Reaksionet redoks
Redox (forma e shkurtër për reaksionin e oksidim reduktimit) reaksionet përshkruajnë të gjitha reaksionet kimike të atomeve në të cilën numëri i tyre i oksidimit ndryshon. Ky mund të jetë një proces i thjeshtë Redox, i tillë si oksidimi i karbonit që jep dioksidin e karbonit (CO2) ose reduktimi i karbonit me hidrogjenin që japin metanin (CH4), apo një proces kompleks si oksidimi i sheqerit (C6H12O6) në trupin e njeriut nëpërmjet një serie me procese komplekse të transferimit të elektroneve.
Termi vjen nga bashkimi i fjalëve reduktimit dhe oksidimi. Ajo mund të shpjegohet në terma të thjeshta:
- Oksidimi: përshkruan humbjen e elektroneve nga një molekulë, atom ose jon.
- Reduktimi: përshkruan përftimin e elektroneve nga një molekulë, atom ose jon.
Me saktësisht oksidimi mund të përkufizohet si rritja e numrit të oksidimit dhe anasjelltas reduktimi si një zvogëlim i numrit të oksidimit. Një reaksion redoks mund të ndodhë në menyrë spontane ose të stimulohet nëpërmjet aplikimit të një rryme elektrike të vazhduar, potenciali i së cilës të varet nga vetë reaktantët.
Examples of redox reactions [redakto]
Një shëmbull është reaksioni mes hidrogjenit dhe flourit në të cilën hidrogjeni oksidohet dhe flouri reduktohet.
H2 + F2 → 2 HF
Mund t'a shkruajmë reaksionin në tërësi si dy gjysmë-reaksione:
reaksioni i oksidimit:
- H2 → 2 H+ + 2 e−
dhe reaksioni i reduktimit:
- F2 + 2 e− → 2 F−
-
H2 → 2 H+ + 2 e− F2 + 2 e− → 2 F− H2 + F2 → 2 H+ + 2 F−
- H2 + F2 → 2 H+ + 2 F− → 2 HF
Barazimi i reaksioneve redoks [redakto]
- shkruhen numrat e oksidimit te elemenëtve te ndyshme kimike per e kuptuar kush oksiohet e kush reduktohet
- shperbehen substancat elektrolitike dhe studjohen ashtu ci realisht gjenden ne tretesire.
- barazohet valenca e elementit duke shtuar elektrone.
- Barazohet ngarkesa e jonit duke shtuar jone H+ (nese reaksioni ndodh ne ambjent acid) ose jone OH- (nese reaksioni ndodh ne ambjent bazik)
- barazohet masa e hidrogjenit duke shtuar H2O
- shumezohen reaksionet e oksidimit me numrin e elektroneve te oksidimit dhe anasjelltas
- mblidhen gjysmereksionet duke perdorur shumefishin me te vogel te perbashket te elektroneve ne menyr qe te thjeshtohen llogaritjet.
- nese eshte e nevojshme barazohet dhe numri i oksigjeneve.
| Ky artikull nga Kimia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |