Stampa:4 mars

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Neroni, Perandori Romak i cili dogji Romën dhe gjatë gjithë kohës e përcolli duke i rënë lirës.
Neroni, Perandori Romak i cili dogji Romën dhe gjatë gjithë kohës e përcolli duke i rënë lirës.
  • 51 - Neroni, i cili më vonë u bë Perandor Romak, fitoi titullin princeps iuventutis (kryetarë i rinisë). (Figura)
  • 1493 - Hulumtuesi Christopher Columbus arrin përsëri në Lisbonë, Portugali, në bordin e anijes së tij “Niba” nga udhëtimi në atë që sot është Bahamet dhe ishujt e tjerë të Karaibeve.
  • 1797 - Në transferimin e parë ndonjëherë paqësor të pushtetit ndërmjet liderëve të zgjedhur në kohë moderne, John Adams betohet si president i SHBA-së, duke e trashëguar në këtë detyrë nga George Washingtonin.
  • 1877 - Premiera e baletit “Liqeni i Mjellmave” i Pyotr Ilych Tchaikovsky jepet në teatrin “Bolshoi” në Moskë.
  • 1894 - Nga zjarri i madh në Shangai mbi 1,000 ndërtesa u shkatërruan.
  • 1960 - Një anije mallrash franceze “La Coubre” shpërthen në Havanë, Kubë, duke lënë mbi 100 të vdekur. President kuban, Fidel Castro, fajëson SHBA-në.
  • 1980 - Robert Mugabe fioti zgjedhjet dhe u bë kryeministri i parë i zi në Zimbabue.
  • 1997 - Presidenti amerikan Bill Clinton ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.
  • 2001 - Një automobil-bombë shpërtheu pranë qendres televizive të BBC në Londër dhe lëndoi seriozisht 11 persona. Sulmi u mvesh organizatës irlandeze Real IRA.
  • 2005 - OKB-ja paralajmëron se rreth 90 milionë afrikanë mund të infektohen me virusin HIV në të ardhmen, në rast se nuk ndërmerren masa parandaluese për përhapjen e sëmundjes.
  • 2009 - Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) lëshon urdhërarrest për presidentin sudanez, Omar Hassan al-Bashir, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Darfur.