Skënder Gjinushi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Skënder Gjinushi
Zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve dhe Çështjeve Sociale
Në detyrë
6 shtator 2001 – 25 korrik 2002
Paraprirë ngaMakbule Çeço
Pasuar ngaIlir Meta
Ministër i Arsimit
Në detyrë
20 shkurt 1987 – 21 shkurt 1991
Paraprirë ngaTefta Cami
Pasuar ngaKastriot Islami
Të dhëna vetjake
U lind më24 dhjetor 1949
Vlorë, Republika Popullore e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Punësimimatematicien, arsimtar, nëpunës, politikan

Skënder Gjinushi (Vlorë, 24 dhjetor 1949) është politikan dhe matematicien shqiptar, ish Zëvendës Kryeministër si dhe Ministër i Arsimit dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

U lind në Vlorë më 24 dhjetor 1949, i biri i Et'hem Gjinushit.

Gjinushi kreu Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega Matematikë 5-vjeçare. Doktoraturë në Universitetin "Pierre et Marie Curie", Paris (Francë). Doktor i Shkencave, Universiteti i Tiranës. Mban titullin Profesor Doktor në Matematikë.

Veprimtaria profesionale[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve 1973 - 1987: pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës;
Gjatë viteve 1987 - 1990: Ministër i Arsimit;
Që nga viti 1986: Profesor;
Që nga viti 1989: anëtar i Akademisë së Shkencave..

Veprimtaria politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë viteve 1987 - 1991: Ministër i Arsimit; shkurt 1991: jep dorëheqjen;
Në vitin 1991 dhe në vazhdim: Kryetar i Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, anëtare e I.S; deputet në Legjislaturat XI, XIII, XV e XVI;
Gjatë viteve 1997 - 2001: Kryetar i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
Që nga korriku i vitit 2002 e gjer në shtator të vitit 2005: Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale.

Publikime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka botuar dhjetëra artikuj shkencorë, 12 tekste e monografi, 3 doktorata.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]