Robin Hood

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Statuja e Robin Hud në Nottingham

Robin Hud është banditi hero i folklorit Anglez. Shquhej në përdorimin e harkut dhe shpatës. Është i njohur pasi ai u vidhte pasurinë të pasurve dhe ua shpërndante të varfërve i ndihmuar nga një grup banditësh që njiheshin me emrin "Shokët e Lumtur" (Merry Men)

Robin Hud u bë një figurë popullore folklorike duke filluar që në kohët e mesjetës e në vazhdim përmes letërsisë moderne, filmave dhe televizionit. Në burimet e hershme Robin Hud është një njeri i thjeshtë, por ai më vonë është shpesh i portretizuar si një aristokrat i shpronësuar padrejtësisht nga toka e vet dhe që më pas u kthye në bandit të paskrupullt.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Robin Hud dhe banda e shokëve të lumtur sipas baladave më të hershme jetonte në Pyllin Sherud (Sherwood Forest). Kështu thotë edhe poezia e parë për Robin Hudin e shekullit XV "Robyn hode in scherewode stod" (Robin Hud ndodhet në Sherwood), një lojë fjalësh shumë të përdorura në atë kohë, për të treguar diçka të qartë. Sidoqoftë përfytyrimi i përgjithshwm që të krijohet na baladat dhe burimet e hershme është se Robin Hud mund të ketë jetuar në Barnsdale (sot Jorkshajëri Jugor South Yorkshire)

Origjina e legjendës së Robin Hudit është e turbullt. Referenca e parë letrare vjen nga poema Piers Plowman, shkruar në 1377. Gojëdhëna të tjera të hershme janë:
[1

Robin Hood and the Monk (Robin Hudi dhe Murgu) shruar në 1450
The Lyttle Geste of Robyn Hode shruar gjatë viteve 1492-1510
Percy Folio dokument i shek.XV që përmbledh disa histori mbi Robin Hudin shkruar nga Thomas Percy

Në gjithë referencat letrare nuk ekziston asnjë fakt që të të bëjë të besojsh se Robin Hud daton që nga koha e Mbretit Xhon në fakt mbreti i vetëm i përmëndur është 'Eduardi' kjo ndoshta ngaqë autorët i referohen vizitës së Mbretiti Eduardi II në Nottingham1324.

Hipoteza mbi vërtetësinë e tij[redakto | redakto tekstin burimor]

Studiuesi i parë i cili mendon se ka zbuluar Robin e "vërtetë", ishte Joseph Hunter, rojtar i zyrës së dokumenteve publike të Londrës, në vitin 1838. Kishte gjetur një dokument që fliste për një farë Robyn Hode, shigjetar në ushtrinë e Edoardo-s II dhe që u likuidua nga mbreti në vitin 1324. Problemi ishte se ky Hode nuk ishte një bandit. [2 ]

Megjithatë, historianë të tjerë pohojnë se ngjarjet e Robin Hood shfaqen më vonë, duke parë se legjenda e banditit duket sikur është e gjallë në vitin 1200. Në këtë këndvështrim, një kandidat shumë i duartrokitur, zbuluar nga Davis Owen në vitin 1936, duket sikur është një farë "Robert Hod, i arratisur", cituar në disa dokumente të "Oborrit Assise" të Yorkshire që datojnë më 1225. I njëjti bandit shfaqet edhe në dokumente të tjera pasardhëse, ndonjëherë me nofkën e "Hobbehod". Siç nënvizon studiuesi i madh modern i Robin Hood-it, sir James C. Holt, profesor i historisë mesjetare në Kembrixh dhe autor i "Robin Hood"-it. "Historia e hajdutit zotëri" (Mondadori) bën fjalë për Robin Hood-in e vetëm, origjinalin e vetëm që është zbuluar deri tani dhe që dihej se ishte një bandit.

Në një dokument të vitit 1422, për shembull, flitet për një "pus të Robin Hood"-it në zonën e Skelbrooke, XVII km në veri të Doncaster. Ai pus ka qenë një tërheqje ndaj turistëve për më shumë se 4 shekuj. Udhëtarët ndalonin, paguanin një peni dhe pranoheshin simbolikisht në anën e banditit. Në shekullin e XVIII, arkitekti John Vanbrugh dizenjoi për pusin një veshje me gurë, me harqe të lartë 3 metra. Po kur nga ato anë u ndërtua një autostradë, pusi u mbulua dhe monumenti i Vanbrugh u spostua në anën të "Great North Road", ku gjendet edhe sot i braktisur. Por pusi nuk tregon asgjë për ekzistencën e vërtetë të Robin. Pylli i Sherwood krenohet me një numër të madh drurësh lisi shekullorë, të njohura si "major oak". Është treguar si ai poshtë të cilit Robin Hood rrinte gjithmonë me bandën e tij. Por sot e dimë se nuk ishte Sherwood pylli ku Robin vepronte dhe veçanërisht ai lis nuk kishte të bënte fare me të. Në fakt është llogaritur se pema është 800-vjeçare, që do të thotë se në vitin 1200, kur u zbuluan ndodhitë e Robin Hood, pema ishte pak më shumë se një rrënjë e vogël. Në Kirkless (180 km në veri të Nottingham-it) ndodhet ende manastiri, një kanonik antik ku Robin do të vdiste. Sipas Trimërive, Hood, duke vdekur, do të kishte hedhur me fuqi një shigjetë jashtë nga dritarja e dhomës së tij duke i kërkuar Little John-it ta varroste në pikën ku do të kishte rënë shigjeta. Rreth 550 metra nga ajo dritare (jo keq për tërheqjen e një burri i cili po vdiste) bie në sy menjëherë një varr i vjetër me një nënshkrim që dëshmon se Robin Hood është varrosur aty që nga 21 dhjetori i vitit 1247. "Në fakt, nënshkrimi është i shekullit të 18", thotë David Hepworth, ekspert i Robin dhe pronar i terreneve ku gjenden manastiri dhe varri. "Përzien një pseudo dialekt vendas me disa fjalë të vjetra angleze. Ishte një nga trajtat e vjetra turistike. Një rrugë e vjetër kalonte këtu pranë dhe udhëtarët shkëpusnin pjesë gurësh nga varri si souvenir. Duke arritur në këtë pikë, ajo u mbyll me hekura. Por gërmimet që u bënë pothuajse 1 metër në thellësi nuk nxorën në dritë asgjë".

Personalitete të ngjashëm[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri "Robin Hud" është bërë sinonim me lidhje me njerëzit të cilët kanë grabitur të pasurit dhe pasurinë ua shpërndajnë të varfërve dhe për këtë arsye ka gëzuar popullaritet të madh në mesin e njerëzve. Në histori ka personalitete që në jetë kanë kryer të njëjtën gjë si Robin Hudi mitik:

Salvatore Xhuliano (ITAL. Salvatore Giuliano) - bandit dhe separatist sicilian, luftëtar legjendar për pavarësinë e Sicilisë nga Italia.U bë jashtëzakonisht popullore në Sicili për shpërndarjen e ushqimit dhe të hollave për popullatën.

Realizime[redakto | redakto tekstin burimor]

Fairbanks në rolin e Robin Hudit në filmin e 1922
Poster i filmit Robin Hud version i 2010

Robin Hud, heroi qendror i ciklit te baladeve angleze, nuk ka sesi te qëndroj jashtë industrisë së filmit.

Filmi i parë i kushtuar këtij legjendari i përket vitit 1912, 30 minuta film pa zë nën interpretimin e aktorit amerikan Robert Frazer.

Filma te tjere pa zë, me zë, seriale vizatimorë per femije e të rritur, nuk janë reshtur së prodhuari ne vitet e mëvonshme.

"The Adventures of Robin Hood" prodhuar më 1938 me aktorin australiano-amerikan Errol Flynn. Filma është vleresuar me dy çmime Oscar.

"The Prince of Thieves" realizuar me 1948 nen interpretimin e Jon Hall

1951 shfaqet filmi i ri "Tales of Robin Hood" me Robert Clarke.

Ne vitet 1955-1960 ne ekranin anglez e me pas ate amerikan shfaqet seriali "The Adventures of Robin Hood " me aktorin Richard Greene

1973 Walt Disney prodhon version me te njohur të animuar.

"Robin And Marian" është realizuar në 1976. Rolet kryesore janë luajtuar nga një çift i njohur i kinemasë botërore, Sean Connery dhe Audrey Hepburn

Pothuajse cdo dhjetevecar do te kishte si program realizime të ndryshme me në qendër Robin Hud. Viti 1991 solli një sukses te jashtëzakonshem për Kinematografine.

"Robin Hood: Prince of Thieves" do të kurorezonte aktorin Kevin Costner si Robin Hudi me i suksesshem i te githë kohërave. Në këtë film rreshtohen dhe aktorë të tjerë me famë si Morgan Freeman në rolin e Azemit, Mary Elizabeth Mastrantonio ne rolin e Marian etj. Filmi është vleresuar shumë per skenat e realizuara, lojën e aktoreve si dhe muzikën e tij. Po nëe vitin 1991 është prodhuar nje tjeter "Robin Hud" me aktorët Patrick Bergin dhe Uma Thurman. "Gwyn" eshte prodhim i vitit 2001. Aktorja angleze Keira Knightley luan rolin e vajzes 18-vjecare të mbretit të hajduteve, Robin Hud.

maj2010 u mbajt premiera e filmit "Robin Hud" me ku Russell Crowe luante rolin e banditit legjendar. Xhirimet e këtij filmi u realizuan në Anglinë Veriore, në Northumberland (kufi me Skocinë), në keshtjellën Alnuik (Alnwick Castle)

Video lojra[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Robin of the Wood (1985).
  • Super Robin Hood (1985) - triller.
  • Defender of the Crown (1986) - Loja tregon historinë e luftës civile në Angli
  • Robin Hood: The Legend of Sherwood (2002) - Lojë taktike, e ngjashme me lojën Commandos.
  • Robin Hood: Defender of the Crown (2003) - Loja tregon historine e zënies së Robin Hudit me Princin Xhon për fronin e Anglisë.
  • Loja strategjike Age of Empires II ka heronjtë Robin Hud, Takn (Tuck) dhe Sherifin e Notinghemit (Nottingham). Gjithasht përmban harta të Pyllit Sherud (Sherwood Forest)

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kopertina e "The Merry Adventures of Robin Hood" nga Howard Pyle1883
"Robin qëllon me Sir Guy" nga Louis Rhead
  • David Blamires: Robin Hood: A Hero for All Times. J. Rylands Univ.Lib.of Manchester 1998, ISBN 0-86373-136-8
  • Coleman, Diane Deitweiler, Laurie: Robin Hood Comprehension Guide. Veritas Pr Inc 2004, ISBN 1-930710-77-1
  • Doel, Geoff Doel, Fran: Robin Hood: Outlaw and Greenwood Myth. Tempus Publishing Ltd 2000, ISBN 0-7524-1479-8
  • Thomas Hahn: Robin Hood in Popular Culture: Violence, Transgression and Justice. D.S. Brewer 2000, ISBN 0-85991-564-6
  • Stephen T. Knight: Robin Hood: A Complete Study of the English Outlaw. Blackwell Publishers 1994, ISBN 0-631-19486-X
  • Stephen T. Knight: Robin Hood: A Mythic Biography. Four Courts Press 2005, ISBN 1-85182-931-8
  • Helen Phillips: Robin Hood: Medieval and Post-medieval. Cornell University Press 2003, ISBN 0-8014-3885-3
  • A. J. Pollard: Imagining Robin Hood: The Late Medieval Stories in Historical Context. Routledge, an imprint of Taylor & Francis Books Ltd 2004, ISBN 0-415-22308-3
  • Lewis Potter: Playing Robin Hood: The Legend as Performance in Five Centuries. University of Delaware Press 1998, ISBN 0-87413-663-6
  • Patrick Pringle: Stand and Deliver: Highway Men from Robin Hood to Dick Turpin. Dorset Press 1991, ISBN 0-88029-698-4
  • Richard Rutherford-Moore: The Legend of Robin Hood. Capall Bann Publishing 1999, ISBN 1-86163-069-7
  • Richard Rutherford-Moore: Robin Hood: On the Outlaw Trail. Capall Bann Publishing 2002, ISBN 1-86163-177-4
  • Tise Vahimagi: British Television: An Illustrated Guide. Oxford University Press 1994, ISBN 0-19-818336-4
  • Thomas Wright: Songs and Carols, now first imprinted. Percy Society 1847




Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Robin Hud dhe Xhoni i vogël
Robin Hud dhe Frati Tuck
Robin Hud dhe virgjëreshë Mariana

Shiko gjithashtu[redakto | redakto tekstin burimor]

Robin Hood (Aeroport)

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]