Seydou Keita
| Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s. Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
| {{{emri i futbollistit}}} | ||
| Të dhëna personale | ||
|---|---|---|
| Datëlindja | {{{datëlindja}}} | |
| Vendlindja | {{{qyteti i lindjes}}}, {{{shteti}}} | |
Seydou Keita u bë blerja e parë e bërë e Barcelonës për sezonin 2008/09. Lojtari nga Mali erdhi te Barcelona për të përforcuar mesfushën e azulgranëve.
I lindur në Bamako (Mali) në 1980, Seydou Keita filloi të bënte emër në Evropë kur filloi të luante në Ligën Franceze. Ai u transferua te Olympique Marseille në sezonin 1999/2000 por aty qëndroi vetëm një vit dhe nuk pati shumë fat. Ai pastaj u bë lojtar i Lorient ku qëndroi dy vjet dhe fitoi kupën Franceze. Ai pastaj u transferua te Lens ku luajti për 5 sezone nga 2003/04 deri më 2006/07. Sezoni i tij i fundit në Francë ishte spektakular, ku u zgjodh lojtari i dytë më i mirë në Francë pas Florent Malouda.
Pas 8 viteve në Francë, Keita u transferua te Sevilla në verën e vitit 2007 dhe ishte prezent pothuajse në të gjitha ndeshjet. Ai luajti 31 nga 38 ndeshje kurse në 29 prej tyre ishte startues. Ai shënoi 4 gola dhe u shfaq me kualitete të ndryshme, ai ka një gjuajtje shumë të fuqishme nga distancat e mëdha.
Seydou Keita rregullisht që nga viti 2004 nuk ka munguar në ndeshjet e kombëtares. Me "Shqiponjat" luajti në Kupën e Afrikës por Mali u eliminua në rundin e parë. Megjithatë, karriera e tij me kombëtaren filloi që kur ishte shumë i ri dhe kishte rezultate të mira. Në fakt, Keita u shpall lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror të mbajtur në Nigeri më 1999 për lojtarët që kishin më pak se 20 vjet. Mali në atë kohë përfundoi në vendin e tretë kurse fitues ishte Spanje me Xavi Hernandez.
Përmbajtja |
[redakto] Profili
Mesfushori nga Mali, është lojtar që i kombinon perfekt fuqinë fizike me aftësitë teknike dhe me aftësitë taktike. Edhe pse nuk është sulmues, Keita bën një gjuajtje perfektë me këmbën e tij të djathtë, veçanërisht nga distanca të largëta, ku me goditjet e tij kërcënon shumë portierët, ai para se të vinte te Barcelona, ka shënuar 15 gola në 2 vitet e fundit. Keita ofron shumë opsione në mesfushë : ai mund të luajë në rol më defensivë poashtu edhe ofensiv shumë mirë por mund të luajë edhe si mesfushor i majtë.
[redakto] Trofetë
[redakto] Lorient
2001/02 Fitues i Kupës së Francës
[redakto] Të Arriturat Individuale
1999 Lojtari më i mirë në Kampionatin Botëror për lojtarët nën 20 vjet.