Steve Lukather

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Steve Lukather
SteveLukather.jpg
Informacione
Emri Steven Lee Lukather
Pseudonim(e) Luke
Lindja 21 Tetor 1957 (57 vjeçar)
Flag of the United States.svg San Fernando Valley, Kaliforni, ShBA
Zhanri Rock
Pop rock
Hard rock
Progressive rock
Neo-progressive rock
Jazz fusion
Instrument(e) Kitarë, Vokal, Tastierë, Mandolinë
Vite aktiv 1975 — prezent
Bashkëpunim(e) me Toto
Los Lobotomys
El Grupo
Webfaqja
stevelukather.net

Steve "Luke" Lukather (i lindur më 21 tetor 1957) është kitarist, vokalist, kompozitor, producent amerikan dhe fitues i çmimit Grammy, i njohur për punën e tij me rock bendin Toto. Lukather gjithashtu ka lëshuar solo albume dhe, si session studio kitarist, ka kompozuar, rregulluar, dhe inçizuar mbi 1000 albume. Kohët e fundit, në VoteNumber1.com ai është votuar në më shumë se 40 vende kitaristi #1 botëror. Përderisa puna e tij me Toto bazohet kryesisht në muzikën pop rock, solo albumet e tij përmbajnë llojllojshmëri më të madhe muzikore, duke përfshirë muzikën rock, prog, jazz, dhe funk.

Session sintisajzeristi i shquar David Paich dhe session bateristi Jeff Porcaro me Steve Lukather ishin shokë të shkollës së mesme. Në vitin 1976 ata e ftuan Lukather që ta formonin së bashku bendin e tyre Toto. Në atë kohë Lukather kishte vetëm 19 vite. Ai ka mbetur anëtar i Toto që atëherë. Talenti i tij në luajtje të kitarës dhe bashkëpunimi i tij me Paich dhe Porcaro, ia mundësuan atij pjesëmarrjen në shumë albume të artistëve të ndryshëm gjatë viteve të '70-ta dhe '80-ta. Ai është një kompozitor jashtëzakonisht produktiv, i cili ka shkruar shumë këngë për Toto dhe artistë të tjerë. Lukather është nominuar për Grammy Awards 12 herë, dhe ka fituar 5 çmime.

Lukather është anëtar me të drejtë votimi i NARAS.

Biografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Jeta e hershme[redakto | redakto tekstin burimor]

Steven Lee Lukather lindi më 21 tetor 1957San Fernando Valley, California. Ai filloi t'i binte tastierës dhe baterive dhe pastaj u mësua t'i binte kitarës në moshën shtatëvjeçare kur i ati i tij ia bleu një kitarë akustike Key dhe albumin e The Beatles Meet the Beatles. Lukather tregon se ky album atij "ia ka ndryshuar jetën" dhe gjithashtu kitaristi George Harrison ka pasur një ndikim shumë të madh tek ai.

Kur ishte në klasën e 7-të në Laurel Hall Lutheran School, No. Hollywood, CA., Lukather e formoi bendin tre-anëtarësh bashkë me shokun e tij të fëmijërisë dhe të klasës Ron Sarian. Kevin MacKenzy dhe vëllau i vogël i Ron-it Donny Sarian kaluan në bateri. Në këtë bend Lukather e bëri inçizimin e tij të parë në studio, kur kishte 12 vite. Ishte një "single" që përmbante dy këngë origjinale.

Në shkollën e mesme, Lukather u njoftua me David Paich dhe vëllezërit Porcaro (Jeff, Steve, dhe Mike), të cilët më vonë do të bëheshin të gjithë anëtarë të bendit Toto. Lukather, i cili ishte muzikant autodidakt deri në atë kohë, filloi të merrte mësime nga Jimmy Wyble i cili ia zgjeroi diapazonin e njohurive Lukather-it. Në këtë periudhë Lukather filloi të interesohej që të bëhej session muzikant dhe të luante për artistë të ndryshëm.

Jeff Porcaro, i cili i binte baterive për bendin Steely Dan, u bë këshilltar i Lukather-it dhe ia rriti atij interesin më tutje për punën session. Pasi e përfundoi Lukather një album të suksesshëm dhe turne me Boz Sccags, Paich dhe Porcaro e ftuan atë që ta formonin bendin Toto në vitin 1976 bashkë me Bobby Kimball, David Hungate, dhe Steve Porcaro.

Toto[redakto | redakto tekstin burimor]

Steve Lukather (në mes) me Toto

Lukather është kitarist, vokalist dhe kompozitor për bendin Toto. Në vitet e hershme të bendit, David Paich shkroi shumicën e këngëve. Lukather gjithashtu tregon për lidershipin e Jeff Porcaro-s në bend. Me kalimin e kohës, pozita e Lukather-it në bend filloi të ndryshojë. Kur Jeff Porcaro vdiq, Lukather ndiente se duhej ta bëntje një hap përpara dhe të sigurohej që bendi ta vazhdonte rrugën e vet.

Pas pushimit nga puna të vokalistit Jean-Michel Byron në vitin 1990, Toto mbeti pa vokalist udhëheqës përafërsisht deri në vitin 1997. Lukather më pas mori përsipër të gjitha detyrat e vokalistit në bend për atë kohë. Ai këndoi në të gjitha këngët që nga albumi Kingdom of Desire (1992) deri në albumin Tambu (1995). Kënga e albumit Tambu, "I Will Remember" e ko-shkruar nga Lukather dhe Stan Lynch, e arriti pozitën #64 në grafikun performues të Britanisë së Madhe. Pavarësisht nga arritjet zanore të Lukather-it, recensentët e albumit Tambu e theksuan shumë kontrastin e zërave midis Lukather-it dhe vokalistave të mëparshëm të bendit, dhe i gjithë albumi u kritikua rëndë. Disa recensentë të koncerteve vunë re se Lukather kishte probleme këndimi në disa këngë dhe një numër i vokalistave mysafir dhe anësor e shoqëronin bendin në atë periudhë. Detyrat e Lukather si vokalist u zvogëluan kur bendi i ktheu përsëri vokalistët Joseph Williams dhe Bobby Kimball që të bashkëpunonin në kompilimin e vitit 1998 Toto XX.

Kontributi i Lukather-it si kompozitor në bend është rritur jashtëzakonisht shumë. Në vitet e hershme të bendit, Lukather shkruanta vetëm një apo dy këngë në album, kurse që nga fundi i viteve të 80-ta, ai shkruan pothuajse të gjitha këngët nëpër albume. Sidoqoftë, ai ka kompozuar vetëm disa hite të hershme bendit, këtu përjashtim bën hiti "I Won't Hod You Back" nga Toto IV. Lukather ka thënë se shkrimi i teksteve nuk është dhuntia e tij më e veçantë. Kështu, ai bashkëpunon me anëtarët e tjerë të bendit që t'i realizojë idejat dhe t'i transofrmon ato në këngë. Lukather kontriboi në të gjitha përpos njërës këngë në albumin e tyre të vitit 2006 Falling in Between.

Lukather ka shprehur frustrim në media për ulje të popullaritetit të bendit Toto në Shtetet e Bashkuara që nga kulminacioni i albumit Toto IV. Pjesa amerikane e turnesë së Falling in Between nuk u frekuentua shumë nga audienca dhe Lukather beson se audienca amerikane preferon më shumë muzikën "shabllon" të dëgjuar në radio. Ai pranon se Toto e ka një bazë të fansave mjaft të madhe, por ai e ka kritikuar industrinë muzikore të Amerikës (posaqërisht kanalin televiziv MTV) dhe e ka karakterizuar këtë industri si mbështetëse të "çdo lloj kokëboshi me një kompjuter dhe një frizurë të lezetshme". Ai gjithashtu ka kritikuar revistat e famshme për kitarë të cilat kanë artikuj për kitarista që nuk ia vlenë të përmenden, duke e cituar kitaristin Billy Corgan si shembull.

Në qershor 2008 Lukather vendosi të largohet nga Toto. Ky gjest rezultoi në mënyrë direkte në ndarjen e bendit.

Puna "session"[redakto | redakto tekstin burimor]

Steve Lukather fitoi popullaritet në vitet 1970 dhe 1980 kur ai u bë session kitaristi më i kërkuar në Los Angeles; ai ka luajtur për artistë të ndryshëm duke ia filluar nga Aretha Franklin e deri te Warren Zevon. Për 18 vite ai ka marrur pjesë në më shumë se 700 albume. Lukather thotë se David Paich dhe Jeff Porcaro e kanë ndihmuar atë shumë që të ekspozohet në këtë biznes.

Disa nga session pjesëmarrjet e tij kryesore janë: këngët "Beat It" dhe "Human Nature" të Michael Jackson; disa këngë nga albumi i Don Hanley-t I Can't Stand Still; dy këngë nga albumi i Lionel Richie Can't Slow Down; dhe albumi i Richard Marx Repeat Offender. Përpos session punëve, Lukather gjithashtu ka shkruar hite për George Benson, The Tubes, dhe artistë të tjerë.

Projektet anësore[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë kohës kur nuk ishte duke punuar me bendin Toto, Lukather ka marrur pjesë në shumë projekte anësore, p.sh. performimi me session muzikantë të tjerë në bendin El Grupo, pastaj turnetë me Edgar Winter, Larry Carlton, Eric Clapton, etj. Në vitin 1985, Lukather lëshoi videon mësimore për kitarë "Star Licks", e cila përmbante pjesë nga pesë albumet e para të bendit Toto. Kjo video u lëshua në formatin DVD në vitin 2005.

Në vitin 1998, Lukather u ftua që të shkonte në turne në Japoni bashkë me kitaristin Larry Carlton pas kërkesës së reklamuesve japonezë që turnetë vjetore të Carlton të ishin ndryshe nga turneja e fundit e tyre. Lukather dhe Carlton shkëmbyen ca material të inçizuar dhe vendosën që një bashkëpunim i tillë do të ishte interesant. Lukather u ndi krenar për këtë ftesë dhe e citoi Carlton-in si kitaristin e tij më të pëlqyer. Lukather flet me krenari për arritjet e tyre në skenë, edhe pse këta dy kitaristë ishin duke punuar jashtë rrethanave të tyre të zakonshme.

Pas disa shfaqjeve, Lukather dhe Carlton ranë në përfundim se ata duhej ta inçizonin bashkëpunimin e tyre, qoftë vetëm për përdorim personal. Kitaristi dhe producenti Steve Vai dëgjoi një nga inçizimet pasuese dhe u interesua që ky album të lëshohej nën kompaninë e tij Favored Nations. Vai dhe Lukather e miksuan dhe e prodhuan albumin që ishte miks i zhanreve jazz, blues, dhe fusion. Ky album u quajt No Substitutions dhe në vitin 2001 e fitoi çmimin Grammy për "Best Pop Instrumental Album". Më vonë Lukather dhe Carlton filluan një turne internacionale për ta mbështetur këtë album.

Diskografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Solo albumet[redakto | redakto tekstin burimor]

Me Toto[redakto | redakto tekstin burimor]

Çmimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1982 - Grammy Award për "Best R&B Song": Steve Lukather, Jay Graydon, Bill Champlin (për George Benson) - "Turn Your Love Around"
  • 1982 - Grammy Award për "Producer of the Year": Toto - Toto IV
  • 1982 - Grammy Award për "Album of the Year": Toto - Toto IV
  • 1982 - Grammy Award për "Record of the Year": Toto - "Rosanna"
  • 2001 - Grammy Award për "Best Pop Instrumental Album": Larry Carlton & Steve Lukather - No substitutions: Live in Osaka

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]