Shaqe Çoba

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shaqe Çoba
U lind në1875
Vdiq1954
Emrat e tjerëMarie Çoba
Profesionihumaniste
Bashkëshorti/jaNdoc Çoba
ÇmimetUrdhri "Naim Frashëri"

Shaqe ose Marie Çoba (Shkodër, 1875 - 1954) ka qenë e para intelektuale shqiptare që u përpoq për çështjen e ngritjes së grave të klasës së lartë. Themeloi organizatën Grueja Shqyptare, dhe botoi për një kohë të shkurtër një revistë me të njëjtin emër që mbulonte çështjet e grave.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Shkodër, ishte e bija e Zef Shirokës dhe halla e poetit rilindas, Filip Shiroka. Mësimet fillore i mori në vendlindje, ndërsa të mesmen në një kuvendZagreb, ku nxuri italishten, gjermanishten dhe serbo-kroatishten. Më 1904 shkoi në Itali që të vijonte shkollimin e lartë, në Venecia. Atje u takua me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Ndoc Çobën, të cilit i la mbresë formimi i Shaqes dhe i kërkoi dorën familjes së saj.

«Gruaja Shqiptare»[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 3 gusht të vitit 1920 themeloi komitetin "Gruaja Shqiptare", me kryetare nderi Habibe Bekteshin, sekretare Paulina Lekën dhe llogaritare Albina Ashikun. Komiteti pati si qëllim nistor mbledhjen e fondeve në ndihmë të Ushtrisë Shqiptare që po përballej me mësymjet serbeKoplik. "Gruaja shqiptare" mblidhte fonde në qytet e krahinë dhe ua shpërndante ushtarëve, vullnetarëve dhe familjeve që u kishte mbetur ndonjë dëshmor në luftë.[1] Për të informuar publikun lidhur me punën e bërë nga «Gruaja Shqiptare», nga nëntori i vitit 1920 deri në korrik të 1921 komiteti botoi edhe revistën «Gruaja shqyptare».

Në vitet 1925 - 1939 ishte nënkryetare e degës së Shoqërisë «Gruaja Shqyptare» për Shkodrën.

Mori pjesë në luftë bashkë me të shoqin, Ndoc Çobën. Pas luftës u dënua për qëndrimin kundër pushtetit komunist.

Nderime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2002, me rastin e nëntëdhjetë vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Republikës i akordoi Urdhërin «Naim Frashëri» (pas vdekjes), për pjesëmarrjen e saj në lëvizjen kombëtare të vitit 1920, si luftëtare «kundër ndarjes së Shqipërisë dhe për emancipimin e gruas».[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Dibra, Zenepe (2006). "Çoba, Shaqe (Marie)". përmbledhur nga Haan, Francisca de; Daskalova, Krassimira; Loutfi, Anna (red.). Biographical Dictionary of Women's Movements and Feminisms in Central, Eastern, and South Eastern Europe: 19th and 20th Centuries (në anglisht). New York: Central European University Press. fq. 99–101. ISBN 978-963-7326-39-4.
  2. ^ Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. 2012. fq. 255–256. ISBN 978-9928-168-01-6.