Jump to content

Sejfi Protopapa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sejfi Protopapa (Berat, 20 shkurt 1923 - Wayland, Ma 13 prill 2014) ka qenë veprimtar i rezistencës shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore si dhe pasi doli në mërgim, u bë më pas inxhinier i NASA-s në Shtetet e Bashkuara.[1]

Në artin e realizmit socialist në Shqipërinë komuniste, me emrin Protopapa është pasqyruar personazhi i Sali Protopapës në romanin Komisari Memo të shkrimtarit Dritëro Agolli. Mbi bazën e romanit Komisari Memo është ndërtuar edhe skenari i filmit artistik shqiptar I teti në bronz.

U lind në Berat më 20 shkurt 1923, i biri i Estrefit,[2] një avokati me origjinë nga fshati Protopapa e Korçës. Arsimohet në vendlindje dhe në Itali.

Në vitin 1943, kur ishte vetëm 20 vjeç, emërohet komandanti i një çete të Ballit, që vepronte në zonën e Roskovecit, e ndodhur midis Beratit dhe Fierit. Në vitin 1944 ai largohet përfundimisht nga Shqipëria për tu rikthyer vetëm në vitin 1991 pas rënies së komunizmit. Fillimisht vendoset në Itali dhe më tej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aty vazhdon studimet dhe diplomohet për Fizikë Bërthamore. Ishte i martuar me një estoneze dhe baba i tre fëmijëve.

Sejfi Protopapa ndërroi jetë në moshën 91-vjeçare.

  1. ^ Sina, Beqir (15 prill 2014). "Ndërroi jetë Sejfi Protopapa". gazetadielli.com. Marrë më 6 korrik 2021.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ Gjika, Thanas (15 shtator 2013). "Tre mësime nga jeta e 90-vjeçarit Sejfi Protopapa". gazetadielli.com.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)