Sheh Tara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sheh Tara ka qenë një sheh i tarikatit Halveti nga Shkodra,[1] i njohur për shërbimin e tij në Gjakovë e Malësi të Gjakovës.

Sipas gojë dhëanave të regjistruara (ndëgjuara) në vitet 1978-80, ky personë ishte në gjendje të parashihte disa gjëra.

Për këto aftësi banorë të ndryshem, zakonisht besimtarë bektashinjë por jo vetëm këta, e ftonin Sheh Tarën për të zgjedhur vendin e ndërtimit të shtëpive apo për të shikuar nëse shëpit e tyre gjenden në një pozitë të mirë gjeodezike apo si thonin pleqtë të shikonte se i ka apo nuk i ka shtëpia gjarprinjët mbrojtës të shtëpisë apo ka gjarprinjë të huaj dhe se a do ti mbronin zojën (zonjat) e shtëpisë që të jenë frut dhënse.

Sipas të thënave të një plaku posedues i një shtëpie të inspektuar, Sheh Tara kishte hyrë në gjitha dhomat por më shumti kohë kishte kaluar në bodum dhe në maxhe (dhoma ku gjendet maxhia), dhe pasi kishte dalë jashtë dhe ishte bërë shikimin e tullumit dhe bunarit kishte pohuar se shtëpia ka gjarprinjë të mirë dhe se është e përshtatëshme dhe fryt dhënse.

Po ashtu pleqëria në Muhallë të gecës, në vitet 1978-80 flisnis se si Sheh Tara kishte thënë që Gjakova do të zgjerohej, dhe se lugina e shkukëzës do të mbushet me ndërtime. Po kjo pleqëri fliste se Sheh tara kishte lënë tri parashikime për ndodhi të mëdha, dy nga to ishin realizuar ndër të cilat ishtin lufta e parë dhe e dytë botërore. I pyetur për të treten plaku heshti, por nga burimet tjera lë të kuptohet se parashikimi i tij ishte vonuar, por cili ka qenë aë heshtë e tërë pleqëria.

Si do që të jetë Taxhia e Sheh Tarës gjendet në shtëpi gjakovare edhe në ditët e sotit por që më tepër shërben si objekt kulturorë dhe respektoet si i till.

Si duket ky person ka pasur të dhëna që për parin e Odave kanë qenë parashikime.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Rexhepagiq, Jashar (2003). Dervishët dhe teqetë: në Kosovë, në Sanxhak dhe në rajonet tjera përreth. Prishtinë: Fryma. fq. 179. ISBN 9951050328.