Steven M. Greer

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Steven Macon Greer (28 Qershor 1955) është një ufolog Amerikan dhe traumatolog në pension, i cili themeloi Qendrën për Studimin e Inteligjencës Jashtetërore (CSETI) dhe Projektin Disclosure, i cili kërkon bërjen publike të informacionit të klasifikuar si sekret mbi UFO-t.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Greer lindi në Charlotte, Karolinën e Veriut në 1955-ën. Ai pretendon të ketë parë një objekt fluturues të paidentifikuar në një distancë të afërt që kur ishte rreth tetë vjeç, gjë që frymëzoj interesin e tij për ufologjinë. [1] [2]

Greer u trajnua si një mësues i Meditimit Transcendental dhe punoj si drejtor i një organizate meditimi. [1] [3] Ai u diplomua për biologji nga Universiteti Shtetëror Appalachian në 1982-shin [4] dhe për master nga Kolegji i Mjekësisë James H. Quillen i Universitetit Shtetëror të Tennessee në 1987-ën. [5] Ai ndoqi studimet në MAHEC Universitetin e Karolinës së Veriut ku dhe përfundoi praktikën e tij në 1988-ën dhe mori liçencën e mjekut në Virxhinia në 1989-ën. Atë vit ai u bë anëtar i Shoqërisë Mjekësore të Nderit të Alpha Omega Alpha . [6] [7] [8]Greer themeloi Qendrën për Studimin e Inteligjencës Jashtetokësore (CSETI) në 1990 për të krijuar një iniciativë diplomatike dhe të bazuar në kërkime për të kontaktuar civilizimet jashtëtokësore . [2] [9] Deklaratat zyrtare në lidhje me qëllimet e saj gjithashtu përfshinin një kategori të re të takimeve jashtëtokësore, përkatësisht CE-5 ose 'takime të afërta të llojit të pestë'. Kjo u përkufizua nga Greer si kontakti i filluar nga njeriu dhe / ose komunikimi me jetën jashtëtokësore. [10] Që nga fillimi i saj, organizata ka shpenzuar diku midis 3.5 milion dhe 5 milion dollarë për të arritur qëllimet e saj. [11]

Organizata pretendon të ketë mbi 3,000 raporte 'të konfirmuara' të shikimeve të UFO-ve nga pilotët, dhe mbi 4,000 prova të asaj që ata përshkruajnë si 'gjurmët e uljes'. [9] Kjo i referohet incidencave ku UFO-të gjoja kanë lënë pas prova gjurme, siç janë leximet elektromagnetike, pas zbarkimit në Tokë. Organizata përdor 'Ekipet Hetuese të Mobilizimit të Shpejtë' me qëllim që të arrijnë sa më shpejt në vendet e uljes. CSETI ka përcaktuar një protokoll për kontaktin e filluar nga njerëzit me UFO-të me anë të vetëdijes. [12] [3]

Në vitin 1993, ai themeloi Projektin Disclosure, një projekt kërkimor, qëllimi i të cilit është të zbulojë para publikut njohuritë e pretenduara të qeverisë për UFO-të, inteligjencën jashtëtokësore dhe sistemet e përparuara të energjisë dhe shtytjes. [13] [14] [15] [16] Projekti Disclosure u themelua në një përpjekje për të dhënë amnisti ndaj nënpunësve të qeverisë të gatshëm për të shkelur betimet e tyre të sigurisë duke shprehur njohuritë e tyre të brendshme në lidhje me UFO-të. [17] Greer thotë se ai i dha një përmbledhje drejtorit të CIA-s James Woolsey gjatë një darke, megjithëse Woolsey ka deklaruar se ai dëgjoi me edukatë. [18] [19]

Në Tetor 1994, Greer u shfaq në emisionin televiziv të Larry King The UFO Coverup? [20] Në 1995-ën, Greer punoi si mjek në departamentin e mjekësisë urgjente në Spitalin Caldwell Memorial Hospital, [3] [21] ku ishte drejtor. [1]

Në 1997-ën, Greer, së bashku me anëtarët e tjerë të CSETI, përfshirë astronautin e Apollo-s, Edgar Mitchell, bënë një prezantim në një konferencë për anëtarët e Kongresit . [22] Në vitin 1998, Greer hoqi dorë nga karriera e tij si mjek i urgjencës për t'iu përkushtuar Projektit Disclosure. [23] [24]

Në Maj 2001, Greer mbajti një konferencë për shtyp në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington, DC që paraqiste 20 Forcat Ajrore në pension, Administratën Federale të Aviacionit dhe oficerë të inteligjencës. [2] [25] [26] [27] [28] [29]

Greer shkroj "Unacknowledged: Një Ekspozimë i Sekretit më të Madh Botëror" në 2017-ën. Libri është gjithashtu subjekt i një filmi dokumentar i 2017-ës, me titull "Unacknowledged", me regji të Michael Mazzola.

  1. ^ a b c Thompson, Keith (tetor 1989). "If We Call Them, Will They Come?". Yoga Journal. fq. 70–77, 1–154. Marrë më 8 mars 2013. page 70: By day, he is chairman of the Department of Emergency Medicine at a medium-sized hospital, frequently on call for periods of 12 to 24 hours. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b c "They're Here; UFO watchers to reveal proof that aliens have visited Earth". The Daily Record. 9 maj 2001. Arkivuar nga origjinali më 23 korrik 2020. Marrë më 6 shkurt 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ a b c Heard, Alexander S. (1 shtator 1994). "Alien douglas brothers, come on down!". Outside. Marrë më 12 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ https://www.linkedin.com/in/steven-greer-a3b48351[lidhje e vdekur]
  5. ^ Steven Macon Greer Virginia Board of Medicine, accessed Jan 20, 2013
  6. ^ Author Unknown (1987). The Pharos of Alpha Omega Alpha - Volume 50. Alpha Omega Alpha. fq. 54. {{cite book}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)"College of Medlclne — Oelta of Tennessee Class of I987: Steven Macon Greer"
  7. ^ Unknown author. "Locate A Member". Alpha Omega Alpha Honor Medical Society. fq. Use the search term: Greer to yield this result: Steven Macon Greer 115–R–1987–0069199. Marrë më 11 mars 2013. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Unknown author. "AOA Members from James H. Quillen College of Medicine". Quillen College of Medicine. Arkivuar nga origjinali më 2006-09-08. {{cite web}}: |last= ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b Masselos, Poppy (26 shtator 2000). "The aliens on the Internet". Courier Mail. Queensland, Australia. fq. H04. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ Heard, Alex (21 mars 1999). "Apocalypse soon: A close encounter in the wilds of Minnesota". The Ottawa Citizen. fq. C4. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Glick, Beverley (6 maj 2001). "Don't tell the CIA but two generals have proof that ET exists and wants to make contact". The Express. fq. 45. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Hulse, Tim (26 korrik 1998). "Make friends with an alien, says UFO man". The Independent. London, UK. fq. 4. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Schmidt, Brad (25 prill 2002). "Alien theorist offers proof of government coverup". Oregon Daily Emerald. Marrë më 2012-12-12. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Salter, Daniel M; Red Star, Nancy (2003). Life With a Cosmos Clearance. Light Technology Publishing. fq. x–ix, 1–4. ISBN 1891824376. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "The Disclosure Project Website". The Disclosure Project. 2010. Marrë më 7 mars 2013. The Disclosure Project is a research project working to fully disclose the facts about UFOs, extraterrestrial intelligence, and classified advanced energy and propulsion systems. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Tudor, Silke (26 shtator 2001). "Alien Culture". SF Weekly. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 10 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ Cox, Billy (6 gusht 2008). "Admiral: Never looked for UFO data". Herald Tribune. Arkivuar nga origjinali më 25 shtator 2013. Marrë më 2013-03-21. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Greer Letter". www.ufowatchdog.com. Marrë më 2016-05-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ Woolsey, James. "Rebuttal letter to Greer" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 shkurt 2020. Marrë më 6 maj 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ Mendoza, Manuel (10 tetor 1994). "Alien Obsession Hits Even Larry King". The Wichita Eagle. Arkivuar nga origjinali më 11 tetor 2012. Marrë më 8 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  21. ^ Nelson, Britt (23 prill 1994). "Asheville physician's hobby is chasing extraterrestrials". Herald-Journal. Marrë më 8 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ Lord, Mary (14 prill 1997). "The Unending Search for UFOs". U.S. News & World Report. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2013. Marrë më 27 nëntor 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ Oppegard, Brett (11 sht 2001). "Founder of UFO Project is Coming to Portland". The Columbian. Arkivuar nga origjinali më 25 qershor 2001. Marrë më 10 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  24. ^ Berger, Joanne (1 dhj 2001). "Doctor UFO". Internal Medicine News. Arkivuar nga origjinali më 9 maj 2013. Marrë më 10 mars 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ Duin, Julia (11 maj 2001). "Government is covering up UFO evidence, group says". The Washington Times. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2001. Marrë më 8 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ Katelynn Raymer; David Ruppe (10 maj 2001). "Group Calls for Disclosure of UFO Info". ABC News. Marrë më 11 mars 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "UFO spotters slam 'US cover-up'". BBC News. 10 maj 2001. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ Kehnemui, Sharon (10 maj 2001). "Men in Suits See Aliens as Part of Solution, Not Problem". Fox News. Marrë më 2007-05-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  29. ^ McCullagh, Declan (10 maj 2001). "Ooo-WEE-ooo Fans Come to D.C." Wired News. Marrë më 2007-05-10. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)