Rajoni Juglindor

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

KUSHTET NATYRORE[redakto | redakto tekstin burimor]

Rajoni Juglindor shtrihet ne jug te luginës se Shkumbinit te Mesëm dhe arrin deri ne Leskovik. Ai ka pozite gjeografike shume te përshtatshme për zhvillim ekonomik sepse lidhet me rruge automobilistike dhe hekurudhore me rajonet e tjera te vendit. Gjithashtu, nëpërmjet rrugëve automobilistike ai lidhet me rajonet e tjera shqiptare jashtë kufijve te Republikës se Shqipërisë, me ashtet e tjera fqinje dhe me vendet e tjera me ne lindje. Ky rajon ka ndërtim te larmishëm gjeologjik, me të cilin lidhen pasuritë e shumta minerare si : minerali i hekur-nikelit, minerali i kromit, nikel-silikatit dhe bakrit. Në ketë rajon gjenden edhe qymyrguri, lënde ndërtimi te shumta e te larmishme etj.

Relievi ka shtrirje të madhe në drejtim vertikal (nga 200 m deri ne lartësinë 2523 m në Gramoz). Ai përbehet nga malet, gropat, fushëgropat dhe luginat, të cilat ndërthuren e ndërpriten me njëra-tjetrën. Gropat, fushëgropat dhe luginat lidhen me pragje, qafa dhe gryka, neper te cilat kalojnë rrugët automobilistike. Malet formojnë dy vargje kryesore : Vargjet perëndimore dhe lindore.

I pari (perëndimori) fillon te gryka e Shkumbinit në veri dhe, me ndërprerje, vazhdon deri në afërsi te Leskovikut ne jug. Ne veri te tij ngrihen malet e Polisit dhe te Shpatit, që ne jug bashkohen ne malin e Gurit te Zi, te Gurit te Topit dhe te Valamares. Ne vazhdimin jugor shtrihen njëra pas tjetrës malësia e Voskopojes, ku ndodhet fshati klimaterik me te njëjtin emër, malësia e Vithkuqit dhe e Kolonjës, me reliev shume te copëtuar. Vargu i dyte (lindori) ne veri fillon me masivin e madh malor të Shebenikut, i pasur me mineral hekur-nikeli dhe kromi. Pas ndërprerjes ne gropën dhe liqenin e Ohrit, vargu vazhdon me Malin e Thatë. Midis fushëgropës se Korçës dhe luginës se Devollit te Sipërm shtrihen malet e Moravës dhe me ne jug te tyre lartësohet mali i Gramozit, me reliev te copëtuar dhe kullota te shumta. Fushëgropat dhe gropat e formuara nga fundosjet tektonike kane shtrirje me te madhe se ne te gjitha rajonet e tjera. Midis tyre dallohen :

Fushëgropa e Korçës, me e madhja dhe nder fushat me t rëndësishme te Shqipërisë, ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Dallohet për relievin e saj krejt te rrafshet. Pjesën veriore te saj e zinte këneta e Maliqit, që u tha artificialisht ne vitet e para pas çlirimit te vendit. Ajo ka tok shume pjellore dhe është shume e populluar. Ne te ndodhet qyteti i Korçës dhe ai i Maliqit, si dhe shume fshatra.

Fushëgropa e Përrenjasit shtrihet midis malit te Shebenikut dhe malësisë se Mokrës, rreth 600 m mbi nivelin e detit. Për shfrytëzimin e saj bujqësor u desh bonifikimi dhe sistemimi i saj. Qendra me e madhe e banuar është qyteti i ri i Përrenjasit.

Gropa e Pogradecit shtrihet ne jug dhe ne perëndim te liqenit te Ohrit, 700 m mbi nivelin e detit. Pas bonifikimit te pjesës lindore dhe sistemimit te saj, është kthyer ne një fushe pjellore. Këtu ndodhet qyteti i bukur dhe turistik i Pogradecit.

Gropa e Prespës se Madhe shtrihet ne lindje te Malit te Thate dhe vazhdon edhe jashtë kufijve politike te Shqipërisë. Është e përbëre nga gëlqeroret, ne te cilët është shume i zhvilluar procesi i karstit. Gropa e Kolonjës, mbi 1000 m mbi nivelin e detit, shtrihet ne jug te fushëgropës se Korçës. Sipërfaqja e saj është e copëtuar nga degët e lumit te Osumit. Qendra me e madhe e banimit është qyteti i Ersekës. Luginat kane përhapje te madhe. Midis tyre dallohen : Lugina e Shkumbinit te Sipërm shtrihet midis malit te Shebenikut ne lindje dhe vargut Polis-Valamare ne perëndim. Dallohet për relievin tepër te thyer dhe grykat e shumta. Është e pasur me mineral hekur-nikeli. Qendra me e madhe e banuar është qyteti i Librazhdit. Lugina e Devollit te Sipërm shtrihet ne lindje te maleve te Moravës, mbi 900 m mbi nivelin e detit. Ne hyrje te saj ndodhet fusha e Bilishtit, me toka pjellore, si dhe qyteti me te njëjtin emër.

Klima dallohet për ndikim te dukshëm kontinental, që shprehet ne dimrin e ashpër dhe me ngrica. Ne gropat dhe ne fushëgropat bien pak reshje. Dëbore bie ne te gjithë rajonin, por ne lindje dhe ne lartësi te maleve ka rastisje shume me te madhe.

Hidrografia, ne krahasim me rajonet e tjera, është me e varfër ne lumenj, nder te cilët me kryesoret janë rrjedhjet e sipërme te Shkumbinit dhe te Devollit. Rajoni është i pasur me liqene te mëdha (i Ohrit dhe Prespës), me rendësi ekonomike, turistike etj. dhe me shume liqene akullnajore (Valamare, Shebenik).

Tokat janë me shume pjellore ne fushëgropat dhe pjesërisht në gropat e luginat dhe te varfra ne shpatet e maleve te përfshira nga erozioni.

Bimësia përbehet kryesisht nga dushqet, mjaft te dëmtuara, nga shkurret mesdhetare kryesisht etherenese, nga pyjet e ahut e te halorëve dhe nga kullotat alpine ne lartësitë e maleve. Rajoni Juglindor ka pozite dhe kushte shume te përshtashine natyrore përshatashme zhvillimin e tij ekonomik : pasuri te shumta natyrore, reliev te larmishëm, ne te cilin dallohen sidomos fushëgropat, gropat dhe luginat me toka te shumta për bujqësinë ; klime te përshtatshme për drithëra, panxharsheqeri, zarzavate, foragjere, molle, kumbulla etj. ; hidrografi te pasur ne liqene dhe bimësi kryesisht dushqe.

POPULLIMI I RAJONIT JUGLINDOR[redakto | redakto tekstin burimor]

Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Ne shekullin e fundit popullsia e këtij rajon është shtuar me ritme te ngadalshme. Ne mënyre te veçante kjo dukuri është e theksuar ne rrethet Korçe, Kolonje, Devoll dhe pjesërisht Pogradec. Ne disa zona, si Voskopoja, Vithkuqi etj. ka pasur pakësim te popullsisë se tyre. Ne këto zona mbizotëron popullsia me moshe te madhe. Shtimi i vogël i popullsisë është i lidhur me largimet jashtë vendit para vitit 1945 dhe pas vitit 1992, me largimin e popullsisë ne rajonet e tjera te vendit dhe ne përgjithësi me numrin me te pakte te lindjeve. Ne te njëjtën kohe ka edhe rrethe si ai i Librazhdit dhe disa zona fshatare me lindje me te shumta.

Dendësia e popullsisë dhe shpërndarja e saj gjeografike Dendësia mesatare e popullsisë është 75 banore për km². Kjo dendësi ndryshon nga 17 banore për km ne zonat malore deri ne mbi 200 b/km² ne fushëgropën e Korçës e ne luginën e Devollit, ku ka kushte me te përshtatshme për jetese. Ne fushëgropën e Korçës popullsia u rrit sidomos pas bonifikimit te saj. Ne drejtim te zonane malore zvogëlohet numri dhe madhësia e vendbanimeve. Kohet e fudnit popullsia e tyre është zvogëluar shume, aq sa disa fshatra gati janë shpopulluar.

Qendrat e banuara fshatare te Rajonit Juglindor, ne përgjithësi, janë te përqendruara, madje disa prej tyre kane edhe planimetri te rregullt (fshatrat e fushëgropës se Korçës, luginës se Devollit, gropës se Pogradecit etj.), kurse ne rrethin e Librazhdit ka edhe fshatra te shpërndara, ne te cilat banesat janë vendosur larg njëra-tjetrës.

Popullsi fshatare dhe qytetare[redakto | redakto tekstin burimor]

Edhe ne ketë rajon mbizotëron popullsia fshatare, që zë rreth 70 % te popullsisë, kurse, pjesa tjetër banon ne qytete. Përqindjen me te larte to popullsisë qytetare e ka rrethi i Korçës kurse me te uleten, rrethi i Librazhdit.

Shtimi natyror i popullsisë qytetare është i ulet. Dallohet Korça dhe Erseka. Rritja e popullsisë se qyteteve është e lidhur me shume me ardhjen e popullsisë nga zonat fshatare malore. Popullsia fshatare dhe sidomos ajo qytetare ka tradita te pasura kulturore, që kane ndihmuar ne zhvillimin e kulturës mbarëkombëtare. Pet t’u përmendur janë përpjekjet për arsimin dhe shkollën shqipe (ne Korçe u hap shkolla e pare shqipe me 7 Mars 1887). Rajoni ka tete qytete : Korça, Pogradeci, Librazhdi, Përrenjasi, Bilishti, Maliqi, Erseka dhe Leskoviku. Nder to me kryesoret janë :

Korça është qyteti me i madh i rajonit dhe nder qytetet me kryesore te te gjithë Shqipërisë. Ndodhet rreth 850 m mbi nivelin e detit. Është qendër e rrethit dhe e prefekturës me te njëjtin emër. Ai është vendosur ne rreze te kodrave që ndodhen ne perëndim te maleve te Moravës. Me pas qyteti u shtri ne drejtim te fushës. Korça i ka fillimet e veta ne kalanë e shekullit te XV. U rrit shume shpejt si një qendër qytetare pas renimit te Voskopojes. Ne te u zhvillua tregtia dhe zejtaria. Ne fillim te shekullit XX Korça ishte një nga qendrat me te rëndësishme ekonomike, tregtare dhe kulturore te te gjitha trevave shqiptare. Edhe me vone Korça u zgjerua dhe ne te u zhvilluan disa dege te rëndësishme te industrisë, sa ajo tekstile, ushqimore, inekanike, elektrike etj. Ajo është një qencler e rëndësishme kulturore dhe arsimore.

Pogradeci ndodhet rreth 700 m mbi nivelin e detit, në buzën jugore te liqenit te Ohrit. Është bashki dhe qendër e rrethit me te njëjtin emër. Është ngritur ne një vendbanim te lashte. Qyteti u zgjerua sidomos ne dhjetëvjetëshat e fundit si një qendër e industrisë se drurit, e industrisë ushqimore etj. dhe sidornos si qendër turistike. Për bukurinë e veçante, klimën e shëndetshme, tradzten e pasur te gatimit dhe mjedisin e pastër, ai pëlqehet shume nga pushuesit vendas dhe te huaj.

Bilishti, Librazhdi dhe Erseka janë qendra te rretheve përkatëse dhe përbejnë bashki. Ato janë edhe qendra ekonomike sidomos për industrinë ushqimore. Maliqi dhe Përrenjasi u shndërruan ne qytete me zhvillimin e industrisë ushqimore (sheqerit) tek i pan dhe te mineralit te hekur-nikerit tek i dyti. Rajoni Juglindor ka popullim shume te hershem. Për shkak te largimeve te shumta dhe te shtimit te pakte natyror, popullsia e tij është rritur mepak se ne disa rajone te tjera. Ka dendësi mesatare te popullsisë. Pjesa me e madhe e saj jeton ne fushëgropat, gropat dhe luginat. Ne fshat banon rreth 70 % e popullsisë. Dallohet për tradita te pasura kulturore. Ka tete qytete, nder te cilat me te rëndësishmet janë Korça dhe Pogradeci.

EKONOMIA E RAJONIT JUGLINDOR[redakto | redakto tekstin burimor]

Mjedis i përshtatshëm për zhvillimin e bujqësisë ne fushëgropa, gropa dhe lugina. Tharja e kënetave bonifikimi sistemimi i shtretërve te lumenjve dhe sigurimi i ujitjes artificiale i kthyen fushëgropat e Corkës, te Përrenjasi dhe gropën e Pogradecit ne zonat me pjellore jo vetëm te rajonit, por edhe te te gjithë vendit. Edhe ne disa zona te tjera, (gropa e Kolonjës, lugina e Devollit te Sipërm etj.) sistemimi i tokave dhe sigurimi i ujitjes artificiale rriten aftësitë prodhuese te tokave bujqësore. Edhe ne shpatet e luginës se Shkumbinit te Sipërm, te kodrave dhe te maleve u hapen toka te reja, te cilat shume shpejt u dëmtuan nga erozioni, prandaj prodhimi bujqësor ne to nuk pati sukses.

Ne prodhimin e përgjithshëm bujqësor te Republikës se Shqipërisë Rajoni Juglindor zë një nga vendet kryesore. Ne prodhimin e përgjithshëm bujqësor te rajonit vendin kryesor e zë dega e bujqësisë, por përqindja që ajo zë ne ketë prodhim, ne vitet e fundit po zvogëlohet vazhdimisht si rrjedhim i rritjes se prodhimit blegtoral. Ne pjesën me te madhe te tokave te punueshme janë kultivuar me bimët e arave, veçanërisht drithëra, ne te cilat dallohet gruri, mishri, sidomos ne fushëgropat, gropat dhe ne luginën e Devollit te Sipërm. Ne tokat e punueshme te lartësive kultivohet edhe thekra. Nga bimët industriale është kultivuar me shumice panxharsheqeri (ne fushëgropën e Korçës, ne luginën e Devollit te Sipërm) dhe dugani, didomos ne rajonet kodrinore përreth fushëgropës se Korçës.

Sipërfaqja e mbjelle me bime te arave dhe me bime industriale ne vitet e fundit është pakësuar, sepse ato janë zëvendësuar me bime te tjera, sidomos me foragjere, që përdoren si ushqim për blegtorinë, dhe perime e patate. Nder kulturat e drunjta dallohen mollët e kumbullat sidomos ne fushëgropën e Korçës, ne gropën e Pogradecit dhe te Kolonjës, ne luginën e Devollit etj. ; qershia dhe arrat ne luginën e Shkumbinit, ne Leskovik etj. ; gështenjat ne rrethinat perëndimore te gropës se Pogradecit ; ureshtat ne zonën e Pogradecit, Librazhdit etj.

Gjedhet japin prodhimin me te madh te produkteve blegtorale. Ata janë përqendruar me shume ne fushëgropat, gropat dhe ne luginën e Devollit, kurse nga te imëtat dhente mbarështohen ne zonat fushore dhe kodrinore dhe dhite ne ato malore (ne malësinë e Vithkuqit, Kolonjës, Mokrës etj), ne gropën e Prespës etj. Kushte te përshtatshme për zhvillimin e industrisë Këto kushte lidhen me pasuritë e shumta natyrore te rajonit, me mundësitë e shumta te lidhjeve brenda dhe jashtë vendit, me fuqinë punëtore mjaft te kualifikuar etj. Gjenden këto dege te industrisë : energjetike, minerare, e drurit, ushqimore, e veshjeve etj. Industria energjetike. Siç thamë, ky rajon është shume i pasur me qymyrguri, i cili është nxjerre ne shume miniera, si ne Mborje-Drenove, ne Alarup, ne Petrushe, ne Lozhan, ne Dardhas, ne Bezhan etj. Aktualisht, për mungese investimesh, shumica e këtyre minierave nuk punojnë.

Industria minerare ka peshe te rëndësishme ne industrinë e këtij rajoni, ku ndodhen minierat e mineralit te hekur-nikelit ne Pishkash, Përrenjas, Xixillas, Gur te Kuq etj. ; te nikel-slikatit ne zonën e Bilishtit; te mineralit te kromit ne Katjel etj. dhe te bakrit ne malësinë e Vithkuqit. Industria e drurit është e lidhur me shfrytëzimin e pyjeve ne zonën e Gërmenjit, Voskopojes, Sopotit, ku ndodhen dhe stabilimentet e sharave, me fabriken dhe punishtet e përpunimit te lendes se drurit ne Pogradec, Korçe, Bilisht etj. Industria ushqimore përpunon produktet bujqësore dhe blegtorale. Dallohet industria e sheqerit ne Maliq e prodhimit te pijeve alkoolike dhe freskuese ne Korçe, Librazhd, Pogradec etj. Industria e lehte përfaqësohet nga industria e veshmbathjes ne Korçe, ne Pogradec etj., ku prodhohen veshje te gatshme; nga fabrika e lekureve dhe e kepuceve ne Korçe etj. Industria e lehte, ne kushtet e ekonomisë se tregut, ka prirje te zhvillohet me ritme te shpejta. Artizanati ne ketë rajon ka tradita te lashta. Dallohet sidomos zona e Korçës, Kolonjës, Pogradecit dhe Devollit ne përpunimin e leshit, gurit, drurit, metaleve etj. Transporti përbehet nga transporti automobilistik dhe ai hekurudhor (deri ne Pogradec). Peshën me te madhe e ka transporti automobilistik,i cili, nëpërmjet Qafës se Thanës, Tushemishtit, Gorices dhe nëpërmjet grykës se Kapshticës, është i lidhur edhe me vendet fqinje. Turizmi ka kushte optimale për zhvillim. Ne ketë rajon mund te zhvillohet turizmi blu ne brigjet e liqenit te Ohrit dhe te Prespës se Madhe ; turizmi i gjelbër ne zonat fshatare, që kane tradite te pasur te mikpritjes dhe nivel te mire kulturor te popullsisë. Oferta e pasur natyrore, pozita shume e përshtatshme gjeografike, traditat e pasura, niveli i mire kulturor i popullsisë krijojnë kushte për zhvillimin e bujqësisë, industrisë, artizanatit, transportit dhe te turizmit.