Anthony Neilson)
  • “Ushtria e Ui Tomasit” (Martin Mcdonagh)
  • “Shtëpia e Bernarda Albës” (Federico Garcia Lorca)
  • “Darka e Thërrimeve” (Refet Abazi)
  • “39 Hapat” (Alfred Hitchcock)
  • “Gratë” (Robert Thomas)
  • “Roberto Xuko” (Bernard-Marie Koltès)
  • “Në Det” (Sławomir Mrożek)
  • “Jashtë Bie Borë” (Vincenzo Salemme)
  • “Xhelatët” (Martin McDonagh)
  • “Opera për tre grosh” (Bertolt Brecht)
  • "Plus 18" (David Mamet & Arian Krasniqi)
  • "Të Xhindosurit" (Reginald Rose)
  • "Fishkëllimë në Errësirë" (Tom Murphy)
  • "Tregtari i Venedikut" (William Shakespeare)
  • "Arturo Ui" (Bertold Brecht)
  • "Tri Motrat" (Anton P. Çehov)
  • "Gratë në Kuvend" (Aristofan & Biljana Krajchevska)
  • "Tartufi" (Jean-Baptiste Poquelin )- MOLIERE
  • "Fundrrinat" - (Maxim Gorky)
  • "Makbethi" - (William Shakespeare)
  • Körler- Bazuar ne vepren "Të Verbrit" - (Maurice Maeterlinck) dhe " Identitete Vrastare" - (Amin Maalouf)
Qëndrim Rijani në prova me operën Skënderbeu në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Republikës së Maqedonisë së Veriut


Përveç këtyre, ka realizuar edhe një dokumentar të titulluar "Kokën Mbrapa".

Opera “Skënderbeu” është një ndër veprat më të rëndësishme të Qëndrim Rijanit si regjisor, të cilën e realizoi bashkë me kompozitorin Fatos Lumani dhe libretin Arian Krasniqi.[18] Njoftimi për punën mbi këtë vepër erdhi për herë të parë publikisht në një intervistë në kanalin televiziv Ora News nëntë muaj para premierës së saj.[19] Kjo vepër operistike shënon edhe shfaqjen e operës së parë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.[20] Premiera e kësaj vepre historike është shfaqur në Teatrin e Operës dhe Baletit të Maqedonisë në Shkup në datën 23 dhjetor 2019.[21] Ajo është pritur shumë mirë edhe nga ana e publikut, i cili është ngritur në këmbë për të duartrokitur trupën dhe stafin e operës për plot nëntë minuta.[22]

Ajo që e karakterizon Qëndrim Rijanin është stili i vrazhdë që e përcjell në vepra përmes personazheve.[23] Këta të fundit, në saje të ngarkesës së tyre emocionale dhe natyrës së tyre kaq të drejtpërdrejtë, vijnë nëpërmjet komedisë së zezë me një ashpërsi dalluese nga portretet e teatrit tradicional.[24] Ky stil reflektohet edhe nga dramaturgu i tij i preferuar: Martin McDonagh[25], prej të cilit ka vënë në skenë tri vepra deri tani, si dhe ka marrë pjesë në një festival teatri kushtuar veprave të këtij autori në Perm të Rusisë.[8]

Këto shfaqje (më sipër) janë vlerësuar me mbi shtatëdhjetë çmime. Përmes tyre, ai është vlerësuar edhe me trembëdhjetë çmime personale si regjisor, përfshirë edhe çmimet si "Regjia e vitit" në Shqipëri, "Regjisor i vitit" në Maqedoni, çmimin "Shfaqja e vitit" në Kosovë, çmimin "Vojdan Chernodrinski"[26] për regjinë më të mirë, çmimin "Moisiu"[27] për regjinë dhe shfaqjen më të mirë. Si dhe është vlerësuar me çmimin "Artisti i vitit" nga Presidenca e Republikës së Maqedonisë së Veriut.[28]

Viti Vepra Autori Institucioni Qyteti/Shteti Festivale Çmime Ref.
2013 Ne vijmë për Ajër Scotto Moore Teatri Kombëtar Tiranë/AL 1 1 [29][30]
2013 Kapitulli i Dytë Neil Simon Teatri Andon Zako Çajupi Korçë/AL 5 5 [31][32]
2014 Gjymtimi Martin McDonagh Teatri Kombëtar Shqiptar Shkup/RMV 6 6 [33][34]
2015 Doktor Shuster Dušan Kovačević Teatri Andon Zako Cajupi Korçë/AL 8 10 [35][24]
2015 Art Yasmina Reza Teatri Kombëtar Tetovë/RMV 3 1 [36][37]
2015 Gënjeshtër Pas Gënjeshtre Anthony Neilson Teatri Kombëtar Eksperimental Tiranë/AL - - [38][39]
2016 Ushtria e Ui Tomasit Martin McDonagh Teatri Kombëtar Tetovë/RMV 1 - [40][41]
2016 Shtëpia e Bernarda Albës Federico Garcia Lorca Teatri Andon Zako Cajupi Korçë/AL 1 - [42][43]
2016 Darka e Thërrimeve Refet Abazi Teatri Kombëtar Shqiptar Shkup/RMV 3 4 [44][45]
2017 39 Hapat Alfred Hitchcock Teatri Metropol Tiranë/AL 1 3 [46][47]
2017 Gratë Robert Thomas Teatri Kombëtar Shqiptar Shkup/RMV 7 16 [48][49]
2018 Roberto Xuko Bernard-Marie Koltès Teatri Bekim Fehmiu Prizen/RKS 1 - [50][51]
2018 Në Det Sławomir Mrożek Teatri Kombëtar Kumanovë/RMV 1 - [52][53]
2018 Jashtë Bie Borë Vincenzo Salemme Teatri Kombëtar Tetovë/RMV 7 4 [54][55]
2019 Xhelatët Martin McDonagh Teatri Kombëtar Tiranë/AL - - [56][57]
2019 Skënderbeu (Opera) Libreti: Arian Krasniqi

Kompozitor: Fatos Lumani

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit Shkup/RMV - - [20][21]

[58][59]

2020 Opera për tre grosh Bertolt Brecht Teatri Kombëtar i Tetovës Tetovë/RMV - - [60][61]
2021 Plus 18 David Mamet & Arian Krasniqi Teatri Hadi Shehu Gjakovë/RKS 2 2 [62][63]
2021 Të Xhindosurit Reginald Rose Teatri Kombëtar Gostivar/RMV 1 1 [64]
2021 Fishkëllimë në Errësirë Tom Murphy Teatri Kombëtar Kumanovë/RMV - - [65]
2022 Tregtari i Venedikut William Shakespeare Teatri Andon Zako Çajupi Korçë/AL 3 2 [66][67][68]
2022 Arturo Ui Bertold Brecht Teatri Kombëtar Manastir/RMV 1 5 [69] [70] [71]
2022 Tri Motrat Anton P. Çehov Teatri Kombëtar Shqiptar Shkup/RMV 1 3 [72] [73] [74]
2023 Gratë në Kuvend Aristofan & Biljana Krajchevska Teatri Kombëtar i Komedisë Shkup/RMV 2 1 [75] [76] [77]
2023 Tartufi Jean-Baptiste Poquelin - MOLIERE Teatri i Gjilanit Gjilan/RKS 1 5 [78] [79] [80]
2024 Fundrrinat Maxim Gorky Teatri Kombëtar Manastir/RMV 1 1 [81] [82]
2024 Makbethi William Shakespeare Teatri Kombëtar i Kosovës Prishtinë/RKS - - [83] [84]
2024 Körler - Bazuar ne vepren "Të Verbrit" dhe "Identitete Vrastare" Maurice Maeterlinck & Amin Maalouf Teatri Kombetar Turk Shkup/RMV - - [85] [86]


Çmime të rëndësishme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç çmimeve për regjinë me të mirë, shfaqjen më të mirë apo çmimeve aktori/ja më e mirë si dhe skenografia, kostumografia apo kompozitori më i mirë të fituara në festivale të ndryshme, Qëndrim Rijani është vlerësuar edhe me këto çmime vjetore për punën e tij si regjisor:

Viti Çmimi Titulli
2015 Milingona e artë Arritja e Vitit në Artin Skenik [87][88]
2016 Akademia Kult Regjia e vitit [89]
2021 Shfaqja e vitit Ministra e Kulturës- Republika e Kosovës
2022 Vojdan Chernodrinski Festivali-"Vojdan Chernodrinski" [90]
2022 Moisiu Festivali-"Aleksandër Moisiu" [91]
2022 Artisti i vitit Presidenca e Republikës së Maqedonisë së Veriut [92][93]
  1. ^ "2018 - LISTA E FITUESVE TE PEDAGOGEVE TE JASHTEM UART 2018-2019" (PDF). Universiteti i Arteve - Tiranë. 5 nëntor 2018. fq. 6. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2 shkurt 2019. Marrë më 6 korrik 2019.
  2. ^ "Qëndrim Rijani: Arti historikisht njihet si "armiku" më i madh i politikës". Koha.mk. 7 gusht 2017. Arkivuar nga origjinali më 10 dhjetor 2019. Marrë më 10 dhjetor 2019.
  3. ^ "Regjisori Rijani sjellë "Xhelatët" në skenën e teatrit". KultPlus.com. 20 qershor 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
  4. ^ "Shfaqja teatrale "Jashtë bie borë"". Qendra e Kulturës - Kërçovë (Kultura-K.com). 26 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
  5. ^ ""Gratë" nga Shkupi, triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj". Kultplus.com. 29 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
  6. ^ ""Jashtë bie borë" do të shfaqet edhe në Bursa të Turqisë (FOTO-VIDEO)". Portalb.mk. 13 mars 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
  7. ^ "Aktorët nga teatri i Korçës ngjiten në skenën e teatrit në Beograd". ARS ALBANICA. 25 nëntor 2019. Arkivuar nga origjinali më 23 prill 2020. Marrë më 23 prill 2020.
  8. ^ a b ""Gjymtimi" në regji të Qëndrim Rijanit, pjesë e festivalit "Martin McDonagh" – Rusi". Portalb.mk. 3 gusht 2018. Arkivuar nga origjinali më 22 gusht 2018. Marrë më 23 prill 2020.
  9. ^ a b "Intervistë me regjisorin Qëndrim Rijani: Ne jemi aq të mirë, sa shfaqja jonë e radhës". Portalb.mk. 21 janar 2014. Arkivuar nga origjinali më 31 maj 2019. Marrë më 8 maj 2019.
  10. ^ "Teatri i Tetovës për herë të parë në festival ndërkombëtar me "Ushtria e Ui Tomas-it"". Portalb.mk. 28 mars 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 mars 2017. Marrë më 24 prill 2020.
  11. ^ "Shpallen fituesit e çmimeve Kult, Teatri i Korçës rrëmben tre trofe". Portalb.mk. 16 dhjetor 2016. Arkivuar nga origjinali më 7 korrik 2017. Marrë më 24 prill 2020.
  12. ^ ""Gjymtimi" shfaqet sot në kuadër të festivalit "Martin McDonagh" në Rusi (VIDEO)". Portalb.mk. 4 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 9 nëntor 2018. Marrë më 24 prill 2020.
  13. ^ "Xhepa: Shfaqjet nuk meritonin ditirambe, kishte tri cilësi". Gazeta Shqiptare. 2 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2020. Marrë më 28 prill 2020.
  14. ^ "Përfundon Festivali Mbarëkombëtar i Teatrit, ja kush trumfoi!". BORDO. 1 tetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2018. Marrë më 28 prill 2020.
  15. ^ "Drama "Xhelatët" me aktorë të njohur, çel sezonin artistik të Teatrit Kombëtar". WWW.SOT.COM.AL. 26 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
  16. ^ "Opera "Skënderbeu" në Shkup, regjisori Qëndrim Rijani: Shpresoj ta sjell dhe në skenën e Shqipërisë". WWW.SOT.COM.AL. 18 janar 2020. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
  17. ^ Abazi, Donjeta (2024-10-02). "Makbethi zbret në fronin e improvizuar të Teatrit Kombëtar të Kosovës". Gazeta Express. Marrë më 2024-10-06.
  18. ^ "Duke ndjekur operën "Skënderbeu"". Opus Alb. 26 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2020. Marrë më 27 prill 2020.
  19. ^ "Qëndrim Rijani, për herë të parë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Maqedoni do të sjell operën "Skenderbeu"". TV21. 10 prill 2019. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2020. Marrë më 27 prill 2020.
  20. ^ a b "Teatri i Operës dhe Baletit në Shkup për herë të parë sjell operën "Skënderbeu"". FLAKA.COM.MK. 20 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
  21. ^ a b "Premiera e operës "Skënderbeu" në Operën dhe Baletin Nacional". Ministria e kulturës së Rebpublikës së Maqedonisë së Veriut. 24 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2020. Marrë më 26 prill 2020.
  22. ^ "" Skënderbeu ", opera e parë shqiptare në vend!". Televizioni i Maqedonisë - TVM2. 26 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 27 prill 2020. Marrë më 27 prill 2020.
  23. ^ "Komedia e zezë në ngjyrat e "Gjymtimit"". Portalb.mk. 5 tetor 2014. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2017. Marrë më 28 prill 2020.
  24. ^ a b ""Doktor Shuster", në Teatrin Kombëtar për problemet e shoqërisë në tranzicion". WWW.SOT.COM.AL. 10 prill 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
  25. ^ ""Xhelati" që thyhen rekordet, drama që çel sezonin e Teatrit Kombëtar". Top Channel. 12 shtator 2019. Arkivuar nga origjinali më 18 shtator 2019. Marrë më 28 prill 2020.
  26. ^ culturalchat (2022-06-09). "5 награди за Битолски театар на МТФ.„Војдан Чернодрински"". Cultural Chat (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  27. ^ Dardeshi, Flamur (2022-12-01). "Inaugural "Moisiu" National Theater Festival takes place in Skopje". See Stage (në anglisht). Marrë më 2024-01-12.
  28. ^ НМ (2023-11-24). "Пендаровски ги додели признанијата „Успешни млади": Носителите да бидат модел за новите генерации". Нова Македонија (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  29. ^ "Në Podujevë filloi festivali "Teatri Ndryshe"". Portali Koha.net. 26 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2019. Marrë më 5 gusht 2019.
  30. ^ "Katastrofa në magazinat e Teatrit". Gazeta Standard Online. 16 maj 2013. Arkivuar nga origjinali më 3 dhjetor 2019. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  31. ^ ""Kapitulli i Dytë" në Korçë". Top Channel. 3 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2019. Marrë më 13 gusht 2019.
  32. ^ ""Kapitulli i Dytë" në Korçë - Top Channel Albania - News - Lajme". Top Channel. 2 maj 2014. Marrë më 13 gusht 2019.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  33. ^ "Shfaqja "Gjymtimi", triumfoi në "KokoFest"". Portalb.mk. 22 shtator 2014. Arkivuar nga origjinali më 25 dhjetor 2019. Marrë më 25 dhjetor 2019.
  34. ^ Kovačević, Emina (27 qershor 2019). "U koži i lancima". Časopis Pozorište (në boshnjakisht). Arkivuar nga origjinali më 13 gusht 2019. Marrë më 13 gusht 2019.
  35. ^ "Qëndrim Rijani, si mund të bëhet "një shkatërrim" dramaturgjik në Korçë". Gazeta Standard Online. 20 mars 2015. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
  36. ^ "Teatri i Tetovës vjen me një shfaqje të re". Portalb.mk. 13 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2019. Marrë më 27 nëntor 2019.
  37. ^ "Teatri i tetovës sjell shfaqen "ART"". AlbaLove.ch. 15 qershor 2015. Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2019. Marrë më 4 dhjetor 2019.
  38. ^ "Genjeshter pas genjeshtre". CLASS. 5 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
  39. ^ ""Teatri t'i mbledhë njerëzit për të njohur shoqërinë"". www.shekulli.com.al. 10 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 28 prill 2019. Marrë më 26 dhjetor 2019.
  40. ^ "Të shtunën premiera e parë për këtë vit në Teatrin e Tetovës". AlbaLove.ch. 14 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2016. Marrë më 25 dhjetor 2019.
  41. ^ ""Ushtria e Ui Tomas-it". 15 prill 2016. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 25 dhjetor 2019.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  42. ^ ""Hani i Elbasanit" bëhet "Shtëpia e Bernarda Albës"". BalkanWeb. 17 qershor 2016. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
  43. ^ ""Shtëpia e Bernarda Albës" u shfaq në Festivalin e Komedisë në Korçë". gazeta online për art dhe kulturë - KultPlus. 8 shtator 2016. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
  44. ^ ""Flaka e janarit", kur aktorët e UÇK sfidojnë në teatër". www.shekulli.com.al - UNIpress shpk. 29 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 28 nëntor 2019.
  45. ^ ""Darka e Thërrimeve" fituese e "Talia e Flakës"". Portalb.mk. 28 janar 2017. Arkivuar nga origjinali më 30 nëntor 2019. Marrë më 30 nëntor 2019.
  46. ^ "Qëndrim Rijani sjell komedinë më të re "39 Hapat"(VIDEO)". Portalb.mk. 11 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 28 nëntor 2019.
  47. ^ "Komedia "39 Hapat", premierë në skenën e teatrit Metropol". WWW.SOT.COM.AL. 12 prill 2017. Arkivuar nga origjinali më 28 nëntor 2019. Marrë më 28 nëntor 2019.
  48. ^ "Me "hë baba, a u ngope dhe binde me kaq sa dëgjove?" u shfaq premiera "Gratë" (VIDEO)". Portalb.mk. 27 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
  49. ^ ""Gratë" pushtojnë skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup". Televizioni Kombëtar ALSAT-M. 27 dhjetor 2017. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
  50. ^ "Prizren: Teatri i qytetit shfaqi premierën "Roberto Zucco"". Gazeta e Prizrenit. 6 maj 2018. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2019. Marrë më 18 nëntor 2019.
  51. ^ "Intervistë nga TV OPINION, Prizren". TELEVIZIONI OPINION. 2 maj 2018.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  52. ^ "Qëndrim Rijani sjellë premierën "Në Det" në Teatrin e Kumanovës". gazeta online për art dhe kulturë - KultPlus. 27 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
  53. ^ "Qëndrim Rijani sjellë premierën "Në Det" në Teatrin e Kumanovës". pacensure.com. 30 qershor 2018. Arkivuar nga origjinali më 29 nëntor 2019. Marrë më 29 nëntor 2019.
  54. ^ ""Jashtë bie borë", mbi doza e morfinës që ua mori jetën lakmitarëve të pasurisë (FOTO/VIDEO)". Portalb.mk. 2 nëntor 2018. Arkivuar nga origjinali më 27 nëntor 2019. Marrë më 27 nëntor 2019.
  55. ^ "Pasdite me Alsat". Televizioni Kombëtar ALSAT-M. 1 nëntor 2018.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  56. ^ ""Xhelatët" flasin shqip/ Në teatër drama e Martin mcDonagh". Top Channel. 18 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 5 nëntor 2019. Marrë më 20 janar 2020.
  57. ^ "Keqpërdorimi i drejtësisë "shqiptare" tek ArTurbina". Shqiptarja.com. 13 tetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2020. Marrë më 2 maj 2020.
  58. ^ "Premiera e operës "Skënderbeu" në Operën dhe Baletin Kombëtarë". MIA.mk. 20 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2020. Marrë më 20 janar 2020.
  59. ^ "Skënderbeu "pushton" Shkupin, artistët shqiptarë bëhen bashkë në një opera". VIZION PLUS TV ALBANIA. 23 dhjetor 2019. Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2019. Marrë më 20 janar 2020.
  60. ^ "POST-OPERA". Portalb.mk. 27 shtator 2020. Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2020. Marrë më 31 tetor 2020.
  61. ^ "Teater ne kohen e pandemise - News, Lajme - Vizion Plus". Vizion Plus TV. 6 shtator 2020. Marrë më 31 tetor 2020.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  62. ^ ""+18" e regjisorit Rijani shpallet fituese në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Shkup". FLAKA. Arkivuar nga origjinali më 12 tetor 2021. Marrë më 14 tetor 2021.
  63. ^ ""+18" e regjisorit Rijani shpallet fituese në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove në Shkup". KultPlus. Arkivuar nga origjinali më 17 shtator 2021. Marrë më 17 shtator 2021.
  64. ^ Admin_kult, Од (2021-10-12). "Shfaqja "Të çmendur për dashuri" më e mira në Festivalin Ndërkombëtar të Teatrove "Othello" – Министерство за Култура".{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  65. ^ SI (2022-06-15). ""Fishkëllimë në errësirë" – Një familje që do dhunën e përfundon me tragjedi, u jetësua mbrëmë në Teatrin e Kumanovës". Alsat (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-12.
  66. ^ "Tregtari i venedikut". oranews.tv.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  67. ^ "Tregtari i venedikut". infokult.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  68. ^ "Tregtari i venedikut". euronews.al.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  69. ^ "Силни оваации во Тирана за претставата „Артуро Уи" на битолскиот Театар - АПЛА.мк - Без пардон за Битола". apla.mk (në maqedonisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2024. Marrë më 2024-01-12.
  70. ^ Arturo Ui në një tjetër këndvështrim | "Ditë pas dite" në RTSH, marrë më 2024-01-12
  71. ^ "Битолскиот театар подготвен за премиерна изведба на претставата „Артуро Уи"". kanal5.com.mk (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  72. ^ Dardeshi, Flamur (2022-12-01). "Inaugural "Moisiu" National Theater Festival takes place in Skopje". See Stage (në anglisht). Marrë më 2024-01-12.
  73. ^ Умно.мк, од (2023-09-26). "Ријани во филозофска расправа со Чехов и своите современици - УМНО.МК" (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  74. ^ "SHFAQJA "TRI MOTRAT" E TEATRIT SHQIPTAR-EMOCION, DËSHPËRIM E EVAKUIM". KDP.MK. 2023-06-10. Marrë më 2024-01-12.
  75. ^ НМ (2023-05-13). "„Жени во Собрание" го отворија Интернационалниот фестивалот на монодрама во Битола". Нова Македонија (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  76. ^ Nastoski, Zarko (2023-05-12). "Со претставата „Жени во Собрание" отворен Фестивалот на монодрамата во Битола". Слободен печат (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  77. ^ Умно.мк, од (2023-01-22). "„Жени во Собрание" со одлични актерки премиерно во Театар Комедија на 27 јануари - УМНО.МК" (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  78. ^ "NJË TARTUF "ARKETIPAL" I VESHUR ME AKTUALITET". KDP.MK. 2023-12-19. Marrë më 2024-01-12.
  79. ^ "Tartufi triumfon - RTV21". 2023-12-19. Marrë më 2024-01-12.
  80. ^ ""Tartufi" i Qëndrim Rijanit, triumfon në Festivalin e Teatrove në Ferizaj - TV21". tv21 (në anglisht). 2024-09-07. Marrë më 2024-09-07.
  81. ^ "„На дното" во режија на Ќендрим Ријани утре премиерно во Народен театар – Битола - KULTURA24" (në maqedonisht). 2024-04-15. Marrë më 2024-04-21.
  82. ^ culturalchat (2024-04-18). "Драматургот Билјана Крајчевска кон најновата продукција на Битолскиот театар „На дното"". Cultural Chat (në maqedonisht). Marrë më 2024-04-21.
  83. ^ Plus, Kult (2024-10-02). ""Makbethi" premierë madhështore në TKK, Shekspiri gjithmonë aktual dhe i papërsëritshëm". KultPlus. Marrë më 2024-10-02.
  84. ^ ""Macbeth" - Theatre Review Blog". theatrescent.com (në anglishte amerikane). 2024-11-16. Marrë më 2024-11-19.
  85. ^ "Üsküp Türk Tiyatrosu "Körler" oyununun prömiyerini yapacak". Yeni Balkan (në turqisht). Marrë më 2024-12-14.
  86. ^ "Üsküp Türk Tiyatrosu "Körler" oyununun galasını yapacak – TIME-BALKAN" (në anglishte amerikane). 2024-12-14. Marrë më 2024-12-14.
  87. ^ "Oskarët shqiptarë në Shkup – Fituesit e "Milingona e Artë" 2015 (FOTO)". 29 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 10 korrik 2016. Marrë më 22 janar 2020.
  88. ^ "Milingona e artë ndanë çmimet e arritjet". 29 shkurt 2016. Arkivuar nga origjinali më 29 dhjetor 2019. Marrë më 22 janar 2020.
  89. ^ "Edicioni 2016". Arkivuar nga origjinali më 30 prill 2017. Marrë më 22 janar 2020.
  90. ^ Димков, Тони (2023-02-05). "Разговор со Ќендрим Ријани: Работата со актерот е главната задача на режисерот". Слободен печат (në maqedonisht). Marrë më 2024-01-12.
  91. ^ ""Tri Motrat" e Teatrit Shqiptar, fitues absolut në Festivalin "Moisiu"". fax.al. Marrë më 2024-01-12.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  92. ^ INA (2023-11-24). "Qëndrim Rijani shpërblehet me çmimin "Artisti i ri më i Mirë" nga presidenti i vendit". INA ONLINE. Marrë më 2024-01-12.
  93. ^ Zoom, Atanas (2023-11-24). "Претседателот Пендаровски го додели признанието „Успешни млади" за 2022 година". zoom.mk (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-12.